INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI MUJOR/ Paolo Fox tregon me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT gjatë muajit GUSHT!

HOROSKOPI MUJOR/ Paolo Fox tregon me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT gjatë muajit GUSHT!

Publikuar më: 16:53 03-08-2019

Dashi: Ky do të jetë një ndër muajt më efikasë të vitit 2019. Që prej vitit të kaluar, ndieni se diçka nuk shkon në jetën tuaj. Kjo ndjesi lidhet me faktin që jeni detyruar të ndryshoni shpesh punë apo vendin ku jetoni. Tanimë jeni mësuar të bëni një jetë aktive. Për shumë njerëz, gushti është muaj pushimesh, ndërsa ju do të punoni shumë e do të ndërmerrni nisma të reja. Datat 9 dhe 11 do të jenë më të zënat. Gjatë këtij muaji do të jeni shumë të aftë të bindni të tjerët për gjithçka dëshironi. Edhe pak optimizëm dhe çdo bashkëpunim do të shkojë fjollë. Zgjedhje vendimtare edhe për personat që duan të nisin studime. Idetë e reja do të jenë frytdhënëse pas datës 12 dhe në datën 19 do të merrni një propozim me anë të një telefonate. Ky muaj do të jetë shumë i bukur edhe në fushën e ndjenjave, aq sa do t’i nxitni të gjithë ata që s’besojnë në dashuri të bëjnë hapa para. Është e vërtetë që yjet na ndihmojnë, por nëse do të mbyllemi në shtëpi, asgjë nuk do të ndodhë. Periudhë interesante për zemrat e vetmuara që janë duke bërë njohje të reja. Miqësitë e krijuara në fund të korrikut mund të ndryshojnë status. Erotizmi do të shtohet pas datës 11 kur Mërkuri do të kalojë tranzit duke ndezur shpirtrat. Do ta keni më të lehtë t’i fitoni sfidat. Gushti dhuron emocione dhe të reja të rëndësishme. Gjithçka do të përmirësohet edhe në aspektin fizik. Ju këshillojmë t’i planifikoni pushimet gjatë dy javëve të para të gushtit. Në fund të muajit do të ndiheni paksa të tensionuar, por asgjë me rëndësi. Bëni kujdes në datat 26 dhe 27, sepse do të jenë të trazuara.

Demi: Gushti do të jetë një muaj pa impenjime të mëdha për të lindurit në shenjën e Demit. Të gjithë ata që kanë pasur shumë punë muajt e kaluar, tani kanë nevojë për qetësi. Ju jeni tepër të veçantë dhe kur jepni shumë nga vetja, doni të merrni po aq në këmbim. Mos u stërmundoni, sepse dy javët e para të gushtit do të ndiheni nervozë. Nuk është e dobishme ta ngrini zërin. Ka një kontrast të madh mes gjërave që mendoni dhe atyre që të tjerët duan që ju të bëni. Javën e parë të gushtit do ta keni të vështirë të ruani qetësinë. Përpiquni të shtyni gjithçka pas datës 23, sepse do të jetë një fazë e vërtetë rimëkëmbjeje. Bëni kujdes gjatë udhëtimeve! Edhe në fushën e ndjenjave gushti nuk do të dhurojë shumë. Ose jeni ju që pretendoni shumë, ose personat me të cilët rrini ju marrin nëpërkëmbë, ngaqë u gjendeni gjithmonë pranë. Por jo, nuk është kështu. Është e vërtetë që jeni tolerantë dhe nëse dikush ju hap probleme, jeni të gatshëm t’i mirëkuptoni, por edhe ju keni caqet tuaja. Nëse kupa është mbushur, do të shpërtheni duke rrezikuar edhe vetë raportin tuaj. Datat 7, 8, 14, 15, 28 dhe 29 do të jenë ditë prove për marrëdhëniet tuaja. Çiftet që kanë një lidhje të fortë, do të kapërcejnë gjithçka. Marrëdhëniet e dyfishta do të marrin fund. Kini shumë kujdes me të lindurit në shenjën e Akrepit dhe të Ujorit. Yjet e muajit gusht janë paksa të veçantë dhe dy javët e para mos u sforconi shumë fizikisht. Fshini gjithçka nga mendja dhe mos u shqetësoni për probleme me karakter praktik apo financiar. Mos merrni asnjë nismë në mes të gushtit, sepse do të mbizotërojë kaosi dhe nervozizmi në këtë periudhë. Gjithçka do të përmirësohet pas datës 19.

Binjakët: Ju jeni lodhur shumë këta tre muajt e fundit. Falë këmbënguljes, keni kapërcyer një problem që ju shqetësonte prej kohësh, duke arritur një marrëveshje që e dëshironit pa masë. Disa nga ju kanë shpenzuar shumë dhe duhet të vazhdoni të bëni kujdes, sepse nuk jeni të rrethuar nga bashkëpunëtorët e duhur. Ose bëni një marrëveshje, ose prisni deri në fund të vitit, pasi kriza do të kalojë vetëm në fund të dhjetorit. Shumë prej jush mezi presin të mbyllin një kapitull të jetës apo të kthejnë faqen. Nëse jeni sipërmarrës dhe keni pezull një çështje ligjore, mos prisni përgjigje të mira. Dy javët e para të muajit janë më të favorshmet, sidomos data 12. Dhjetë ditët e fundit të gushtit bëni një pauzë dhe mos u përballni me debatet që do të bëhen të padurueshme, veçanërisht në datat 30 dhe 31. Në fushën e ndjenjave do të fitoni një sfidë të bukur. Nëse disa çifte kanë kaluar një krizë të vështirë në mars, në gusht do të rifitoni kohën e humbur. Pjesa e parë e muajit është më e favorshme edhe në fushën e ndjenjave. Do t’u jepni fund raporteve që bazohen në gënjeshtra apo te leverdia që mund të ketë një partner. Fundi i gushtit do t’i vërë çiftet në provë. Forma fizike po përmirësohet. Nga data 23 deri më 31 bëni shumë kujdes, sepse do të jeni shumë nervozë. Jeni përballur me mjaft probleme së fundmi, ligjore apo financiare, por kjo periudhë është e duhura që të konsultoheni me një mjek të aftë dhe të filloni kura të cilat do t’ju qetësojnë shumë.

Gaforrja: Ky muaj do të karakterizohet nga ndikimi negativ i Saturnit, ndërkohë që Urani favorizon të lindurit në fund të qershorit. Pjesa më e mirë e muajit fillon pas datës 19, ja pse ditët e para nuk janë aspak interesante. Personat që kanë një aktivitet privat, kanë ndryshuar diçka kohët e fundit. Do të kryeni një shitblerje të rëndësishme që do t’ju sjellë disa para më shumë në xhep. Studentët janë përballur me disa pengesa, por gjërat e mira arrihen shkallë-shkallë. Shumë prej jush do të ndihen nervozë, ndryshimet ndodhin edhe kundër vullnetit tuaj. Personat që kanë studiuar për një kohë të gjatë për një profesion, do të bëjnë diçka tjetër vetëm nga nevoja për t’u ndier të dobishëm. Ndjenja do të zgjohet, madje kjo gjë ka nisur që prej fundit të korrikut. Duhet t’u rrini pranë personave që doni me shumë qetësi, duke mos menduar gjithmonë për punën. Marrëdhëniet e krijuara gjatë vitit 2019 përcjellin shumë stres. Disa nga ju do të bien në dashuri me persona që janë të lidhur me dikë tjetër dhe që s’janë aspak të gatshëm për lidhjet jetëgjata. Ata që duan të martohen apo të zyrtarizojnë lidhjen do të hasin disa vonesa, sidomos gjatë javëve të fundit. Çiftet që po përballen me probleme që lidhen me fëmijët, rrezikojnë t’i japin fund raportit të tyre nga kokëfortësia. Në aspektin psikofizik, muaji gusht është më i mirë. Shmangni lodhjet e tepërta apo gjendjen emotive që ju kaplon herë pas here. Datat 19 dhe 20 janë disi problematike. Femrat e shenjës së Gaforres janë përballur me zhgënjime të shumta së fundmi. Saturni vazhdon t’ju kundërshtojë, por edhe ju bëni rolin tuaj, duke mos i zmadhuar problemet tuaja.

Luani: Një muaj i rëndësishëm dhe vendimtar për ambiciet tuaja. Edhe pse ky muaj u kushtohet më tepër pushimeve, këtë vit s’do të jetë aspak kështu. Disa do të punojnë fort, disa kanë projekte të reja që duan t’i realizojnë deri në vjeshtë. Dëshira për të reaguar, punuar apo për të investuar është e madhe. Dielli, Venusi dhe Marsi ndikojnë më së miri te ju, së bashku me Jupiterin, prandaj data 9 do të jetë e shkëlqyer, veçanërisht periudha pas datës 19. Marsi do të jetë në shenjën tuaj edhe këtë muaj, ja pse puna nuk resht kurrë. Personat që merren me turizmin janë më të favorizuar. Sigurisht që paratë nuk bien nga qielli, por shumë prej jush do ta mbyllin gushtin më se të kënaqur. Janë të shumtë ata të shenjës së Luanit që muajt e fundit kanë thënë “po”. Ata që janë mbyllur në vetvete kanë frikë nga gjërat e reja. Kritikojnë shumë, por nuk veprojnë. Duhet të ndryshojnë, pasi është mëkat të mos shfrytëzohet kjo periudhë e mrekullueshme. Gjysma e parë e muajit është idealja për të joshur personat që ju interesojnë. Rikthehet dëshira seksuale. Njohjet e gushtit do të jenë jetëgjata. Joshja juaj as që vihet në dyshim. Jeni njerëz pozitivë. Fakti që Marsi është në shenjën tuaj në fillim të muajit do të thotë se ndiheni të lodhur fizikisht nga puna apo keni probleme me stomakun, si zakonisht. Bëni kujdes në datën 7! Megjithatë, këto janë gjendje kalimtare. Një rigjenerim i plotë në aspektin psikofizik.

Virgjëresha: Gushti është një muaj i rëndësishëm për të bërë plane për të ardhmen. Për më tepër që fundi i vitit mund të sjellë lajme të rëndësishme. Më në fund, duket se diçka po fillon të funksionojë. Ata që e kanë nisur vitin me dëshirën për të çuar përpara një projekt, ose për të eksperimentuar një nismë të re, pas shumë lodhjeje mund të kenë sukses. Atyre që kanë përjetuar kriza për më shumë se një vit, mund t’u jepet mundësia që ta rimarrin veten, ose të dalin prej tyre. Nuk mund të flitet ende për fitore, sepse yjet do të jenë më të favorshëm gjatë dhjetorit. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia e perspektivave të reja, të cilat do të ngushëllojnë edhe shpirtrat më të dëshpëruar. Bëni mirë të përfitoni nga kjo periudhë interesante për të bashkëpunuar, për të përfunduar një projekt ose për të dhënë një provim. Ata që angazhohen vërtet, do të përfitojë shumë më shumë. Ky muaj do t’ju dhurojë shumë vetëkënaqësi. Favorizohen personat që janë prej kohësh vetëm dhe të zhgënjyer nga dashuria. Planifikoni pushime argëtuese, sidomos pas datës 15, sepse shumë planetë do të përqendrohen në shenjën tuaj. Do të filloni që tani të ndieni ndikimin pozitiv të planetëve, i cili do të kulmojë në vitin 2020. Mjafton të frekuentoni vendet e duhura dhe të mos jeni pesimistë. Edhe një aventurë e thjeshtë mund të shndërrohet në diçka më shumë. Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës dinë mjaft mirë të vënë në punë mendjen dhe jo të dashurohen vetëm falë aspektit fizik. Edhe në aspektin fizik gjithçka do të shkojë mirë. Kurat e filluara pas datës 23 janë më të favorizuarat. Marsi do t’ju dhurojë energji pozitive pas datës 19.

Peshorja: Edhe pse për shumë persona gushti është një muaj pushimesh, për të lindurit në shenjën e Peshores do të jetë një muaj i mbushur me projekte të rëndësishme. Ata që kanë mundësi të transformojnë jetën e tyre në varësi të kërkesave të punës, të mos hezitojnë aspak. Ju këshilloj të mos bëni investime të pamenduara, sepse fundviti do të karakterizohet nga vështirësitë financiare. Ata që mundem, këtë periudhë duhet të kursejnë dhe t’i futen punës. Ndryshimet në pozicionin e punës nuk do të jenë aspak të këndshme, do të doni t’i ktheheni rehatisë së mëparshme. Dy javët e para të gushtit do të jenë interesante për personat që kanë një aktivitet privat. Martesat që janë në krizë duhet të përballen me realitetin dhe të kuptojnë ç’po ndodh deri në fund të vitit. Gjatë gushtit do të mund të shëroni plagët e hapura nga raportet sentimentale që kanë qenë në krizë. Sigurisht që për të kapërcyer një problem, duhet guxim dhe vullnet nga të dyja palët. Marrëdhëniet e nxituara dhe që kanë nisur shpejt e shpejt do të zgjasin, vetëm nëse s’rrezikojnë një lidhje tjetër serioze. Do të përjetoni çaste emocionuese me të lindurit në shenjën e Luanit dhe të Shigjetarit. Personat që nuk po gjejnë dot një partner, i janë kushtuar punës. Bëni mirë të kapërceni depresionin, frikën dhe pasiguritë. Emocione të bukura pas datës 11, falë Mërkurit në shenjën tuaj. Këshilloj të gjithë ata që kanë kaluar një krizë t’i planifikojnë pushimet gjatë dy javëve të para të gushtit, sepse janë më të favorshme. Do ta merrni veten shumë shpejt. Disa probleme të vogla reumatizmale, por pa pasoja serioze. Datat më të favorshme janë 14, 15 dhe 24.

Akrepi: Ky do të jetë më së shumti një muaj pritjeje dhe jo veprash, sidomos nëse jeni duke provuar diçka të re në aspektin profesional. Tri javët e para të gushtit nuk do të sjellin asgjë, madje do të karakterizohen nga polemika nëse jeni në punë dhe jo me pushime. Duhet të qëndroni larg konflikteve që zor se i përballoni, sidomos rreth datës 7. Shpenzimet gjatë muajit gusht do të jenë të mëdha, por kjo mund të tregojë edhe faktin që jeni gati të bëni një investim të projektuar prej kohësh. Do të merrni një lajm të mirë pas datës 24. Gjatë muajit shtator do ta merrni veten shumë, por bëni mirë të mos luani me zjarrin tani. Do të pësoni zhgënjime brenda për brenda familjes, për shkak të pakënaqësive që do të keni me të afërmit. Si në aspektin familjar, edhe në atë personal, gushti do të jetë një muaj i qetë. Dy javët e para do të vendosni të rrini për qejfin tuaj dhe të mos ngatërroheni me askënd, sidomos pas debateve familjare që përmendëm më lart. Nuk është çasti të mendoni për lidhje të reja sentimentale. Zemrat e vetmuara nuk kanë besim te dashuria. Por edhe ata që kanë një marrëdhënie pasionale, do të bëhen kritikë ndaj partnerëve. Raportet sentimentale janë shumë të rrezikuara këtë periudhë, madje edhe ato të çifteve që janë të lidhur prej kohësh. Mos i vini në provë partnerët, pasi do t’i jepni fund gjithçkaje. Problemet me një ish-bashkëshort/e nuk do të zgjidhen, të paktën jo deri në datën 21. Nervozizmi që ju shoqëron gjatë fillimit të muajit është shumë i madh. Bëni mirë të dorëzoheni dhe të shmangni çdo debat me këdo. Përfitoni nga java e fundit e muajit që të ndiheni sadopak më mirë. Qëndroni sa më afër personave pozitivë dhe energjikë. Datat më të favorshme janë 30 dhe 31. Të shpërnguleni apo të shkoni me pushime diku larg do të ishte një ide e mirë.

Shigjetari: Ky do të jetë një nga muajt më të rëndësishëm të vitit. Shumë janë me pushime, por personat e lindur në këtë shenjë kanë gjë tjetër në mendje. Mendja e tyre është si një vullkan që gëlon nga idetë e reja, sidomos dy javët e para të gushtit. Kush ka ndryshuar pozicion në punë apo planin që kishte, nuk ndihet i kënaqur. Nuk keni më dyshimet që ju përndiqnin nga e kaluara. Jeni ripërtëritë dhe jeni gati të bëni zgjedhje të reja. Disa prej jush janë lodhur shumë vitet e fundit, por ka ardhur koha të korrni frytet e punës suaj. Kalimi i Mërkurit në datat 11 dhe 29 është shumë i favorshëm për një rikuperim të përgjithshëm. Yjet ndikojnë gjithnjë e më shumë në aspektin sentimental. Disa nga ju kanë njohur personat e duhur, ndërsa të vetmuarit bëjnë mirë t’i hedhin sytë përreth. Dëshira për të dashuruar është e madhe, por njëherazi druheni se mos zhgënjeheni dhe shfaqni mosbesim. Çiftet që duan të martohen gjatë gushtit janë në periudhën më ideale, sepse kanë më shumë kohë të lirë. Jupiteri ju ndihmon të merrni vendimet e duhura për të ndryshuar jetën. Në këtë periudhë do të zhbllokohet një situatë që kishte mbetur në vend numëro. Shpenzime të paparashikuara në fund të muajit. Për ata që duan të duken mirë në aspektin fizik, gushti është muaji ideal, sidomos dy javët e para kur gjithçka do të shkojë për mrekulli. Edhe muajt në vijim janë idealë për një rikuperim psikofizik. Gjatë datave 30 dhe 31 do të ndiheni të tensionuar, por kjo situatë nuk do të zgjasë shumë.

Bricjapi: Të çliruar më në fund nga ndikimi negativ i planetëve, këtë muaj do të jeni të lirë të udhëtoni më shumë. Shumë prej jush do të pretendojnë diçka më tepër në vendin e punës apo edhe nga vetja. Rezultatet arrihen, por me mund. Megjithatë, në aspektin profesional, gushti do të jetë shumë i favorshëm. Projekte të reja për shtatorin. Ju këshilloj të bëni disa pushime të bukura dhe të ktheheni të ripërtërirë. Venusi dhe Dielli kalojnë në shenjën tuaj në datat 19 dhe 23. Ditët e fundit të gushtit janë idealet për ata që presin një përgjigje apo një konfirmim të rëndësishëm. Rriheni hekurin sa është i nxehtë. Zakonisht, nuk i kërkoni gjërat vetë, por prisni që të tjerët ta kuptojnë sa vleni. Një person afër jush apo eprori do t’ju ndihmojë të arrini një qëllim që ia keni vënë vetes prej kohësh. Jeta në çift do të përmirësohet gjatë gushtit. Korriku ka qenë disi i qetë. Ju kanë lodhur këshillat dhe kërkesat e të afërmve për të marrë vendimet e duhura, por këtë muaj nuk do t’ju stresojnë. Nuk do ta ndieni ndikimin e palëve të treta dhe do të bëni sipas kokës suaj. Lërini mënjanë dyshimet, nëse jeni të vetmuar prej kohësh. Nëse korriku ka qenë problematik, gushti do të jetë muaji i rizgjimit të ndjenjave, sidomos pas kalimit të Venusit në shenjën tuaj në datën 22. Emocione të veçanta me të lindurit në shenjën e Peshqve, Akrepit dhe të Bricjapit. Gushti do të jetë edhe muaji i rikuperimit fizik. Ju këshilloj që javët e para të shkoni me pushime dhe të qetësoheni. Ankthi, që të lindurit në shenjën e Bricjapit dinë ta maskojnë shumë mirë, është i pranishëm dhe ju hap probleme psikosomatike që duhen vlerësuar me kujdes. Nuk duhet të izoloheni, aq më pak të heshtni.

Ujori: Ky do të jetë një muaj përgatitjesh, jo zgjidhjesh. Të lindurit e kësaj shenje do të ndihen mjaft euforikë, sepse do të marrin lajme të reja ose shumë gjëra do të ndryshojnë në jetën e tyre. Megjithatë, problem mbeten paratë. Keni shpenzuar tej mase dhe do të ndiheni të pasigurt, sidomos nëse keni filluar një punë të re, ose keni nisur një aventurë të re të pamenduar. Debate në familje lidhur me qiranë e shtëpisë dhe disa rregullime. Bëni mirë të shmangni çdo lodhje mendore deri në datën 21 ose më mirë, fikeni celularin. Në datën 7 do të jeni shumë të nervozuar. Të pakënaqurit mund të gabojnë e të bëjnë zgjedhje drastike, duke çuar gjithçka në djall. Ujorët janë të famshëm, sepse i bëjnë gjërat në mënyrë të beftë. Do ta keni të vështirë të qëndroni të heshtur. Edhe pse jeni shumë të zotë në artin e diplomacisë, në datën 14 duhet të bëni shumë kujdes. Mbani në kontroll shpenzimet apo investimet. Do të jetë një periudhë interesante për të vënë në provë çiftet. Në të vërtetë, gushti nuk do të sjellë ndonjë forcë të madhe dashurie, por kjo s’do të thotë se karakterizohet nga ndarjet apo problemet. Nëse në të shkuarën dikush ju ka vënë shkopinjtë nën rrota, bëni kujdes, sepse do të kthehet sërish. Do të ndiheni të pasigurt, veçanërisht në datat 7 dhe 14. Nuk është muaji ideal për të rrezikuar shumë. Do të ndiheni të tensionuar dhe s’do të duroni dot asgjë. Lidhjet e krijuara do të jenë thjesht aventura dhe asgjë më tepër. Çiftet e konsoliduara bëjnë mirë t’i ndajnë detyrat mes tyre, vetëm kështu do të funksionojë marrëdhënia, duke qenë të barabartë. Këshilloj të gjithë të lindurit në këtë shenjë që dy javët e para të gushtit të bëjnë pushim total. Mund të bëni gabime të rënda për shkak të lodhjes dhe nervozizmit, por mos rrezikoni shëndetin për arsye banale. Pikat tuaja të dobëta janë këmbët. Bëni kujdes nëse ushtroni sporte ekstreme. Gjithçka do të qetësohet pas datës 21, sepse do t’ju rikthehen energjitë pozitive.

Peshqit: Ky muaj i kushtohet pushimit. Nëse duhet të merrni një vendim, bëni mirë ta shtyni për më vonë. Në lidhje me kontratat apo marrëveshjet, mos prisni zgjidhje të menjëhershme. Vonesat do të zgjasin deri në fund të muajit. Të mos harrojmë se Jupiteri e ndërlikon paksa fushën profesionale. Përgjegjësitë tuaja do të shtohen. Studentët do të kenë mundësi të mira pune. Kush dëshiron të hapë një aktivitet privat, le të përveshë mëngët. Disa prej jush do të marrin role drejtuese në kompanitë ku punojnë. Punët janë të shumta dhe përgatitja e shkëlqyer për ju është detyrim. Bëni kujdes maksimal në datat 23 dhe 31, sepse dikush do të përpiqet t’ju pengojë. Luftoni prej kohësh me ziliqarët që përpiqen t’ju lënë në vend numëro. Kjo është një periudhë qetësie në fushën e ndjenjave. Lidhjet e krijuara dy muajt e fundit vazhdojnë. Gushti nuk është një muaj produktiv apo i pasur me mundësi të reja. Aventura kalimtare për të vetmuarit. Jupiteri do të sjellë nervozizëm në familjen tuaj. Probleme në çift në lidhje me pagesat që duhen bërë dhe disa prej jush po diskutojnë edhe për ndarjen. Ata që duan të zyrtarizojnë lidhjen po mendohen dy herë, ngaqë s’e kanë të lehtë. Ka shumë për të thënë e për të bërë, rëndësi ka të mos e teproni, sidomos në fund të vitit. Polemika të shumta javën e fundit të gushtit. Pikërisht ju që besoni në lidhjet e qëndrueshme, do të ndieni një dëshirë të madhe për të provuar gjëra të reja apo të dyshoni te lidhjet aktuale. Çiftet që kanë kaluar kriza edhe më herët të bëjnë shumë kujdes. Forma fizike nuk do të jetë edhe aq e mirë në fund të gushtit, por mos u shqetësoni, sepse do ta merrni veten shumë shpejt. Jupiteri do t’ju ndihmojë më në fund. Personat që kanë probleme me peshën dhe me ushqyerjen duhet të nisin një terapi shumë serioze. Janë të shumtë ata që e kalojnë stresin duke hapur e mbyllur frigoriferin. Ky zakon duhet prerë./Living

Article Logic
Execution time: 0.0049028396606445