INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi javor, shenjat të cilat do të kenë 7 ditë të pabesueshme

Horoskopi javor, shenjat të cilat do të kenë 7 ditë të pabesueshme

Publikuar më: 13:57 17-03-2019

Dashi-Kjo do të jetë një javë shumë pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Me përjashtim të ditës së enjte dhe të premte, ku si pasojë e pozicionimit të Hënës mund t’ju dalë ndonjë e papritur, pjesa tjetër e javës do të jetë e shkëlqyer në çdo aspekt të jetës suaj. Pritet që veçanërisht ditën e hënë të merrni lajme të mira që do t’ju entuziazmojnë.

Demi-Për fat të keq, edhe këtë javë do të vuani si pasojë e problemeve sentimentale. Të shtunën dhe të dielën do të ndiheni të tensionuar dhe nervozë. Edhe Venusi, edhe Hëna të vendosur në pozicion të pafavorshëm mund të bëhen shkak që të keni zënka me partnerin. E marta dhe e mërkura parashikohen të jenë ditë më të qeta. Përpiquni t’i dhuroni vetes momente qetësie…

Binjakët-Pritet që gjatë këtyre ditëve të merrni lajme të shkëlqyera. Venusin dhe Mërkurin do t’i keni në anën tuaj. Të hënën, të enjten ose të premten mund të merrni një përgjigje që e prisnit prej kohësh ose dikush në punë mund t’ju bëjë një surprizë të këndshme. Do të kaloni ditë të bukura me partnerin. Nëse jeni beqarë, do të lini takime interesante. Vetëm të martën dhe të mërkurën mund të hasni ndonjë të papritur…

Gaforrja-Duke qenë se Mërkuri është vendosur në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, gjatë kësaj jave mund të hasni pengesa në punën tuaj, sidomos gjatë ditës së enjte ose të premte, kur edhe Hënën do ta keni armike. Mos u dëshpëroni dhe shtyjini çështjet e rëndësishme për të martën dhe të mërkurën, atëherë kur do ta keni më të lehtë të gjeni zgjidhje për problemet tuaja.

Luani-Java do të fillojë e mbarë, sepse që ditën e hënë Hëna do të kthehet nga shenja juaj, duke ju dhuruar fat. Mërkuri në pozicion të favorshëm do t’ju ndihmojë gjatë javës në mënyrë që të arrini objektivat e rëndësishëm që i keni vënë vetes. Të enjten dhe të premten pritet që të merrni një lajm të mirë për sa i përket punës. Venusi mund të ndikojë që t’ju krijohen probleme në çift.

Virgjëresha-E marta dhe e mërkura do të jenë ditë me fat për ju, për shkak të ndikimit të mirë të Hënës. Do të rifitoni qetësinë që ju ka munguar aq shumë gjatë kësaj periudhe. Gjithçka do t’ju ecë mbarë në aspektin e ndjenjave dhe do të mund të hidhni bazat për një lidhje të qëndrueshme. Pritet që në fundjavë të keni takime të rëndësishme, sepse do të keni mbështetjen e Hënës.

Peshorja-Do t’ju duhet ta duroni akoma për pak kohë ndikimin e pafavorshëm të Mërkurit në shenjën tuaj, i cili nuk do t’jua bëjë gjërat aspak të lehta, sidomos në aspektin profesional. Për fat dashuria do t’jua zbukurojë jetën. E enjtja dhe e premtja do të jenë dy ditë të mbara, për shkak se Hënën do ta keni aleate dhe do të jeni më joshës se kurrë. Për beqarët parashikohen takime interesante…

Akrepi-Duket sikur Venusi po luan me ndjenjat tuaja gjatë kësaj periudhe dhe nuk jua bën aspak të lehtë komunikimin me partnerin, sidomos nëse keni një marrëdhënie që zgjat prej kohësh. Shtyjini bisedat e rëndësishme për në fundjavë, sepse Hëna në shenjë do t’jua bëjë më të lehtë që t’i shprehni ndjenjat. Do të mundeni që jo vetëm të gjeni sërish gjuhën e përbashkët me partnerin, por edhe pasionin.

Shigjetari-Do të kaloni një javë të shkëlqyer. Edhe Venusi, edhe Mërkuri do të jenë të kthyer nga shenja juaj. Falë ndikimit të tyre do të merrni kënaqësi në çdo aspekt të jetës. E hëna, e enjtja dhe e premtja do të jenë ditë të mbushura me surpriza të këndshme. Do të keni takime interesante dhe do t’ju njihen meritat në punë. Të martën dhe të mërkurën do të ndiheni paksa nervozë.

Bricjapi-Mërkuri, i cili ka qenë në pozicion të pafavorshëm që javën e kaluar, vazhdon t’ju krijojë pengesa në rrugën tuaj, sidomos në aspektin profesional. Mos u shqetësoni, sepse do të dilni nga kjo situatë më të fortë se më parë dhe suksesin do ta keni të garantuar. Të martën dhe të mërkurën Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë më të vështira. Në fundjavë do të kaloni momente qetësie.

Ujori- Që në krye të javës, Hëna do të jetë në pozicion të pafavorshëm, duke ju krijuar vështirësi. Nuk ia vlen të shqetësoheni, sepse si Mërkurin edhe Venusin do t’i keni aleatë dhe do të merrni shumë lajme të mira. Duket se gjithçka do të shkojë mirë edhe për sa u përket ndjenjave. Aty nga e enjtja dhe e premtja do të përjetoni emocione të forta.

Peshqit-Këshillohet që të martën dhe të mërkurën të bëni kujdes, sepse gjatë atyre ditëve Hëna nuk do të ndikojë për mirë. Mund të hasni pengesa të paparashikuara dhe t’ju hapen probleme. Mos u shqetësoni, sepse do të jetë vetëm një periudhë kalimtare dhe shumë shpejt do të merrni kënaqësi. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë të mbara, gjatë të cilave do të përjetoni emocione të bukura në çift.

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396