INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI MUJOR/ Paolo Fox tregon me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT gjatë muajit KORRIK!

HOROSKOPI MUJOR/ Paolo Fox tregon me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT gjatë muajit KORRIK!

Publikuar më: 09:56 03-07-2019

Dashi:

Ky do të jetë një muaj i shkëlqyer për të gjitha marrëveshjet, ndërkohë që shumë prej jush i kanë nisur që në qershor diskutimet. Jeni më se gati për të nisur gjithçka nga fillimi. Pjekuria juaj tani është më e madhe falë përvojave të muajve të fundit. Edhe profesionistët e pavarur do të kenë mundësitë e tyre. Yjet do të jenë shumë interesantë gjatë të gjitha fundjavave të muajit, sidomos në datën 23, kur do të merrni një propozim më konkret. Tregohuni të kujdesshëm me detyrimet fiskale. Pagesat duhen kryer në kohën e duhur. Më datë 19 do të përballeni me një problem të vogël për shkak të një vonese. Shpërqendrimi është pika juaj e dobët. Dashuria do të kalojë në plan të dytë gjatë korrikut. Keni shumë gjëra nëpër duar, sidomos në aspektin sentimental. Jupiteri që ju favorizon mund të shënojë rikthimin e një dashurie të shkuar. Brenda familjes duhet të sqaroni shumë gjëra. Datat 9, 15 dhe 16 do të karakterizohen nga debate të nxehta. Marrëdhëniet që krijohen gjatë kësaj periudhe nuk janë shumë të qarta. Tradhtia nuk është një zgjidhje, përkundrazi. Çiftet që janë të lidhura prej kohësh do të hasin problemeve për shkak të disa personave jashtë marrëdhënies së tyre. Ditët e fundit të muajit do të jenë disi konfuze, por ju jeni të fortë. Megjithatë, fitimtarët e kësaj beteje jeni ju. Ditët e korrikut do të jenë një sfidë për fizikun tuaj. Datat 20 dhe 21 do të jenë më të vështirat.

Demi

Do të ndiheni disi të nervozuar në punë, por asgjë me rëndësi. Ky vit është i mirë në përgjithësi, por përgatituni për disa debate. Për shembull, nëse dikush në punë po përpiqet t’ju ngarkojë edhe punët e tij apo gjëra që s’ju takojnë, mos e humbni toruan. Në datat 4, 5, 11 dhe 18 do të vënë në provë durimin tuaj. Ju dilni gjithnjë fitimtarë, por korriku shënon një lloj frenimi apo pauze reflektimi për shenjën tuaj. Duhet të bëni pak durim sa ta kaloni këtë fazë. Jeni përfshirë aq shumë nga marrëdhëniet profesionale, sa po harroni dashurinë. Çiftet që kanë një kohë të gjatë bashkë do të përballen me probleme me karakter ekonomik. Nëse jeni me fëmijë, do të diskutoni mbi edukimin e tyre dhe shpenzimet e mëdha për ta. Lidhjet e reja janë të favorizuara. Pra, nëse jeni të vetmuar, ju ftojmë të shfrytëzoni sharmin që ju karakterizon për takime shumë të veçanta. Të divorcuarit do të vazhdojnë me problemet e tyre të zakonshme. Të lindurit në shenjën e Gaforres ose të Peshqve do t’ju tërheqin vëmendjen. Do të shpenzoni më shumë për shtëpinë. Stresi ka filluar të ndihet disi, ndaj duhet të bëni shumë kujdes në datat 10 dhe 18. Shmangni çdo gjë që mendoni se për ju është problematike, sado e vogël qoftë. Programoni sa më shpejt pushimet. Gushti nuk do të jetë një muaj shumë favorizues, ndaj shfrytëzoni këtë periudhë për pushime dhe për t’u kujdesur për veten.

Binjakët

Më e keqja ka kaluar për ju dhe vendimet në sferën profesionale tanimë i keni marrë. Muaji korrik do t’ju ofrojë më shumë siguri. Mërkuri dhe Marsi kthehen si planetë favorizues, sidomos në datën 9, që do të jetë shumë interesante. Kush nga ju ka vendosur të shesë një aktivitet apo sipërmarrja e tij është në krizë, të mos humbasë më kohë. Viti 2019 nuk është vit i sigurt për investime. Pas datës 23 do të vijnë disa zgjidhje të papritura dhe mundësi të reja. Do të gjeni kurajën që ju kishte munguar, por edhe dëshirën për të bërë sa më shumë. Nuk keni pse hiqni dorë nga dashuria. Disa nga çiftet kanë kaluar një krizë të vështirë këto kohë, por periudha më e vështirë e largimit fizik dhe psikologjik ka qenë në muajin mars. Fusha e ndjenjave ka qenë disi konfliktuale për ju, pasi jeni të përfshirë në angazhime më praktike. Bëni mirë të rifitoni kohën e humbur. Kjo verë do të jetë e rëndësishme, sidomos ato lidhjet rastësore. Marsi është në një aspekt të shkëlqyer, ja pse do të karakterizoheni nga një sensualitet i madh. Këto emocione do të doni t’i ndani me njeriun e duhur. Takime shumë të veçanta diku në mes të muajit. Emocione të paprovuara më parë në datën 23. Po jua them paraprakisht se gushti do të jetë muaji i emocioneve të mëdha. Pushimet programojini pas datës 29. Mos i nënvlerësoni takimet e kësaj periudhe. Gjatë korrikut duhet të frekuentoni njerëz e të argëtoheni. Energjitë do të shtohen pas datës 23. Probleme me dietën dhe ushqimet gjatë dy javëve të para të muajit. Uleni pak ritmin!

GAFORRJA

Vendimet janë marrë. Shumica e të lindurve në shenjën e Gaforres tashmë e kanë vendosur se çfarë do të bëjnë apo se ku do të shkojnë gjatë pjesës së dytë të vitit. Vetëm pak prej tyre janë ende të pavendosur. Korriku do të jetë një muaj i rëndësishëm për njohje të reja. Do të mësoni diçka më shumë në datën 11. Të gjitha misionet e rrezikshme i keni përmbushur tashmë. Ata më fatlumët kanë ndryshuar rol ose program, ndërsa të tjerët janë akoma të përfshirë në situata të cilat nuk i kanë me qejf, por që tani mund t’i qartësojnë njëherë e përgjithmonë. Nëse duhet të flisni me shefin ose të kapërceni pasiguritë, bëni mirë që të prisni të kalojë data 3. Një takim vendimtar mund të ndodhë edhe në datën 19. Nuk do të ketë të reja të jashtëzakonshme, por nëse keni pasur ndonjë konflikt me ndonjë bashkëpunëtor apo ortak, e keni vetë situatën në dorë. Ata që kanë në plan të shesin ose të blejnë, bëjnë mirë që t’i vlerësojnë me kujdes ofertat. Zënkat me familjarët duhet t’i mbani gjithmonë në kontroll. Kërkoni ndihmë në biznesin tuaj, por mbani shënim çdo gjë. Mos besoni në tym, gjithçka duhet të jetë e shkruar e zezë mbi të bardhë. Mos u zini besë premtimeve, por fakteve!

Korriku do të jetë një muaj i rëndësishëm për dashurinë. Çiftet që kanë debatuar më shumë, tani mund të gjejnë mirëkuptim. Ndërsa ata që janë ndarë, pas një periudhe të gjatë acarimesh dhe izolimi, më në fund do të fillojnë të hedhin sytë përreth. Ky muaj është i favorshëm për aventura, por njerëzve të rinj që njihni nuk duhet t’u jepni më shumë hapësirë nga sa meritojnë. Vlerësojini mirë dëshirat tuaja pa filluar të keni iluzione të kota. Shpesh, të lindurit e shenjës së Gaforres që janë zhgënjyer nga dashuria shoqërohen me persona duke e ditur që në fillim se nuk janë të besueshëm. Kjo ndodh për shkak të zhgënjimeve që kanë pësuar dhe parapëlqejnë dashuritë kalimtare në vend që të vihen në kërkim të asaj të vërtetës. Por në terma afatgjatë, kjo zgjedhje mund të rezultojë e gabuar. Disa probleme familjare që lidhen me shtëpinë dhe të afërmit mund të zgjidhen me pak vullnet të mirë. Shumë ngërçe do të zgjidhen deri në fund të muajit.

Gjatë këtij muaji veror do t’ju rikthehen edhe energjitë pozitive. Me Venusin në shenjën tuaj që nga data 3, parapëlqehen trajtimet estetike. Me tërheqjen e Mërkurit nga shenja juaj në datën 19, mund të përjetoni ndonjë shqetësim të vogël në stomak të martën, më datë 23, dhe të mërkurën, më datë 24. S’mund të thoni që gjatë muajve të fundit jeta juaj nuk ka ndryshuar. Te ju është rritur dëshira për t’u rebeluar përballë çdo gjëje të imponuar. Duhet të çlironi shpirtin!

LUANI: Marsi fillon një tranzit të rëndësishëm në shenjën tuaj zodiakale. Ai do të vendoset në një trekëndësh të përsosur dhe shumë të favorshëm për ju, bashkë me Jupiterin, rreth datës 25 të këtij muaji. Shumë situata do të zhbllokohen. Për ata që kanë mbyllur ndonjë marrëveshje me leverdi, një dozë e mirë krijimtarie do t’ju vijë në ndihmë. Gjatë këtyre ditëve, mund të përfundoni hartimin e një projekti të madh. Nëse punoni në sektorin e krijimtarisë, ky do të jetë çasti i duhur për t’u rikthyer në skenë. Mund të hasni në disa pengesa ose kundërshtime, por ne e dimë se ata që i përkasin shenjës së Luanit e duan fitoren dhe japin maksimumin e tyre në një betejë. Mund t’ju thërrasin për realizimin e një projekti të madh, në rast se punoni për shoqëri të mëdha ose në industri. Ju presin komisione dhe urdhra shtesë. Të favorizuar janë edhe artizanët. Ata që presin ndonjë pagesë ose shpërblim, shumë shpejt do të marrin lajme të mira, në mos i kanë marrë tashmë. Do t’ju shfaqen shumë mundësi të reja. Një person i dashur do t’ju ndihmojë, ndërsa një mik do t’ju bëjë një ofertë pune mjaft interesante. Një shpërblim për ju shfaqet në horizont. Kërkesat mund t’i bëni javën e parë ose të fundit të këtij muaji kaq interesant. Mos i humbisni rastet!

Edhe dashuria zë vend të rëndësishëm këtë muaj. Është një periudhë e mirë për ndjenjat. Mund të filloni të mendoni për një ndryshim rrënjësor. Ata që duan të martohen ose të gjejnë shtëpi, kanë një qiell mjaft interesant dhe, me hyrjen e Marsit në shenjë, që ju zgjon shqisat, edhe pasioni bëhet më i fortë! Shumë të lindur të kësaj shenje do të kërkojnë një lloj autonomie nëse janë të rinj, ose një jetesë të re me personin e duhur. Favorizohen martesat, bashkëjetesat dhe marrëveshjet sentimentale. Ndërhyrja e juristëve, konsulentëve të biznesit ose ekspertëve do të jetë e nevojshme për të zgjidhur një kleçkë dhe arritja e një marrëveshjeje do të jetë më e thjeshtë. Është një muaj i rëndësishëm dhe i favorshëm për realizimin e ideve. Gjatë kësaj periudhe, mund t’ju shtohet dëshira për t’u bërë me fëmijë, veçanërisht për ata që janë rreth të tridhjetave. Mund t’ju lindin ndjenja të veçanta për personat e shenjave të Virgjëreshës, Shigjetarit dhe Dashit. Të lindurve në shenjën e Luanit u pëlqejnë marrëdhëniet stimuluese, të cilat nuk karakterizohen nga mërzia, por nisen gjithmonë nga planifikimi.

Korriku nis mbarë për ju. Keni bërë përmirësime të ndjeshme psikofizike. Gjatë pjesës së dytë të vitit, duhet të hiqni dorë nga hakmarrjet. Për më tepër, duke filluar nga 23 korriku, Dielli do të hyjë në shenjën tuaj zodiakale! Ka ardhur koha që të mendoni pak më shumë për veten. Forconi fizikun dhe gjeni kurat e duhura për të përballuar shqetësimet e vogla ose të mëdha. Vera është juaja!

VIRGJËRESHA: Diçka po lëviz! Dhe fatmirësisht është në favorin tuaj. Megjithatë, duhet thënë se shumë prej jush kanë arritur të përfundojnë një marrëveshje dhe gjatë muajit maj dhe qershor e kanë justifikuar rolin e tyre në punë, por ky muaj mund të sjellë ndonjë verifikim. Shkundja e parë do të jetë në datën 11, kur Hëna të jetë e favorshme. Megjithatë, do të keni ende disa probleme financiare ose ligjore për të zgjidhur. Kjo u referohet më shumë atyre që qysh nga viti i kaluar janë në krizë me një ndërmarrje ose kanë kërkuar ndonjë përmirësim që nuk u është plotësuar ende. Vit i çuditshëm 2019-ta, sepse edhe ata që kanë një rol apo detyrë të rëndësishme nuk arrijnë të dëgjohen siç duhet. Tani është e domosdoshme që të mos e humbisni besimin dhe të niseni drejt horizonteve të reja. Edhe pse sa më shumë i afrohemi fundit të vitit, aq më shumë do të përmirësohen gjërat. Vazhdoni të bëni lojë të sigurt... mundësitë që do t’ju ofrohen në këtë periudhë meritojnë vëmendje. Nëse dikush është hequr si miku juaj vitin e kaluar, tashmë është jashtë loje. Mund të pranoni të punoni tjetërkund, të udhëtoni. Më në fund, ajri po ngrohet, jo vetëm nga ndryshimi i temperaturave. Pritet zgjidhje për problemet ligjore.

Pas një qershori të përgjumur, dashuria rizgjohet. Ndonjë prej jush mund të bëjë edhe zgjedhjen e jetës. Ata që kanë një lidhje të qëndrueshme do ta jetojnë këtë çast si burim frymëzimi për të ardhmen. Nëse gjatë katër muajve të fundit keni pasur probleme pune ose njëri nga të dy ka qenë keq, tani më në fund mund të mendoni për të ardhmen në mënyrë më aktive. Ndryshon puna për ata që janë ndarë dhe duhet të mbyllin çështjet ligjore që janë hapur prej muajsh. E vërteta është se viti 2019 ka në plan që t’ju befasojë nga fundi i tij. Bëni kujdes nga problematikat e kota që mund t’i mbartni gjatë tri të dielave të fundit të muajit korrik. Ashtu si në qershor, edhe tani, pikërisht e diela është problemi. Por jo për fajin tuaj.

Duke menduar nga mëngjesi deri në mbrëmje për problemet dhe mbi të gjitha zgjidhjet e tyre, dijeni që e keni burim stresi. Në çastet e acarimeve të mëdha, të cilat gjatë këtij muaji mund të jenë të pranishme në datën 20, do të ishte e udhës që t’i dedikoheni qetësisë. Do të jeni menjëherë në formë, nëse kërkoni të shmangni shpërqendrimet dhe konfliktet. Jupiteri është ende i vrenjtur. Bëni kujdes nga ushqimet dhe ruani mëlçinë delikate.

PESHORJA: Është rasti që ta themi se herët apo vonë, të gjitha lahen në këtë botë. Edhe njëherë; i këshilloj të gjithë ata që firmosin një kontratë që të mos i shtrëngojnë shumë gjërat, por të pranojnë edhe ndonjë kompromis. Sepse ajo që tani duket e pamjaftueshme, kur të vijë fundi i vitit, do të duket si një ndihmë e zbritur nga qielli. Ka nga ata që meditojnë, që duan të ndryshojnë shoqërinë dhe të mos i nënshtrohen një programi. Ndryshon situata për ata që kanë aktivitet si vartës. Në këtë rast është e vështirë për të ndryshuar, por ofertat mund të vazhdojnë. Gjithsesi, Jupiteri vazhdon të mbrojë shenjën tuaj. Do të çoni në shtëpi rezultate të mira. Edhe në qoftë se një lloj pune nuk ju përshtatet apo nëse në grupin tuaj ka pasur rënie, bëni mirë që të vazhdoni, edhe pse të pakënaqur. Është më mirë se të ndiqni udhë pa krye dhe të largoheni duke përplasur dyert. Për studentët do të ketë mundësi banesash të reja.

Në dashuri duhet të bëni pak durim, sepse prej pak kohësh gjërat nuk shkojnë më si në fillim. Edhe çiftet që duhen shumë ka mundësi që të takohen rrallë. Në ambientet e punës do të përballeni me situata të tensionuara dhe konkurrenca banale. Nëse ka pjesëmarrje dhe bashkëpunim nuk ka asnjë lloj problemi. Vetëm çiftet që kanë shumë kohë që përjetojnë krizë, nga fundi i vitit mund të ndahen. Të tjerët, me pak vullnet dhe mirëkuptim reciprok, mund të vazhdojnë lidhjen. Historitë paralele nuk meritojnë vëmendje, prandaj bëni kujdes që të mos tradhtoni në shenjë hakmarrjeje dhe ta lini veten që të bini pre e tundimeve fatale. Hapat e gabuar paguhen shtrenjtë. Në pjesën e fundit të korrikut do të gjykoni me ashpërsi sjelljen e një të afërmi, dikujt që i shpëton përgjigjeve të tua. Bëni kujdes në datën 23.

Nervozizmi është vendosur nga planetët që nuk janë në harmoni me shenjën tuaj, Saturni, i cili që prej vitit të kaluar ka krijuar disa vështirësi për sa i përket formës fizike. Në fund të korrikut nuk përjashtohet mundësia që të ndjeni barrën e rëndë të ngarkesës që keni marrë mbi shpinë... dhe jo vetëm atë. Për fat të mirë, ke një dozë të mirë krijimtarie, e cila që në datën 23 do të përforcohet. Kjo do t’ju ndihmojë që të mendoni për diçka tjetër, për të fituar pështjellimin e jetës duke ëndërruar dhe hartuar projekte të rëndësishme për të ardhmen.

AKREPI: Nëse duhet të shfaqeni me një projekt të ri, bëni mirë që të prisni shtatorin, sepse korriku dhe gushti janë muaj pritjeje, madje për ndonjërin edhe statikë fare. Megjithatë, kush ka hapur një aktivitet gjatë dy viteve të fundit, me siguri ka fituar siguri dhe gjatë muajit korrik do të ketë mundësi fitimi dhe rimëkëmbjeje afatshkurtër. Bëhet fjalë për investime dhe përmirësime në kufijtë e një ristrukturimi. Do të keni shpenzime në familje dhe në datën 11, kjo mund të shkaktojë zemërim dhe shqetësim te ju. Por që të merrni diçka, duhet të bëni një kërkesë të prerë më datë 19. Kush dëshiron që të ndryshojë ose të shpërngulet, do të ketë mundësi të mira nga fundi i muajit. Mosmarrëveshjet e hapura më shumë se zgjidhje do të kenë nevojë për ndërmjetësim. Situata ekonomike është në përmirësim, sidomos për ata që kanë aktivitet privat dhe ashendentin në shenjën e Akrepit dhe Gaforres. Do të keni ngjarje familjare ku do të shpenzoni pak më shumë para, dhe një eveniment për të planifikuar brenda pak muajsh, i cili do t’ju kushtojë jo pak.

Ndjenjat janë shumë të rëndësishme gjatë muajit korrik. Periudha e përsosur për ata që duan të jetojnë një dashuri emocionuese, të bëjë një takim të shpejtë ose të ndërmarrin një vendim që do t’ju ndryshojë jetën. Venusi arrin t’u bëjë favore edhe atyre që kanë kohë pa marrë një të tillë. Mund t’i jetoni më së miri edhe marrëdhëniet me kohë të pjesshme. Ata që prej pak ditësh kanë mbyllur një histori, nuk do të jenë të gatshëm që të hyjnë sërish në lojë. Do të keni tërheqje të fortë për shenjat e Gaforres, Ujorit dhe Binjakëve. Natyrisht, gjatë kësaj kohe do të keni nevojë për stimuj mendorë. Tërheqja fizike vlen, por mund t’ju pëlqejë edhe dikush me diferencë moshe ose jo aq tërheqës në nivelin estetik. Rëndësi ka që t’ju bëjë të qeshni dhe të ndiheni mirë. Nëse po jetoni një marrëdhënie që nuk funksionon prej kohësh, bëni kujdes që të mos përfshiheni në ndonjë histori tjetër. Venusi i ndihmon guximtarët, por nuk i mbulon situatat e rrezikshme!

Yjet e korrikut mund të nxjerrin në sipërfaqe ndonjë shqetësim të vogël. Nëse vuani nga stomaku apo jeni të ndjeshëm nga ndryshimet klimaterike, duhet të bëni kujdes nga vapa. Fillimi i kësaj stine mund t’ju zërë në befasi. Marsi, që është në drejtim të kundërt me shenjën tuaj, tregon se të premten, më datë 5, të mërkurën, 17, dhe të enjten, 18, forma juaj fizike do të jetë nën presion. Edhe më datë 25 bëni mirë të mos e teproni.

Shigjetari: Edhe pse negociatat më të rëndësishme mund t’i keni mbyllur mes majit dhe qershorit, korriku u ofron ende mundësinë e rimëkëmbjes atyre që janë vonuar në mbylljen e tyre. Do të gjendeni përballë një situate që kërkon vëmendje të plotë pikërisht në pjesën e dytë të muajit, kur Dielli, Marsi dhe Jupiteri do të jenë në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Ky është edhe çasti më i mirë për të kërkuar diçka. Korriku ju ofron mundësi dhe fat në gjërat e vogla. Falë ndihmës së një konsulenti biznesi, një eksperti ose noteri, jo vetëm që do të zgjidhni çështjet ligjore, por do të mund të ndërmerrni edhe një hap të rëndësishëm. Ata që kanë pasur fatin të kursejnë para, mund të mbyllin një marrëveshje të leverdishme. Ka edhe nga ata që do të ndryshojnë punë ose do të fillojnë të marrin në konsideratë ritme të reja për një aktivitet që ka ndryshuar gjatë dy muajve të fundit. Në krahasim me vitin e kaluar, shumë situata kanë ndryshuar. Edhe nëse bashkëpunoni me të njëjtën agjenci, gjërat nuk janë si më parë. Keni një rol të ri dhe orare të ndryshme. Për tregtarët ose ata që duan të blejnë apo të shesin, do të jetë një muaj me fitime të vogla. Rreth datës 18 do t’ju shfaqen mundësi të reja. Marsi do të qëndrojë në tranzit aktiv përgjatë gjithë muajit, duke ju shtyrë drejt veprimit. Do ta keni të vështirë që të ndaleni në një periudhë kaq interesante.

Edhe dashuritë që vazhdojnë ose lindin gjatë këtij muaji mund të jenë një pikë reference për të ardhmen. Madje dua që të ftoj menjëherë të gjithë ata që kanë ndenjur vetëm prej shumë kohësh (edhe pse mendoj se janë pak syresh, duke pasur parasysh pozicionin e mirë të yjeve gjatë muajve të fundit) që të rezervojnë pushimet verore mes fundit të korrikut dhe gushtit, në vende të këndshme dhe jo të humbura, në mënyrë që ta kenë më të lehtë për të lënë takime! Një aventurë që mund të ringjallë te ju dashurinë do të jetë një konfirmim më shumë për emocionet e reja. Mos mendoni se vetëm falë një qielli të favorshëm një njeri mund të ndryshojë karakter. Prandaj, nëse doni që ta shfrytëzoni sa më mirë këtë periudhë, mos tërhiqni zvarrë lidhjet e kota, por ndërroni objektiv. Kuadri yjor do të përdorë tranzitet me energji të veçantë emocionale dhe ndjenjat nuk do të vonojnë të shfaqen pas datës 23. Ja pse ky është muaji ideal për martesat, bashkëjetesat ose edhe për të gjetur intimitetin në çift. Kjo situatë vlen edhe për ata që duan të transferohen ose të ndryshojnë klimë...

Gjendja fizike është ende në fazën e rimëkëmbjes, prandaj terapitë e filluara tani mund të vazhdohen me sukses. Data 5 është një ditë e mirë, por i gjithë muaji në përgjithësi do t’ju japë një dozë të mirë force. Edhe nëse dikush do të zbulojë paraprakisht një problem shëndetësor, pushimet e këtij viti do të jenë të këndshme. Me pak optimizëm, edhe forma fizike do të përmirësohet.

Bricjapi:Për sa i përket fushës profesionale, mund të merrni përgjigje pozitive. Viti 2019 është viti i mundësive të mëdha, dhe shumë prej jush, në krahasim me të kaluarën, do të kenë një mundësi më shumë për të shfrytëzuar. Në këtë periudhë, është më mirë që të ruani ato që keni ndërtuar përgjatë muajve të fundit. Duhet të punoni për gjëra konkrete. Fatmirësisht, të lindurit e kësaj shenje janë gjithmonë me këmbë në tokë, prandaj nuk përjashtohet mundësia e ngritjes së zërit kur pretendoni diçka më shumë. Ekziston mundësia që një person ose një grup njerëzish të mos jenë të besueshëm dhe në anën tuaj. Nëse ju caktojnë të njëjtën detyrë, në muajt në vazhdim me të drejtë mund të rebeloheni, sepse kërkoni që të promovoheni. Nga kjo, do t’ju lindë nevoja që të keni pranë dikë që ju bën të ndiheni mirë dhe të largoheni nga kjo situatë që nuk ju lejon të rriteni profesionalisht. Kështu që nga data 9, dikush do të fillojë të hedhë bazat e një projekti interesant. Bëhet fjalë për profesionistët e lirë ose të pavarur që mund të nisin një angazhim të ri, shoqëri apo grup pune.

Në dashuri do të keni dyshime të vogla. Ata që janë të martuar dhe bashkëjetojnë prej pak kohësh duhet të mësohen me stilin e ri të jetesës, i cili mund t’u duket paksa i vështirë në fillim. Në përgjithësi, viti 2019 mbetet një vit i rëndësishëm për ata që duan të konfirmojnë ndjenjat. Megjithatë, në korrik duhet të bëni kujdes. Veçanërisht, çiftet që kanë lënë pas një të kaluar të stuhishme, apo një ish të dashur që nuk heq dorë, duhet t’i shmangin patjetër mosmarrëveshjet. Bëni kujdes nga kritikat e ziliqarëve. Ata që përdorin rrjetet sociale, duhet të qëndrojnë indiferentë ndaj sulmeve të drejtpërdrejta që shpesh bëhen nga njerëz të parëndësishëm. Edhe në dashuritë e reja ka gjithmonë një fije mosbesimi. Ndoshta ngaqë mendja juaj në këtë periudhë është e mbushur me mendime të tjera pune apo financiare. Ata që janë beqarë duket se nuk kënaqen kurrë, madje as nga historitë e rastësishme. Ata që janë prindër do të shqetësohen për fëmijët, por edhe për shëndetin e një njeriu të dashur. Korriku është një muaj që do të ecë ngadalë, por jo i papërballueshëm. Mjafton të shmangni disa vështirësi ose mosmarrëveshje në datën 23.

Lodhja dhe stresi do të jenë të pranishëm gjatë këtij muaji dhe natyrisht, këtë e vuan shëndeti. Ja pse duhet të kujdeseni për lëkurën, kockat dhe kyçet. Kush vuan nga dhimbjet e shpinës duhet të ndjekë terapi intensive. Nga data 15 e në vazhdim, gjërat do të përmirësohen. Mundohuni që të mos shtoni barrën psikologjike duke mbartur edhe problemet e pronësisë, pasurisë apo financiare që ju bezdisin prej kohësh.

UJORI: Shpresoj të keni bërë një zgjedhje të rëndësishme gjatë muajit qershor, sepse korriku do të jetë muaj kontradiktor. Si zakonisht, gjithçka varet nga ashendenti juaj, nga planetët që kanë qenë në shenjën tuaj gjatë çastit të lindjes. Nëse jeni të pavendosur, dhe përveç pranisë së Diellit në shenjën e Ujorit kanë ndikuar edhe shenjat e Peshores, Binjakëve dhe Gaforres, atëherë korriku është një muaj që mund t’ju sjellë sërish ndonjë dyshim mes së shkuarës dhe të tashmes. Do të jeni në dilemë nëse duhet t’i lini disa angazhime ose jo dhe t’i futeni një situate të re. Por, nëse në shenjën tuaj ndodhen një seri planetësh që u përkasin shenjave të zjarrit ose tokës, ju thjesht do të çliroheni nga e kaluara dhe një e ardhme e ndritur ju pret përpara. Më me fat do të jenë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë në sektorët e tjerë. Ata që duan të hapin një aktivitet duhet të nënshkruajnë një marrëveshje, ose ata që kërkojnë të marrin me qira një dyqan ose zyrë, mund të hasin në ndonjë problem financiar ose disbursimi. Do të harxhoni para ndërkohë që do të bëni investime të frytshme. Nëse nuk jeni një profesionist i lirë, korriku mund të ketë pak më shumë shpenzime, prandaj duhet ta mbani situatën në kontroll, veçanërisht shpenzimet e panevojshme!

Korriku do të jetë një muaj i vështirë. Nuk do t’ju mungojë dashuria, por do të shpërqendroheni nga situata të tjera, kryesisht ato ekonomike. Një situatë paksa e ndërlikuar do të ndizet në qiell më datë 18, kur Hëna të ndodhet në shenjën tuaj zodiakale. Çiftet e konsoliduara mund të vazhdojnë projektet e tyre, por duhet të bëjnë kujdes me portofolin. Kush ka vendosur që të hapë një aktivitet me një ortak, me partnerin ose me një të afërm, duhet t’i ndajë mirë shpenzimet dhe përgjegjësitë. Me siguri, do t’i duhet që të administrojë me kujdes hyrjet dhe daljet, sepse në fund të muajit do të ketë shpenzime. Ata më fatlumët, por mbi të gjitha më të ndërgjegjshmit, nuk do të shpenzojnë para pa hesap, por do t’i investojnë ato në mënyrën më të mirë të mundshme. Negociatat do të mbyllen, por jo me çmimin që mendoni ju. Ju leverdis që të bashkëpunoni, në të kundërt, duhet të prisni të paktën disa muaj përpara se të vlerësoni një ofertë të re.

Fuqia fizike është në rënie dhe ka mundësi që stresi të ndihet më shumë nga gjysma e muajit. Megjithatë, bëni mirë që nga data 25 të shmangni lodhjen e tepërt. Prandaj, nga fundi i muajit mund të keni dhimbje koke dhe marrje mendsh. Ju këshillohet që ta mbani gjithçka në kontroll, veçanërisht nervat. Elektriciteti nuk mungon, por nuk do të mungojë as dëshira për të dërguar ndonjë në djall në datën 24...

PESHQIT: Pjesa e dytë e vitit shënon fillimin e fazës së transformimit të rëndësishëm që do të na shoqërojë drejt vitit 2020. Mundësitë do të shtohen gjithmonë e më shumë ndërkohë që i afrohemi fundit të vitit. Ia vlen të theksojmë se çasti më i bukur, çasti vendimtar do të jetë në muajin nëntor dhe do të vazhdojë përgjatë gjithë vitit 2020. Çfarëdo gjëje që të keni në mendje, veçanërisht nëse e keni programuar për këta muaj, më në fund do të marrë udhë. Përsëritet tema e vetëpunësimit, rritjes profesionale dhe ngritjes në detyrë... Për ata që kanë vite që punojnë në të njëjtën kompani, ka ardhur koha që të kërkojnë një pozicion të rëndësishëm. Për të rinjtë, për ata që nisin një projekt pune është e rëndësishme që të mos dekurajohen, sepse edhe punët me orar të pjesshëm vitin tjetër mund të bëhen definitive. Me fjalë të tjera, të gjitha mundësitë janë të favorshme. Jupiteri vazhdon të jetë kundër, prandaj ju kujtoj që për sa u përket mosmarrëveshjeve, çështjeve ligjore përpara fundit të vitit do të jetë e vështirë që të arrini diçka më shumë, por duke nisur nga dhjetori, jeta juaj mund të ndryshojë rrënjësisht... priten programe të reja në horizont!

Është një muaj i mirë për çiftet që duan të bëjnë një zgjedhje të rëndësishme. Ditë interesante do të jenë datat 10, 11, 20 dhe 21, kur Hëna do të jetë në favorin tuaj bashkë me planetët e tjerë. Çiftet e qëndrueshme i tremben më pak të ardhmes. Ata që janë ndarë dhe nuk kanë rënë ende dakord për ndarjen e pasurisë, kanë shpresa që të bëjnë kompromis brenda fundit të këtij viti. Nuk janë të paktë edhe ata që kanë kaluar një periudhë furtune dhe kanë ngelur të dyzuar mes dy historive. Ose kanë bërë një zgjedhje për të vazhduar ashtu për shkak të çështjeve të punës ose ndonjë motivi tjetër. Është çasti që të hiqni dorë nga grindjet dhe të ndërtohet diçka e rëndësishme. Me partnerin e duhur mund të bëhen zgjedhjet e duhura, madje duke filluar që nga fundi i këtij muaji. Për ata që duan të bëhen me fëmijë është çasti i duhur. Duhet shfrytëzuar çdo mundësi për t’i shfaqur dashurinë dikujt.

Ka mundësi që gjatë muajve të fundit të keni qenë të tensionuar e të acaruar. Këshilla më e mirë që mund t’ju jap është që të bëni pushime, veçanërisht në fundjavë. Të lindurit e shenjës suaj duken paksa të vrazhdë dhe të pavendosur. Jeni përqendruar shumë mbi punën dhe veten, dhe kjo është gjë e mirë, sepse sa më shumë i afrohemi fundit të vitit, aq më shumë rriten perspektivat. Kështu që edhe forma fizike do të jetë më e mirë...

Article Logic
Execution time: 0.0058598518371582