INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi juaj për muajin Shkurt

Horoskopi juaj për muajin Shkurt

Publikuar më: 16:11 28-01-2017

Urime,ju e kaluat dimrin e acartë të Janarit. Tani është koha të përgatisni veten për dimrin fantazëm i cili vjen e ikën pa u dukur se është më i vogli në numër ditësh, injohur nga të gjithë,Shkurti. Merreni me sportivitet  pasi ne po ju sjellim një horoskop të çuditshëm por shumë të besueshëm.

Ana pozitive e gjithë kësaj është se  kemi mjaft lajme të mira për shumë nga ju ndaj dhe ju ftoj të lexoni që ta dashuroni Shkurtin ende pa filluar.

Dashi
Për këtë muaj performance e Dashit do të shkojë si një udhëtim në Las Vegas.
Pse? Sepse ju keni shpirt  fitues dhe do fitoni çdo gjë që do ndërmerrni në veprimtaritë tuaja. Më së shumti në tre ditët e para të muajit. Gjatë datave 6,7 dhe 8,sigurohuni të zgjoheni dhe të shikoni frytet e punës suaj.
Nga mesi i muajit deri më 19 duhet të fokusoheni në boshtin logjik të rutinës(nuk është pika juaj e fortë). Më pas nga data 24 e deri në fund do të motivoheni për disa projekte të reja dhe të suksesshme në karrierë.

Demi

Ky muaj i tëri do vërtitet rreth qasjve të mbajturit një humor pozitiv. Vëmëndje Dem,dikush nga jeta juaj personale dhe profesionale do të të orientojë drejt rrugës së gabuar në ditët e para të këtij muaji. Në vënd që t’i shikoni si një kërcënim shikojni si një sfidë interesante.
Në mes të muajit në datën 15 ju jeni gati të dilni dhe të socializoheni,është përbërësi më i rëndësishëm i mirqënies suaj së përgjithshme.  Ajo që  ju sugjerohet me së shumti këtë muaj është të gjeni diçka qe ju frymezon dhe ju lidh më shumë me veten.  Shkoni pas çdo gjëje që ju bën të lumtur pa pasur frikën e pasojave,këtë muaj ju duhet të jeni të lumtur!

Binjakët


Epo mirë,Shkurti është MUAJI I BINJAKËVE!!
Këtë muaj ju do të provoni se jeni gjeni,kështuqë bëhuni gati të përballeni më këdo që do tentojë të ngadalësojë hapin tuaj. Në datën 8 bëhuni gati të jeni të hapur të mirëprisni atë që doni në të vërtetë.

Shijoni cdo gjë që do tiu vijë këtë muaj. Nga data 18 dhe 19 do ndiheni pak të gënjyer por mos u shqetësoni dhe vazhdoni ritmin tuaj. Vendosini mirë këmbët në tokë sepse e gjithë jeta juaj do të kalojë në një nivel tjetër. Qoftë ky ndryshim në punë,dashuri apo edhe shtëpi.Sidoqoftë kursejini energjitë sepse do ju duhen.

Gaforrja
Në fillim të muajit do të testoheni në një farë mënyre dhe kjo  do tiu ndikojë shumë emocionalisht.
Sigurohuni të mbani shënime si do të ndiheni dhe sigurohuni të lini jashtë të gjitha ndjenjat që  nuk iu përshtatën. Por pavarsisht të gjithave sigurohuni të gjeni komunikimin e duhur dhe me masën e duhur që të funksionojë. Do t’iu bëjë mirë më vonë të ktheheni dhe të vizitoni ndjenjat dhe të arrini në përfundime. Në daten 8 do të jeni të gatshëm të merrni vendime për të shkëputur nga jeta juaj gjërat që per ju nuk janë të dobishnme. Dhe unë ju siguroj që nga data 13 do të jeni plot energji per te filluar diçka të re në një mënyrë të mirë. Në fund të muajit do të jeni të ulur me një filxhan kafeje dhe do reflektoni se sa shum ia vlejti të rendësh pas asaj që të bën të lumtur.

Luani

Në tre ditët e para egoja juaj do të jetë në kundërshtim më atë që mendoni kshuqë është moment i duhur për të kontrrolluar cfarë dëshironi në të vërtetë. Por më lejoni t’iu rikujtoj që egoja jua nuk e di gjithmonë se cfarë është më e mira për ju. Nga data 5 është koha e pershtatshme për të bërë një kontroll të befasishëm në sektorin social. Ndërsa data 8 është dita që do të mësoni diçka të re. Ndoshta nga ai kontrrolli i mësipërm.
13 është data në të cilën ju duhet të lini pak kohë mënjanë dhe të diskutoni disa biseda të pambyllura me disa miq që keni pasur përplasje. Fundi i muajit do të jete një kënaqësi më vete se do të ndiheni mirë moralisht. Data më me fat do të jenë 16 dhe 17. Pjesa e mbetur do të jetë e pastër dhe me çështje emocionale të lezetshme.

Peshorja
Bëhuni gati për tre ditët më romantike dhe argëtuese të kërkuara prej kohësh. Mos tentoni të shikoni anën negative të asaj që mund tju ndodhë,shijojeni dhe merrni përfitimin pozitiv të cdo gjëjë.Datat 12,13 dhe 16 do jenë të shoqëruara plot energji për të kaluar mjaft kohë me miqtë dhe datat 20 dhe 21 do iu rikthejnë në një botë flirtesh por nga ato profesionalet. Të ulur në një banak bari,me një pije dhe një shikim të thellë me qerpikët e gjatë,dhe mos harroni buzëqeshjen e famshme të Peshores.

Akrepi

Ky është muaji i muzikës. Lajmi i mirë për ju është se si ju askush nuk mund ta bëjë më mirë përballjen e çështjeve të rëndësishme.  Atëherë ditët e para të muajit do të jenë disi të vështira me disa probleme shtëpiake. E mbani mënd ate kekun që keni kohë që shmangeni? Erdhi koha ta hani.
Vështirësitë do vijnë duke u zvogëluar nga data 15 dhe nga data 21 dhe 22 shikoni përqark dhe stuhia do të jetë duke u larguar. Erdhi koha të gëzoni sërisht.



Shigjetari

Në ditët e para të këtij muaji do të shkelqeni më shumë se diamanti i Rihanës dhe të gjithë do ta vënë re. Madje nga pikëpamja monetare do të jemi aq mirë sa edhe po t’i shisni akull një eskimezi do të fitoni shumë.
Benefitet e të qënurit Shigjetar janë të eksploruarit kështuqë shfrytëzojeni këtë gjë dhe jepini forma ditëve tuaja. Datat e fundit të muajit parashikojnë festimin e hareshëm,festa që shigjetari është i prirur t’i bëjë herë pas here.

 

Bricjapi

Tre ditët e para të muajit janë të mira për të bërë një planifikim afatgjatë. Më datë 8, do të keni mundësi për të vendosur nëse janë apo jo planet e duhura . Duhet të veproni në ato plane tani ose më vonë, e cila është një gjë e mirë, sepse ju do të keni kurajon në anën tuaj.
Në datën 13 qëndroni larg disa flakëve që do duan t’iu përpinë dhe t’iu shpërqëndrojnë nga qetësia juaj natyrale. Ndaj gjatë ditëve 22 dhe 23 merruni me veten dhe me qetësinë tuaj të brëndshme. Fokusohuni në atë që ju bën të ndiheni mire dhe planet e mëdha mos i merrni me stres.

Ujori

Do të habiteni dhe vetë nga idetë e mrekullueshme që do tiu vijnë në data 6,7 dhe 8. Kshuqë uluni dhe bëjini realitet këto vizione cilësore.Mos humbisni kohë me budallallëqe dhe bëji idetë tuaja të funksionojnë. Duhet të hiqni dorë nga veset tuaja dhe cdo gjë do të shkojë për mrekull. Disa ulje ngritje të vogla vetëm sa do e zbukurojnë situatën e përgjithshme.

 

Peshqit

Në data 5,6 dh 7 do të merrni një lajm mjaft të mirë por sakaq dhe tronditës që do të marri për lart në jetën tuaj. Romanca do të lulëzojë rreth dates 9 dhe do të jetë e mbushur më plot ndodhi të lezetshme. Jeni të përkushtuar në karrierë por romanca do t’iu frymëzojë më shumë për një anë kreativiteti që se kishit menduar.
Me date 20 do të jeni gati t’i jepni fund një partneriteti të vjetër. Dhe në fund të muajit do të zbuloni sesa pozitivisht ndikues është një person që se kishit menduar por që do t’iu jap një dorë të mirë në cështjë kryesore.


Article Logic
Execution time: 0.0045700073242188