INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI mujor! Dashuria, financat dhe suksesi, ja si do të jetë Qershori për të gjithë ju

HOROSKOPI mujor! Dashuria, financat dhe suksesi, ja si do të jetë Qershori për të gjithë ju

Publikuar më: 18:00 31-05-2018

Duhet të ballafaqoheni me shumë presion, dhe kjo do t’ju lodhë, irritojë dhe disbalancojë. Gjithashtu, Marsi, sundimtari i Dashit, bën një skuadër me Jupiterin, i cili më tej ju predispozon drejt disa çrregullimeve.

Kështu që ju duhet të tregoheni të kujdesshëm gjatë muajit Qershor.

Demi

Këtë muaj dashuria është në favorin tuaj. Nëse jeni në një marrëdhënie, ajo do të shkojë edhe më mirë, dhe nëse nuk jeni, atëherë ka shumë mundësi që ju të gjeni dashurinë e vërtetë.

Do të jetë një muaj në të cilin udhëtimet do të jenë veçanërisht të rëndësishme për jetën personale me partnerin tuaj.

Qershori vjen me aksione të rëndësishme financiare. Aksi i cili qëndron mbi financat tuaja këtë muaj, aktivizohet nga Dielli, Mërkuri dhe Saturni. Ju jeni gati të investoni kur është fjala për biznes, për rritjen e të ardhurave apo zgjidhjen e disa çështjeve.

Përgjegjësitë gjatë këtij muaji do të rriten, por meqënëse Mërkuri, sundimtari i shtëpisë së parave të Demit, qëndron në shenjën e Dashit dhe në fund fati do të jetë në anën tuaj.

Binjakët

Me Diellin dhe Merkurin të cilët qëndrojnë tek Binjakët, gjatë muajit Qershor ju do të ndiheni jashtëzakonisht mirë me veten tuaj. Ju do të jeni shumë energjik dhe do të tërhiqni vëmendjen kudo që të shkoni. Të tjerët do të jenë në urdhrat tuaja.

Qershori do të jetë muaji i përkryer për karrierën. Por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç planifikojmë(është faji i Saturnit), gjithsesi ju sërish keni atë që duhet për të pasur sukses.

Paraja dhe biznesi janë një kapitull shumë i rëndësishëm për shenjën tuaj gjatë gjithë Qershorit, por kryesisht gjatë ditëve të fundit të tij. Ju mund të fitoni shumë, por nuk duhet të nxitoni duke rrezikuar ose duke i shpenzuar paratë pa u menduar dy herë.

Qershori do të jetë një muaj më i qetë se ai që kaloi. Zemra juaj do të jetë e lirë, ju do të jeni më optimist dhe gjatë 2 javëve të para ju do të jeni në gjendje të shkëlqyer.

Gaforrja

Me Marsin në Gaforre, gjatë muajit Qershor dëshirat tuaja do të realizohen, instinktet tuaja do të jenë më të forta dhe dëshira juaj për të qenë superior do të jetë më e dukshme se kurrë.

Ju do të përjetoni tërheqje të menjëhershme, nevoja urgjente emocionale dhe ndjenja të forta. Gjithashtu ju nuk do të mendoheni 2 herë për të bërë hapin e parë dhe nëse diçka është në qëllimet tuaja, ju mund të merrni vendime të nxituara ose të bëni gjërat më të çmendura.

Për Gaforret ky do të jetë muaji i iniciativës dhe veprimeve në lidhje me jetën profesionale.

Suksesi duket sikur do të trokasë tek ju gjatë javës të fundit të muajit, si dhe nuk do të mungojë edhe shpërblimi monetar, gjithashtu.

Luani

Jeta e dashurisë të njerëzve të kësaj shenje gjatë muajit Qershor mund të jetë e mbushur me kontradikta, mospërputhje, pengesa ose vonesa, ose mund të ndiheni sikur gjysma juaj më e mirë nuk ju kupton, është e largët dhe kështu me radhë.

Por muaji Qershor do të jetë një muaj i mirë për jetën profesionale. Venusi është në shtëpinë e karrierës së shenjës tuaj, duke zbutur rrugën drejt suksesit, që duket se vjen veçanërisht përmes fatit, lidhjeve apo hijeshisë personale, por gjithashtu mund të jetë për shkak të talenteve tuaja ose se sa të pasionuar jeni për atë që punoni.

Në përgjithësi, Qershori do të jetë një muaj i mirë sepse Dielli do të kalojë pranë shenjës tuaj.

Virgjëresha

Gjatë muajit Qershor, jeta e dashurisë së Virgjëreshës është pothuajse e njëjtë si në muajt e mëparshëm. Është shumë e qëndrueshme, e bazuar veçanërisht në çështjet praktike, me një interes të veçantë në para, biznes, shtëpi apo lokacione dhe prona të tjera.

Ndërsa martesa ose marrëdhëniet e tjera të forta do të shkojnë më mirë se marrëdhëniet e reja, që mund të kalojnë në ndërlikime.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, burrat e Virgjëreshës kanë përparësi: maskiliteti i tyre është i theksuar.

Peshorja

Karriera dhe paratë do të luajnë një rol sinjifikues në interesat tuaja gjatë muajit Qershor, ndaj do të mbetet pak kohë për të menduar dhe për t’ju përkushtuar dashurisë.

Megjthatë partneri juaj do t’ju mbështesë për të arritur qëllimet në karrierën tuaj, transmeton syri.net. Ai do të jetë gjysma juaj plotësuese në progresin profesional dhe social.

Nëse po jetonit një histori pasionante dashurie, gjatë Qershorit mund të përjetoni një ngërç komunikimi ose më qartë mund të themi se do të kaloni kohë të vështira, që do të sjellë ftohje në marrëdhëniet tuaja. Fatmirësisht, kjo situatë nuk do të zgjasë shumë.

Akrepi

Muaji Qershor premton për Akrepin fat në dashuri. Ju do të keni shumë për të dhënë dhe gjithashtu do të merrni vëmendjen që ju ka takuar prej kohësh.

Reagimet intime do të jenë më të kënaqshme dhe më në harmoni. Gjatë këtij muaji do të shikoni cilësitë më të mira të partnerit dhe do të shijoni shumë kohën me të. Dhe nëse ju jeni single, ju mund të jeni me fat mjaftueshëm sa të takoni dikë që do e dashuroni me shikim të parë.

Një zonë tjetër aktive do të jetë dhe ajo e parave. Me Diellin dhe Mërkurin në shtëpinë e 8 të Akrepit, biznesi juaj dhe instiktet e investimit do të jenë favorizues, të ardhura ekstra do të vijnë në rrugën tuaj dhe kontaktet me institutet financiare (bankat, sigurimet) do të jenë të frekuentueshme nga ju.

Shigjetari

Marrëdhënia me partnerin do të jetë në fokusin e shenjës suaj. I dashuri juaj do të marrë të gjithë vëmendjen tuaj, e gjithë ekzistenca juaj do të përqëndrohet rreth tyre, dhe jeta juaj e dashurisë do të kthehet më e rëndësishme se interesat e tjera.

Për sa i përket suksesit tuaj profesional, ai varet më shumë se kurrë nga grupi juaj i punës, kontaktet që keni me njerëz në pozitë, dhe mënyrën si reagoni me ata që ju rrethojnë.

Në një pamje të përgjithshme, muaji Qershor do të jetë një muaj neutral për Shigjetarët. Por është e mundur që ju të ndikoheni nga stresi dhe të keni një periudhë jo shumë paqësore, sidomos me veten.

Bricjapi

Muaji Qershor për Bicjapin do të jetë i përqëndruar tek sensualiteti. Shtëpia e Venusit në Bricjap do të sjellë fat në dashuri, ndaj ju do të lëvizni çdo gur të mundshëm për të filluar një marrëdhënie të re ose nëse jeni në një marrëdhënie do të fokusoheni shumë tek partneri juaj.

Gjithashtu për sa i përket punës, muaji Qershor premton sukses, vlerësim të merituar dhe ëndrra të bëra realitet. Por edhe ankthi do të jetë i pranishëm për shenjën tuaj.

Ju duhet të tregoheni të kujdesshëm, të keni një regjim të shëndetshëm, dhe të vizitoni mjekun sa më shpejt të jetë e mundur nëse shikoni që diçka nuk po shkon mirë me ju.

Ujori

Edhe përgjatë këtij muaj jeta e dashurisë do të jetë shumë aktive për Ujorët. Ju do ndjeheni të gjallë dhe do të jeni në lëvizje gjatë gjithë kohës. Partneri juaj do të jetë shoqëruesi juaj.

Prezenca e Marsit në shtëpinë e punës do të sjellë kohë krizë për ju. Ju do të nënvlerësoheni për ato çfarë keni arritur dhe në këtë mënyrë do të demotivoheni. Por për sa i përket anës artistike, kjo është ana më favorizuese për ju pasi kreativiteti juaj do të promovohet.

Gjithsesi karriera nuk do të ndërhyjë në jetën tuaj personale. Ju do të keni buzëqeshjen tuaj rrëzëllitëse në fytyrë.

Peshqit

Muaji Qershor do t’ju bëjë shumë melankolik dhe të dhënë pas partnerit tuaj. Ju do ta mbuloni atë me letra dashurie, deklarata, udhëtime dhe çdo gjë të çmendur që vetëm ju dini ta bëni më së miri. Në këtë mënyrë të dashurit tuaj do duan të qëndrojnë gjatë gjithë kohës me ju.

Përgjatë këtij muaji ju do të fokusoheni edhe tek familja juaj, jo tek puna. Ka kaluar kohë që nuk rrini me ta, kështu që është momenti i duhur për të pushuar. Ndërkohë mund të realizoni edhe takime jo me shumë rëndësi pune që nuk do t’ju bëhen pengesë.

Article Logic
Execution time: 0.0022661685943604