INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI MUJOR/ Paolo Fox tregon me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT gjatë muajit SHTATOR

HOROSKOPI MUJOR/ Paolo Fox tregon me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT gjatë muajit SHTATOR

Publikuar më: 10:51 03-09-2019

Dashi: Horizonte të reja do të hapen për të gjithë ata që tre muajt e fundit kanë punuar shumë apo kanë kaluar një provim me sukses. Shtatori do të jetë një muaj me të ardhura të mjaftueshme. Planetët do të ndikojnë pozitivisht gjatë dhjetë ditëve të para të muajit. Një ortak do t’ju ndihmojë. Nëse keni një projekt, përvishni mëngët gjatë gjysmës së parë të muajit, pasi gjysma e dytë do të jetë disi më e ngadaltë. Debate për një qira apo për disa çështje burokratike të lëna pezull do të trazojnë ujërat, sidomos rreth datës 23. Duhet të mendoheni mirë para se të çoni dëm një marrëveshje. Shpenzime të paparashikuara për shtëpinë. Jupiteri vazhdon të mbështesë shenjën tuaj. Ky do të jetë një muaj i qetë në sferën e ndjenjave dhe ju do të reflektoni mbi çka ndodhur gjatë fundi i pranverës e deri më sot. Kjo do të jetë një periudhë fantastike për ata që kanë partnerët në krah. Jupiteri favorizon edhe ata që duan të bëhen me fëmijë. Shmangini ato polemikat e parëndësishme që lindin në familje apo ndërhyrjet e prindërve që hera-herës janë të patolerueshme. Data 15 do të jetë më e vështira për të lindurit e kësaj shenje. Ju e keni për zakon të bini në dashuri me njerëz të pamundur me shpresën se do të jeni në gjendje t’i ndryshoni. Pyeteni mirë veten nga fundi i muajit në keni në krah personin e duhur dhe përgjigjet s’do t’i merrni vetëm nga zemra. Ndonjëherë, për t’u bërë ballë gjërave, bëheni nervozë dhe rrezikoni shëndetin. Kujdes dy fundjavat e fundit të muajit. Kush është familjar, të shaminë debatet, sidomos tri ditët e fundit të shtatorit.

Demi: Ky do të jetë një tjetër muaj i rëndësishëm për ju. Maji ka qenë një muaj i mbushur me projekte dhe të ardhura të majme, por edhe shtatori s’do të jetë më i pakët. Shumë nga ju janë përpjekur fort për të rinovuar një kontratë. Gjatë muajve qershor-gusht, disa marrëveshje s’kanë shkuar aspak mirë. Ditët e para të shtatorit do t’ju ofrojnë mundësinë të rriteni sërish në aspektin profesional. Disa nga ju do të marrin telefonata për të punuar edhe jashtë shtetit. Është shumë e rëndësishme të mos u jepni rëndësi disa kritikave të provokuara nga persona ziliqarë, sepse yjet ju favorizojnë aq shumë, sa s’janë të paktë ata që do të donin t’ju zinin vendin. Investimet duhen vlerësuar me kujdes. Horoskopi do të jetë shumë i favorshëm edhe në fushën e ndjenjave. Madje edhe të vetmuarit do të kenë mundësitë e tyre, vetëm nëse keni pengesa të brendshme të pazgjidhshme. Ky është çasti i duhur për të nisur një rrugëtim të ri së bashku, pra, edhe për të menduar për martesë, sidomos ata që kanë shumë vite bashkë. Shumë shpejt do të keni një surprizë të madhe familjare. Ata që duan t’i japin fund lidhjes së tyre, bëjnë mirë të nxitojnë, pasi më vonë do të lëndohen më shumë. Mos u pendoni. Ky do të jetë një muaj i rëndësishëm për të nisur terapitë, kurat, pra, për të menduar për mirëqenien. Ankthi shkakton probleme psikosomatike, të cilat kanë ndikuar vërtet në shëndetin tuaj. Programojini mirë të gjitha. Ditët e para të muajit janë më të favorshmet.

Binjakët: Pjesa e parë e muajit do të sjellë shqetësime. Brenda datës 14 duhet të zgjidhni një problem në punë. Raportet me të tjerët janë gjithmonë të ndërlikuara për ju. Jeni të bindur për çka dëshironi, por disa bashkëpunëtorë nuk janë në nivelin tuaj dhe kjo gjë ju mërzit. Pas datës 16 pritet një përmirësim i papritur. Ngritjet në detyrë nuk përjashtohen. Kush nga ju ka një rol drejtues, duhet të shmangë disa rreziqe të vogla si ndërrimi i zyrave apo i kompanisë, pasi këto janë situata stresuese. Pa diskutim, fundviti dhe 2020 do të jenë më të favorshme për ju në fushën profesionale. Studentët dhe të rinjtë janë përballur me pengesa të mëdha këta tre muajt e fundit, por tani do të futen sërish në lojë. Lajme të mira rreth datës 20. Në sferën e ndjenjave do të mbizotërojë një tension i madh. Ka ardhur çasti t’i vini pikat mbi “i”. Disa nga ju po diskutojnë për të ardhmen e fëmijëve, ndërsa më të rinjtë do të gjenden në një situatë shumë të sikletshme, mes dy zgjedhjeve të vështira për jetën e tyre. Datat 6 dhe 13 do të jenë më të vështirat në fushën e ndjenjave, madje ju vetë do të kërkoni sqarime. Jeni më të hapur për të biseduar gjatë gjysmës së dytë të muajit. Pra, problemet në çift kërkojnë kurajë për t’u zgjidhur. Gjysma e dytë e shtatorit do të jetë më pozitive. Muaji do të nisë keq, por do të përfundojë më së miri. Përpiquni të mos lodheni shumë. Venusi do t’ju mbështesë pas datës 14, por edhe Dielli do t’i bashkohet pas datës 23. Pikërisht atëherë gjërat do të shkojnë më mirë. Bëni kujdes nga stërmundimet pa kurrfarë pushimi.

Gaforrja: Ky do të jetë një muaj rizgjimi, sidomos nëse do të bisedoni me dikë për të programuar të ardhmen tuaj. Nëse keni një rol drejtues apo doni të organizoni diçka, bëni mirë të studioni strategji të reja. Dy javët e para të muajit janë pa dyshim më të favorshmet. Më e keqja tanimë ka kaluar, por Saturni vazhdon të jetë kundër shenjës suaj. Duket qartë që po përpiqeni të zgjidhni një problem që ju ka shqetësuar gjatë gjithë vitit. Rrezikoni të bini dakord të bëni gjëra që nuk ju pëlqejnë apo që ju lodhin. Kush nga ju ka borxhe apo muajt e fundit ka pasur probleme financiare, tani duhet të pranojë çka i ofrohet për momentin. Mundësitë më të mira ju presin vitin tjetër. Bashkëpunime të reja, por edhe kontrata që do të mbyllen me sukses, të gjitha këto janë adrenalinë për ju. Ndërsa në fushën e ndjenjave, gjatë shtatorit do të zgjidhni të mbroheni. Ashtu sikurse në aspektin profesional, edhe në fushën e ndjenjave duhet të vendosni menjëherë, pa i lënë gjërat pas dore. Keqkuptime dhe nervozizëm gjatë dy javëve të dyta të muajit, sidomos data 22 do të jetë shumë e pakëndshme. Ata që kanë formalizuar një lidhje, ndoshta tani janë penduar. Ata që janë ndarë, me kalimin e kohës do të gjejnë rrugën e duhur. Yjet nuk mund të ndryshojnë personalitetin e personave që keni në krah. Nëse mendoni se partnerët s’janë të duhurit, bëni mirë të flisni dhe të hidhni sytë rrotull. Dy ditët e fundit të shtatorit do të karakterizohen nga konfuzioni në familje, por edhe në jetën personale, ndaj mos i hidhni edhe ju benzinë zjarrit. Nga datat 23 deri më 30 shtator bëni mirë të shmangni çdo lloj stërmundimi apo stresi. Problemet psikosomatike shndërrohen sërish në protagonistë të jetës suaj, por edhe ju si natyrë ekzagjeroni gjithçka. Të lindurit në shenjën e Gaforres duhet ta ushqejnë fantazinë e tyre duke lexuar libra apo duke shkuar në koncerte, jo duke imagjinuar skenarë në mendjen e tyre. Ju duhet të rrethoheni gjithmonë nga gjëra të bukura që të ndiheni më mirë.

Luani: Vazhdon ajo vala e forcës së madhe që ka mbërthyer të lindurit në shenjën e Luanit, sidomos ata që kanë një aktivitet privat. Shumë nga ju kanë marrë një detyrë të rëndësishme apo përgjegjësi të reja këta muajt e fundit. Kush nga ju ka moshën dhe përvojën e duhur, do të marrë një rol drejtues. Shitblerjet janë shumë të favorshme. Propozime të reja gjatë shtatorit dhe tetorit. Ata që do t’i shfrytëzojnë, do të shpërblehen edhe me të ardhura të mira. Ju doni vazhdimisht ta mbani situatën në kontroll. Nuk përjashtojmë mundësinë që rreth datës 18 të ngrini zërin apo të kërkoni diçka që ju takon me të drejtë. Në marrëdhënie jeni ju që komandoni. Jeni ju që vendosni nëse duhet të jetoni në çift, vetëm, të bëni aventura apo të mendoni për marrëdhënie afatgjata. Ata që i kishin premtuar vetes se nuk do të binin më në dashuri, do të tradhtohen nga situatat. Ata që janë ndarë, do të provojnë mundësi të reja. Miqësitë do të kultivohen. Falë forcës së yjeve dhe Venusit që kalon në shenjën tuaj në datën 14, do të arrini çka dëshironi. Një ngjarje e rëndësishme do të ndodhë tri ditët e fundit të muajit. Është shumë e vërtetë që punës i kushtoni pjesën më të madhe të kohës, duke lënë pas dore ndjenjat. Kush nga ju është martuar së fundmi apo po bashkëjeton, tani mund të mendojë për fëmijë. Energjia pozitive e Jupiterit, që ju qëndron pranë që prej fundit të gushtit, vazhdon ende t’ju ndihmojë. Vetëm datat 18 dhe 25 do të jenë disi të tensionuara. Do të provoni ndjenja të jashtëzakonshme këtë muaj. Për shumë nga ju do të jetë një periudhë kur do të rilindni. Të gjitha kurat psikofizike do të kenë shumë sukses.

Virgjëresha: Ky muaj do të nisë më së miri, edhe pse do të përballeni me disa dilema të vogla me karakter ekonomik. Shumë prej jush janë në pritje të disa konfirmimeve. Megjithatë, ndryshe nga një fillim i vështirë, horizonti duket më i qetë tani. Do të bëni disa investime, por mos e ekzagjeroni. Një telefonatë me lajme të mira për ju. Java e parë e muajit do të jetë shumë e rëndësishme, sidomos data 9. Marsi është në shenjën tuaj dhe bashkë me Saturnin do t’ju dhurojnë shumë mundësi. Dielli, që ju bashkohet më datë 23, do të favorizojë bizneset. Gjithë jeta juaj do të rigjallërohet. Do të provoni të eksperimentoni për diçka që ende s’jeni të sigurt. Nuk duhet ta harroni dashurinë, pasi këtë muaj do të keni edhe më shumë energji. Ata që janë gati të bëjnë një ndryshim apo të transferohen diku tjetër, do të jenë edhe më të fortë. Duhet t’u përshtateni kërkesave të reja duke ndryshuar edhe vetë zakonet tuaja. Edhe çiftet në krizë prej shumë kohësh do të gjejnë një dashuri të re dhe do të hedhin hapin e rëndësishëm në fillim të vitit. Shtatori do të jetë një muaj dashamirës. Edhe gjendja juaj shëndetësore do të përmirësohet në këtë periudhë. Adrenalina është në maksimum për shkak të Marsit në shenjën tuaj. Ata që do të përballen me një terapi apo me një operacion, nuk duhet të shqetësohen, pasi suksesi është i garantuar. Shqetësime të vogla abdominale rreth datës 13. Shqetësimet më të shpeshta për ju janë dhimbjet e kokës dhe sytë. Shmangni çdo lloj stresi.

Peshorja: Edhe ky do të jetë një muaj i rëndësishëm për të përveshur mëngët dhe për të ndërmarrë nisma afatgjata. Mundësi të reja që duhen shfrytëzuar menjëherë. Përfitoni sa jeni në kohë, pasi dhjetori do të jetë më pak bujar. Kjo nuk do të thotë se gjërat do të shkojnë keq gjatë fundvitit, thjesht tani nuk duhet të neglizhoni. Bëni kujdes me shpenzimet e panevojshme, sidomos nëse keni ndër mend të merrni hua. Për shkak të këtyre shpenzimeve mund të debatoni me prindërit apo me familjarë të tjerë. Nuk është aspak momenti i duhur për të hedhur hapa të rrezikshëm apo t’i shtrini këmbët më shumë se jorgani. Konflikte në familje që lidhen me çështje ligjore apo trashëgimi. Falë Venusit që do të kalojë në shenjën tuaj më datë 14 dhe së bashku me Mërkurin, i cili është në vetvete një element force, do të kapërceni problemet në çift. Çiftet e konsoliduara nuk kanë pse tremben, edhe pse kohët e fundit kanë debatuar më shumë se zakonisht. Kush nga ju është i pavendosur mes dy historive, po mendon t’u japë fund të dyjave dhe të ndryshojë tërësisht ambient. Pas tre muajsh do të mbijetojnë vetëm çiftet që kanë vendosur vërtet të rrinë bashkë. Gjatë këtij muaj do të reflektoni për gjërat që keni. Çdo hap i pamenduar mund të jetë i gabuar. Bëni kujdes nga ndonjë ish-partner që ka disa pretendime të dyshimta. Çiftet do të vihen vërtet në provë këtë muaj, pasi do të karakterizohet nga sqarimet e debatet. Mos u nervozoni shumë dhe merrini gjërat shtruar. Kuraja për t’u përballur me problemet nuk do t’ju mungojë. Dielli kalon në shenjën tuaj në datën 23, ja pse do të keni një rikuperim psikofizik. Shqetësime reumatizmale, ndaj bëni kujdes.

Akrepi: Ky do të jetë një muaj i rëndësishëm për fillimet e reja. Më të kënaqurit do të jenë ata që po diskutojnë një çështje ligjore. Do t’ju besojnë një projekt të ri shumë të rëndësishëm. Pozicioni i bukur i Saturnit që është ende aktiv në shenjën tuaj, së bashku me Diellin, do të bëjnë që datat 9 dhe 18 të jenë vërtet vendimtare për të ardhmen tuaj. Jupiteri do të jetë më i favorshëm gjatë fundvitit. Do të kryeni shpenzime, por njëherazi do të merrni edhe të ardhura. Gjatë tre muajve të fundit, një eveniment familjar e ka ndryshuar shumë jetën tuaj, por tani do të ktheheni sërish në lojë. Ambienti ku rrini do të jetë më pozitiv, edhe pse ju është dashur të kapërdini gjëra që s’ju kanë pëlqyer. Gjatë shtatorit, Venusi nisi një kalim të rëndësishëm dhe jo vetëm kaq, por iu bashkuan edhe Mërkuri, Dielli dhe Marsi. Gjithashtu, Saturni vazhdon të mbrojë shenjën tuaj. Do të krijoni një lidhje të veçantë me një person të shenjës së Ujorit apo Virgjëreshës. Sigurisht që nuk duhet të harroni ç’ka ndodhur dy javët e para të gushtit. Keni vënë pikat mbi “i”. Raportet që i kanë bërë ballë furtunës së verës janë më të forta tani. Disa po mendojnë për bashkëjetesë apo martesë. Sigurisht që gjërat varen edhe nga ata që keni në krah. Shtatori do t’ju dhurojë emocione. Do të çliroheni nga e shkuara e vështirë. Kjo do të jetë një periudhë rikuperimi edhe për formën tuaj fizike, sidomos për ata që dy javët e para të gushtit kanë pasur probleme shëndetësore. Pas datës 14, gjithçka është më e favorizuar. Bëni kujdes nga shqetësimet reumatizmale dhe alergjitë. Marsi ju mbështet, por keni vuajtur aq shumë në gusht, sa ndiheni ende të lodhur.

Shigjetari: Kush nga ju e nis muajin me një projekt të ri, nuk do ta ketë të lehtë. Gjithsesi, mos u shqetësoni. Në familje do të kaloni disa probleme të vogla, sidomos në datat 13 dhe 14. Rrugëtimi juaj profesional mbështetet gjithmonë nga Jupiteri, por ndonjëherë duhet t’u bëni ballë edhe pengesave që vijnë nga jashtë. Ankthi do të jetë i pashmangshëm. Mos prisni rezultate të menjëhershme, por këmbëngulni. Projektet e muajve të fundit duhet të vazhdojnë. Përgjigje të papritura në fund të muajit. Lajme të reja rreth datës 25. Të favorizuar janë edhe ata që kanë një problem ligjor. Fundi i muajit do të sjellë përgjigje pozitive. Jupiteri, si gjithmonë, ndikon shumë në shenjën tuaj. Çiftet e martuara duhet të sqarojnë disa gjëra me karakter praktik. Shqetësoheni shumë për familjen dhe paratë. Të gjithë ata që po organizojnë diçka të përbashkët me partnerin, do të përballen me debate. Përfitime të mëdha pas datës 14 falë Mërkurit që ka një ndikim të shkëlqyer. Duket se shtatori nuk nis me këmbën e mbarë, por përfundon shumë mirë. Gjatë verës, problemet ekonomike kanë ndikuar edhe në jetën tuaj personale, ja pse nuk jeni shumë të përqendruar. Një person i shenjës së Luanit, Peshores apo edhe Binjakëve do të shndërrohet në pikë referimi. Takimet e reja favorizohen në fund të muajit. Rikuperimi psikofizik do të fillojë vetëm gjatë dy javëve të dyta të shtatorit. Është normale që ndiheni të stresuar kur keni kaq shumë gjëra për të bërë. Shmangni gjërat e padobishme dhe delegojini disa gjëra, sidomos në datat 13 dhe 15. Fillimi i muajit kërkon kujdes maksimal.

Bricjapi: Të pakta do të jenë të rejat, por të shumta përgjigjet pozitive. Shtatori është muaj i mirë, sepse planet ju favorizojnë që prej ditëve të para. Kush nga ju po përpiqet të eliminojë një pengesë, tani është momenti i duhur për të vepruar. Duhet vetëm të zgjidhni problemet familjare apo ato që kanë lidhje me një trashëgimi. Krijoni aleancat e duhura. Që prej vitit të kaluar keni nisur një projekt me rëndësi, por vetëm tani do t’i kushtoni vëmendjen e duhur. Të lindurit në shenjën e Bricjapit janë shumë të sigurt për idetë e tyre dhe nuk pranojnë lehtë t’i dëgjojnë të tjerët. Por si mund të drejtojë një dirigjent pa dëgjuar instrumentistët? Do të ishte një katastrofë. Data më e favorshme për të nisur diçka të bukur është data 9. Shtatori do të jetë një muaj force. Duhet të ekuilibroni gjithçka ka ndodhur në të shkuarën. Periudhë shumë e mirë për të gjitha çiftet që duan të bëhen me fëmijë. Ndërsa ata që kanë kohë që përpiqen të bindin partnerin/en për të thënë “po”, do të përballen me një surprizë. Shpeshherë, puna ju pengon në projektet familjare. Nëse keni probleme, përpiquni t’i zgjidhni menjëherë, pasi juve ju pëlqen siguria. Nëse doni të çliroheni nga një barrë, tani do ta keni më të lehtë. Pas datës 23, energjitë do të shtohen edhe më shumë. Kujdes nga ndikimi negativ që kanë disa ziliqarë apo xhelozë që ju rrethojnë. Ky është muaji i duhur për të gjithë ata që duan të bëjnë një jetë më të shëndetshme. Fillimi i shtatorit është shumë i rëndësishëm për të nisur terapitë apo edhe për një ndërhyrje të vogël estetike. Bëni pak pushim nga puna, që të qetësoheni. Nuk do t’ju mungojnë energjitë.

Ujori: Krahasuar me gushtin, shtatori sjell më shumë përfitime. Ata që kanë vendosur të heqin dorë nga një vend pune, tani janë më të qetë. Jeni të vendosur të bëni atë çka ju pëlqen më shumë. Ky vit ka nisur si jo më mirë, por për shkak të disa ndryshimeve të papritura, keni përjetuar çaste të vërteta nervozizmi. Më e keqja tanimë ka kaluar. Disa studentë kanë vendosur të ndryshojnë degën. Shtatori do të sjellë një vullnet më të madh, sidomos pas datës 14, kur Dielli kalon në mbrojtjen tuaj. Jeni fitimtarë të padiskutueshëm pas datës 23. Mos e prishni gjakun nëse diçka nuk shkon sipas planit, sepse shtatori sjell siguri. Në sferën e ndjenjave, gjysma e dytë e shtatorit do të jetë më e favorshme. Ata që do të gjejnë kurajën, do të marrin një vendim të rëndësishëm për të ardhmen. Ju jeni nga ata që ecin kundër rrymës. Nëse për shumë të tjerë vera është e duhura për t’u martuar e bashkëjetuar, ju shikoni vjeshtën si periudhën më të favorshme. Edhe ata që nuk besojnë aspak te dashuria, do të ndryshojnë mendje falë një takimi special. Mërkuri, që ka një ndikim të shkëlqyer pas datës 14, ndihmon çiftet që të hedhin hapa të rëndësishëm. Do të rilindë sërish dëshira për të kaluar kohë me miq të mirë. Një rikuperim i shkëlqyer psikofizik duke krahasuar gjendjen tuaj me dy muajt e fundit. Stresi është armiku juaj i vetëm. Do të ndiheni në ankth për shkak të një problemi ekonomik që e keni neglizhuar. Nëse bëni një jetë të çrregullt, duhet të vendosni një rutinë të rreptë. Në përgjithësi, ujorët jetojnë si t’u vijë, por ka lindur nevoja të vendosni një regjim për të mirën e trupit tuaj.

Peshqit: Muaji nis me nervozizëm. Nëse gjatë dy javëve të para të shtatorit do të çoni dikë në djall apo do të largoni njerëz që nuk ju mbështetin, do të tregoheni të vendosur. Do të eliminoni të gjithë ata që në të shkuarën ju kanë penguar në aspektin profesional. Ata që duan të nisin një projekt të ri apo të marrin një rol të ri, fillimisht do ta kenë të vështirë, pasi do të përballen me polemika. Debatet do të lindin në mënyrë spontane dhe do të intensifikohen më datë 6. Personat që kanë role drejtuese do të jenë në kërkim të bashkëpunëtorëve. Lodhja nuk do të mungojë. Në fund të vitit ju pret një sukses personal. Mos harroni që gjithçka e keni vetë në dorë. Çiftet që kanë pasur probleme në fund të gushtit, duhet të bëjnë kujdes, pasi shtatori sjell polemika të tjera. Do të jeni shumë dyshues gjatë fundjavave. Kur yjet janë kaq të ndërlikuar në sferën e ndjenjave, duhet të tregoni kujdes të dyfishtë nëse keni një marrëdhënie formale. Nëse dikush ju shtyn të bëni një zgjedhje të rëndësishme, bëni kujdes të mos thoni “po” vetëm për hir të të tjerëve. Çiftet e konsoliduara do të përballen me probleme që lidhen me fëmijët. Të gjitha problemet që ju duken të vështira dy javët e para, do t’i kapërceni fare kollaj pas datës 23. Shtatori do të vërë sërish në provë fizikun tuaj gjatë dy javëve të para. Nëse sapo jeni kthyer nga pushimet, do ta keni të vështirë të ktheheni në punë. Ju presin debate. Dëgjoni këshillat e një eksperti. Kujdesuni më mirë për shëndetin, pasi kjo është një periudhë delikate.

Article Logic
Execution time: 0.0048501491546631