INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi  javor sipas Oscar Cainer (28 janar - 4 shkurt). Këtë shenjë do e propozojnë për martesë!

Horoskopi javor sipas Oscar Cainer (28 janar - 4 shkurt). Këtë shenjë do e propozojnë për martesë!

Publikuar më: 12:28 29-01-2018
Sipas astrologut të njohur ndërkombtarisht Oscar Cainer, ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë.
Sipas tij, këto janë disa nga gjërat kryesore që do i ndodhin çdo shenje. Shpresojmë të informoheni në mënyrën më të mirë.
1. Dashi
Këtë javë, me eklipsin hënor, mesazhi është i qartë: ju nuk do ta shihni vetëm shpërthimin e një potenciali krijues. Nga mesi i javës,  do keni mundësinë të  shprehni edhe më mirë ndjenjat që keni  ndaj dikujt. Duhet të tregoni kujdes, pasi eklipsi hënor do ndikojë edhe negativisht në gjendjen tuaj shpirtërore. Sipas intv.al  personat e kësaj shenje njihen për shpërthimet e papritura.
2. Demi
Eklipset e hënës së fundjavës janë më të veçantë, sepse është hëna e dytë e plotë në të njëjtin muaj, një fenomen që përshkruhet si 'hëna blu'. Ju do të përjetoni një moment që përcakton jetën. Lidhja e Diellit me Mërkurin, gjithashtu edhe  Marsi me Neptunin do ju   ndihmojnë  të keni sukses. 
3. Binjakët
Ju keni një vijë kontradiktore. Edhe pse dëshironi të bëni aventura, ju pëlqen siguria e shtëpisë. Në ditët në vijim do të duhet të përfitoni nga një propozim në dukje të mirë, kundër një ideje potencialisht të frikshme. Në  një eklips hënor, çdo gjë është e mundur. Mund të jesh në gjendje të gëzosh gjërat pozitive që mund t’ju ndodhin.
4. Gaforrja
Hëna e plotë e kësaj jave është gjithashtu një 'hënë blu'. Këtë moment duhet ta ndani me dikë afër. Kjo 'Hënë Blu' nuk ka gjasa t’ju  shohë vetëm. Mos harroni të përjetoni çdo moment të bukur që do t’ju ndodhë ketë javë.
5. Luani
Sipas intv.al për ju  do të jetë një eklips i vogël. Diellit dhe Venusit, së shpejti do t'i bashkangjitet Mërkuri përballë shenjës suaj. Kjo nuk do të thotë që duhet të shqetësoheni se drita juaj nuk do të shkëlqejë. Një eklips mund të jetë kur Hëna të errësohet, por është edhe kur i kthejmë sytë mbi qiejt dhe mrekullohemi me bukurinë e saj. Dikush së shpejti do të martohet me ju. 
6. Virgjëresha
Projekti juaj krijues ka shumë rëndësi këtë javë. Ndonjëherë është e habitshme sat ë shpejtë jeni në : ide, veprim, rezultat! Ju e dini se sa më shumë të punoni,  aq më I ëmbël do jetë suksesi. Kohët e fundit, po mendoni të heqni  dorë nga një ëndërr e mbajtur gjatë. 
7. Peshorja
Kush ju intereson më shumë se kushdo tjetër? Është vetëm se, me Hënën e Plotë, po e ndjeni veten pak të lodhur nga përgjegjësitë tuaja. Ju bëni shumë për dikë dhe  jeni të gatshëm të bëni diçka për ta lehtësuar jetën e tyre. Kjo është e admirueshme. Por nëse vazhdoni të mos mendoni më për veten tuaj, rrezikoni shëndetin dhe lumturinë tuaj. Mos u ndjeni fajtorë për të marrë kohën që ju nevojitet për të pushuar.
8. Akrepi
Këtë javë keni një listë të gjatë të gjërave që duhet të bëni. Ju do t'i plotësoni të gjitha detyrimet tuaja shumë mirë.
Eklipsi i Hënës është i pozicionuar në fushën e shenjës suaj që rregullon vendosmërinë, kështu që ju keni të gjithë ndihmën që ju nevojitet. Një çështje e veçantë emocionale është në mendjen tuaj që nga e kalura.
9. Shigjetari
Eklipsi i Hënës është një gjë e mrekullueshme.  Marsi, sapo ka hyrë në shigjetar për herë të parë në një kohë të gjatë. Për disa shenja, kjo shënon një periudhë stresuese, por reagimi juaj ndaj këtij zhvillimi planetar është mjaft i kundërt. Ju do të ringjalleni. Dhe ndërsa Mërkuri ndryshon këtë javë, gjithashtu do të ndiheni pozitiv dhe me mendje të pastër. 
10. Bricjapi
Drita e Hënë Blu nuk mund të jetë aq e fortë sa rrezet e diellit, por është ende mjaft e fuqishme për të ndriçuar disa të vërteta. Kjo gjë, sipas intv.al tregon  se shqetësimet tuaja janë të gabuara. Në errësirën e së kaluarës nuk keni qenë në gjendje ta shihni këtë. Tani që mundeni, shikoni përpara për një të ardhme më të ndritur.
11. Ujori
Kur hëna godet syrin tuaj, kjo tregon se bëhet fjalë për dashurinë.
Këtë javë, do të keni shumë dashuri pranë jush. Ajo shton shpresën dhe lumturinë dhe  mbështetjen.  Eklipsi i hënës ju favorizon juve më shumë nga të gjitha shenjat.
12. Peshqit
Ju kurrë nuk e kuptoni me të vërtetë një person derisa t'i shikoni gjërat nga këndvështrimi i tij. Kjo është një gjë e ndërlikuar për të bërë. Jini sa më të ndjeshëm dhe të kuptoni  sa mundeni, nën eklipsin e Hënës.
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0040600299835205