INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI MUJOR/ Zbuloni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT gjatë muajit MAJ

HOROSKOPI MUJOR/ Zbuloni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT gjatë muajit MAJ

Publikuar më: 16:03 03-05-2020

DASHI: Vazhdon vala e interesimit në shenjën tuaj, që duhet shfrytëzuar, sepse këtë vit, nga prilli dhe qershori vendoset e ardhmja juaj. Kjo do të vazhdojë edhe në vitin 2021. Duhet të besoni që në atmosferën profesionale, diçka po ndryshon. Do të keni mundësinë të merrni një shpërblim. Gjithsesi, keni shpresa të mira për të ardhmen. Nëse jeni të rinj në moshë dhe po hasni kontradikta, nëse po mundoheni të bëni diçka edhe kundër dëshirës së të gjithëve, ka ardhur momenti të angazhoheni dhe të tregoni sa vleni, sepse marsi është i mbushur me energji, sidomos deri më datë 13. E keni shumë të madhe dëshirën për të spikatur, keni edhe shumë ambicie. Nëse dalin probleme, nuk i krijoni ju vetë, por ambienti i jashtëm ndikon shumë. Gjithçka është në evolucion, por nëse doni të pyesni, mos u tërhiqni. Maji është një periudhë e mbarë për të ndryshuar gjërat, por do të jetë një periudhë e tensionuar për ata që kanë punë me përgjegjësi. Duhet t'ju vijë një lajm i mirë nga datat 22 dhe 13.

Ata që janë vetëm, për momentin nuk kërkojnë dashurinë e përjetshme, por dëshirojnë një shoqëri të mirë. Që nga prilli, duhet t'ju ketë ndodhur diçka e re. Kush kërkon konfirmimin e një ndjenje, zyrtarizimin e një historie dashurie, nxitet nga pasiguria, ndaj bëni kujdes të mos gaboni. Nga fillimi i vitit jeni ndjerë paksa të përhumbur, mund të mendoni se të parët që takoni i meritojnë ndjenjat tuaja. Nuk do të mungojnë dashuritë që lindin papritur. Sidomos pas datës 20, do të përballeni me një fazë krejtësisht të re. Do të angazhoheni seriozisht në jetën në çift, në lidhjet e reja, por duhet të tregoni kujdes me financat, sepse i vetmi problem i vërtetë që mund të lindë për çiftet që duhen është ai që ka lidhje me paratë. Kredi, borxhe, shpenzime të tepruara... ky stres mund të krijojë edhe diskutime të ashpra, ndaj mundohuni ta programoni jetën me kujdes.

Është një çast energjie, force. Kurat e nisura në këtë periudhë mund të jenë shumë efikase, ndaj që nga data 11 do të keni mundësinë të kujdeseni më shumë për veten. Të gjitha nismat që kanë lidhje me shëndetin, që fillojnë nga e premtja e datës 22, do të favorizohen nga yjet. Do të keni shqetësime kyçesh, do të ndieni lodhje shpatullash nga e premtja e datës 22 dhe e diela e datës 24. Shfrytëzojeni pranverën për të rifituar formën fizike.

DEMI: Përgatituni të luftoni, por edhe të fitoni, falë yjeve të rëndësishme në shenjën tuaj. Gjatë tre muajve në vazhdim mund të lindë një tension, sidomos nëse duhet të merrni një vendim në lidhje me punën ose nëse duhet të konfirmoni një marrëveshje. Keni nevojë të bëni gjëra të reja, ose mund të hasni në vështirësi nga ata që ju nxitin të ndërmerrni iniciativa të kota. Në raste të veçanta diskutohet një projekt ose një program i ri. Brenda korrikut mund të merrni një ofertë që do t'ju vërë paksa në dilemë, sepse nuk ju entuziazmon fakti që do të lini diçka të sigurt, për diçka të pasigurt. Merrini me qetësi vendimet tuaja. Bëhet fjalë për një periudhë kalimtare në lidhje me tensionet, por përgatituni edhe për ndonjë përballje. Kështu, nuk përjashtohet një moment tensionesh të mëdha dhe armiqësish në 13 ditët e para të muajit. Datat 6, 7, 13 dhe 14 janë ditët më të trazuara të majit. Nëse keni një njohje të re që mund të vërë në pikëpyetje një lidhje që zgjat prej kohësh, mendohuni mirë. Është e vërtetë që prej kohësh keni nevojë për ndryshime thelbësore, por nuk duhet t'u besoni miklimeve të një pasioni. Marrëdhëniet sentimentale duhen mbrojtur nga tensionet e jashtme. Mund të lindin shumë probleme nëse ktheheni të zemëruar nga puna në shtëpi.

Tre muajt në vazhdim nuk janë zhgënjyes, por do të jeni mjaft të pavendosur, pasi do t'ju duhet të merrni vendime të rëndësishme në lidhje me punën. Tani keni vërtet nevojë për një njeri të qëndrueshëm në krah, të fortë, dhe kjo nevojë mund t'ju bëjë të kuptoni papritur që keni dhënë gjithmonë më shumë nga ç'keni marrë. Ata që janë vetëm mund të kenë lidhje kalimtare, por pa bërë zgjedhje përfundimtare.

Muaj me trazira, me nervozizëm për çështje që kanë lidhje me punën, pasi datat 7 dhe 8 mund të jenë paksa të ngarkuara. Ndonjëherë ndiheni të fortë, ndërsa në raste të tjera ndiheni të vënë përfund nga përgjegjësitë. Duhet të përballeni me situata familjare ose personale goxha të rëndësishme, por gjithçka do të shkojë më së miri. Veçanërisht të lindurit në fund të prillit do të jenë të pavendosur. Gjatë mesit të majit duhet të shmangni lodhjen e tepërt fizike.

BINJAKËT: Jeni gjithë ide dhe, me sa duket, më në fund erdhi çasti të tregoni veten. Nëse vjet patët një shkëputje apo një krizë dhe nuk fituat dot, tani situata do të ndryshojë. Prisni një propozim të mirë pas datës 11, që mund t'i ndryshojë gjërat në favorin tuaj. Nëse prisni të ardhura, kjo do të ndodhë nga data 11. Ditët rreth datës 22 do të jenë interesante, të favorshme edhe për një propozim të drejtpërdrejtë. Mund të merrni një lajm të mirë në lidhje me një projekt që do të nisë në vjeshtë. Ditët e fundit të majit favorizojnë tregtinë, shitjet, blerjet, por kjo s'do t'ju mjaftojë, sepse doni të fitoni gjithçka dhe menjëherë. Tregohuni të duruar dhe mos u nxitoni, sepse nga nxitimi nuk vjen asgjë e mirë. Kush do të martohet ose të bashkëjetojë, mund ta bëjë.

Lindja e një fëmije ose një ngjarje e gëzuar në shtëpi mund të jenë tema dominuese gjatë muajve në vazhdim. Kush ka humbur para në të shkuarën, do të mund t'i rifitojë. Është momenti ideal për të ndrequr një situatë të vështirë që zgjat prej më shumë se një viti. Kush është në krye të një kompanie, mund të përballet me padinë e një punonjësi. Binjakët do të jenë më euforikë këtë muaj, sidomos rreth datës 20. Do të dashuroheni më lehtë, sepse nga prilli, yjet favorizojnë ata që tregohen të hapur ndaj emocioneve.

Yjet e favorizojnë shëndetin tuaj. Nga data 11, edhe Mërkuri nis të ndikojë shumë në shenjën tuaj. Edhe pse nga natyra jeni shumë të qetë, duhet të mundoheni të mendoheni para se të veproni, t'i kushtoni më shumë kohë vetes. Nga e premtja e datës 22 dhe të martën, më datë 26, mund të përjetoni një moment shqetësimi të madh. Ky muaj do të karakterizohet nga një vitalitet i madh.

GAFORRJA: Yjet parashikojnë vendime të papritura. Duhet të shfrytëzoni mundësinë, sepse nuk do të keni pengesa të jashtme. Deri në fund të qershorit do të keni mundësi të bëni diçka më shumë, në varësi të rrethanave. Do të keni njëfarë çlirimi nga shumë probleme të kaluara gjatë dy viteve të fundit, por s’mund të thuhet që keni pasur zhvillime në nivelin profesional. Edhe nëse keni nisur një punë të re, keni pasur më shumë pengesa, se avantazhe. Por pikërisht tani, njësoj si në qershor, mund të krijohen më shumë mundësi. Marsi do t’ju favorizojë nga data 13. Nuk përjashtohet një projekt i ri, mund të merrni një propozim të mirë dhe data 21 do të jetë mjaft interesante.

Për shembull, atyre që kërkojnë punë mund t'u paraqitet një mundësi pune me kohë të pjesshme. Duhet të përballeni me problemet ekonomike. Tashmë do të keni mundësi t'i shihni gjërat më qartë, si dhe t'u drejtoheni njerëzve më të besuar për çështje të rëndësishme. Nëse punoni për një kompani, me gjasa do të merrni një konfirmim pozitiv pikërisht në datat 28 dhe 31. Marrëdhëniet e reja sentimentale duhen trajtuar me pasion, edhe pse do të nevojitet kohë, sepse mund të pësojnë kriza. Vera, për shembull, do të jetë një stinë shumë e rëndësishme për çështjet e zemrës. Në të vërtetë, është mirë të kapërceni ndjesinë e pakënaqësisë që ju ndjek prej disa kohësh, për të cilën nuk e ka fajin as partneri dhe as personi që ju intereson. Maji dhe qershori janë muaj më të lehtë për t'u përballuar, nëse keni ndër mend të bëni plane afatgjata me partnerin. Zemrat e vetmuara, ata që kanë pasur konflikte të mëdha, mund të jenë më të favorizuar, edhe pse para gushtit nuk do ta lëshojnë plotësisht veten. Sigurisht që duhet t'i përvishen punës, të mos mbyllen në shtëpi, të dalin në takime pa e vrarë mendjen për ndonjë problem pune ose pakënaqësi personale.

Yjet e majit ju bëjnë më energjikë se zakonisht. Është një lloj parashtrimi për atë që do të ndodhë gjatë vitit 2021, kur më në fund, Saturni nuk do të jetë më kundër jush. Kjo ndjesi lehtësimi, me më shumë aktivitet, do të ndihet në këtë çast të jetës suaj. Pengesat në punë duhen trajtuar me vëmendje, por në përgjithësi mund të themi se është një periudhë e mirë për t'u kujdesur pak më shumë për organizmin tuaj.

LUANI: Sipërmarrësit, njerëzit që kanë dëshirë të ndryshojnë punë ose janë në krizë në kompaninë ku punojnë prej vitesh, duhet të përgatiten për ndryshime përfundimtare, të cilat nëse s'kanë ndodhur nga fundi i vitit që lamë pas, do të ndodhin në fund të këtij viti. Po mundoheni prej kohësh të arrini diçka më shumë, doni që t'ju dëgjohet zëri. Maji nuk është muaji i ndarjeve përfundimtare. Por mund të shfaqet ndonjë krisje e vogël në marrëdhëniet profesionale, të cilat nëse nuk riparohen në kohë, brenda fundit të vitit mund t'ju detyrojnë të kërkoni një punë të re. Në dy javët e para të muajit do të bënit mirë të shmangni çdo shpenzim të tepruar, edhe pse datat 6 dhe 7 do të kenë më shumë shpenzime nga ç'parashikonit. Mund të jetë pikërisht nevoja për të fituar më shumë ajo që do t'ju detyrojë të bëni një zgjedhje profesionale, të mbyllni situata që nuk ju nxjerrin kurrkund dhe të krijoni mundësi të reja! Do të keni takime, evenimente dhe provime. Në maj, të rinjtë do të përballen me prova të ndryshme që do të jenë më të lehta për t'u përballuar pas datës 20. E premtja e datës 22 do të jetë një ditë interesante. Do të ketë vonesa të vogla për ata që duan të mbyllin një shitje. Nga korriku, gjithçka do të jetë më e qartë. Është gjithmonë shumë e rëndësishme të mbani në kontroll shpenzimet. Është një periudhë gjatë së cilës nuk duroni asnjë lloj kufizimi. Mund të ndiheni keq nëse dikujt i caktohet një detyrë që ju takonte juve.

Ndjenjat do të rikthehen të zjarrta, ndaj duhet të jepni maksimumin. Nëse ju intereson dikush, është momenti i duhur për ta njohur. Takimet e reja do të jenë edhe më të lehta nga data 11. Nga data 20 duhet të prisni më tepër. Të premten, më datë 22, dhe të dielën, më datë 24, duhet të bëni një zgjedhje dashurie. Sigurisht që në këtë periudhë nuk është mirë të izoloheni. Kush ka nisur një histori gjatë muajve të fundit, duhet ta vazhdojë pa u menduar gjatë. Të bëjnë kujdes ata që duan të rikthehen tek e shkuara, sidomos nëse mendoni të kontaktoni me dikë, duke lënë mënjanë krenarinë dhe duke menduar vetëm për dashurinë. Edhe një aventurë e thjeshtë mund t'ju dhurojë emocione. Ndjenjat që keni tani janë më të rëndësishme se gjithçka. Parashikohen përmirësime. Çiftet që janë bashkë prej kohësh do të gjejnë pak qëndrueshmëri.

Do të keni vonesa të vogla për shitje ose kontrata, që do t'ju shkaktojnë njëfarë bezdie. Në disa ditë të muajit, sidomos deri më datë 11, mund të keni pak luhatje humori, të ndieni pak nervozizëm pa motiv dhe s'do të mungojnë çastet e shpërthimit. Kush është në krizë ose në siklet, bën mirë të ndalet pak.

VIRGJËRESHA: Ka ardhur momenti të tregoni veten. Ditët deri më datë 11 janë të rëndësishme, sidomos për ata që kanë nuhatje biznesi ose duan të kenë ngritje profesionale. Do të vazhdojnë transformimet e mëdha që kanë nisur në fillim të vitit, por tani ka një ngadalësim të vogël. Sigurisht, asgjë me rëndësi. Por në mes të majit dhe qershorit duhet të mbyllni disa marrëveshje. Nuk duhet të zemëroheni ose të zhyteni në të thella nëse maji ofron pak mundësi pune. Nuk mund të jeni përherë në majë. Mundohuni të shqyrtoni sërish disa zgjedhje, ose të flisni me shefin për programet e vjeshtës. Mund të keni ndonjë pakënaqësi pas datës 11. Bëni kujdes me debatet të premten më datë 15 dhe të shtunën më datë 23. Do të rrethoheni nga njerëz që u shmangen përgjegjësive. Ky aspekt ju nervozon shumë, por asgjë nuk do t'ju pengojë.

Do të keni një dëshirë të madhe për të ndërtuar, të krijoni familje. Çiftet që kanë kaluar një krizë të vogël duhet të bëjnë kujdes, sepse maji ka disa telashe të vogla. Kush nuk do ta gjejë dashurinë këto ditë, do të zhgënjehet, pasi ajo që prisni nga partneri mund të mos jetë siç e kishit menduar. Në çështjet e dashurisë edhe mund të pendoheni. Fatmirësisht, është vetëm një periudhë kalimtare. Mundohuni t'u jepni kohë atyre që keni pranë për t'u treguar sa ju dashurojnë. Ju pëlqen të vendosni rregull në jetët e të tjerëve, keni përherë një sjellje edukatori, ndaj nuk jua marrin përherë parasysh sugjerimet. Mund të lindin edhe mosmarrëveshje në çift, ju këshillohet maturi maksimale në datat 22 dhe 24.

Lodhja dominon shenjën tuaj dhe do të pasqyrohet edhe në dashuri. Gjithsesi, këshillohet që sidomos në 8 ditët e fundit të muajit të mos stërmundoheni, të mos i kundërviheni askujt, t'i shkarkoni tensionet para se të futeni në shtëpi. Nëse gjatë ditës mbani qëndrime që mund të krijojnë acarime, gjeni një terapi të mirë.

PESHORJA: Duhet të rishqyrtoni në njëfarë mënyre metodologjinë e punës suaj. Disa gjëra kanë ndryshuar, nuk është e lehtë të ruani qetësinë. Nëse punoni në një firmë me shumë departamente, duhet të mbroheni nga ata që duan t'ju zënë vendin dhe mos ngurroni të thoni mendimin tuaj. Ndonëse muajt e fundit ka pasur shumë ndërlikime dhe rivalitet, tani loja do të kthehet në avantazhin tuaj. Mund të mbyllen kompani, por edhe ky do të jetë lehtësim. Ata që punojnë si vartës, prej muajsh po mundohen të rezistojnë, ose në punën tuaj ka pasur shkurtime që ju kanë përfshirë edhe ju. Do të ketë ndryshime rolesh për vartësit. Sigurisht që stresi ka qenë më i madh se rezultati ose fitimet, pasi mund të mos rinovoni një kontratë, ndaj ju këshillohet të mendoheni mirë para se të përfshiheni në situata të gabuara.

Edhe në dashuri do t'ju ecë më mirë. Marrëdhëniet e lindura gjatë muajve të fundit kanë avantazhet e veta. Nëse pas gjithë këtij mundi dhe lodhjeje, lidhja juaj reziston akoma, do të thotë se është shumë e fortë. Nuk duhet të ushtroni shumë presion në fushën sentimentale, pasi me afrimin e fundit të vitit, situata do të përmirësohet. Do të çliroheni nga çdo problem. Ndaj, nëse i jepni fund një lidhjeje tani, mund të pendoheni! Në marrëdhënie me fëmijët, ata që kanë, do të kenë gjithnjë ndonjë dyshim të vogël ose ndonjë mosmarrëveshje. Ata që duan të kenë një fëmijë, do ta shtyjnë përherë vendimin. Dashuria mund të rikthehet papritur në formën e shoqërisë. Domethënë, një njeri që ju pëlqen shumë për mënyrën si flet ose sillet, me kalimin e kohës do të shndërrohet në një dashuri të madhe ose një pasion të rëndësishëm. Emocionet çlirohen në fund të muajit. Do të kaloni një fundjavë interesante për një propozim dashurie në datat 23 dhe 24.

Pas një fillimviti me shumë impenjime, do t'ju duket sikur do të çliroheni nga një peshë. Sigurisht, vendimet janë përherë të vështira për t'u marrë, sidomos për peshoren, që i do të gjitha, por kur bëni një zgjedhje, duhet të hiqni medoemos dorë nga diçka tjetër. Nëse nga mbingarkesa keni hequr dorë nga liria juaj, mundohuni ta gjeni sërish atë, sepse jeni shenjë ajri. Detyrat duhen plotësuar, por jeta ka nevojë edhe për pak kënaqësi.

AKREPI: Është ende e paqartë trajektorja juaj profesionale, pasi po prisni prej kohësh një lajm që nuk ju vjen. Kush ka ndryshuar zyrë ose bashkëpunëtorë, është në pritje të një ngritjeje në detyrë. Janë muaj të rëndësishëm për të realizuar disa projekte të rëndësishme, sepse që nga data 13 do të zgjidhet edhe ndonjë mosmarrëveshje profesionale. Në përgjithësi është muaj i mbarë për të vazhduar me diskutime ose marrëveshje. Nëse duhet të diskutoni një kontratë, ndoshta është pak shpejt, por me kujdesin e duhur, asgjë nuk është e pamundur. Parashikohen fitime më të mëdha dhe nëse keni mosmarrëveshje, është më mirë që të qartësoni gjithçka që në fillim. Duhet t'i pranoni propozimet e reja, por vetëm nëse janë vërtet bindëse. Mos ia vini veshin instinktit të momentit, mundohuni të tregoheni sa më të arsyeshëm.

Do të jetë muaj rikuperimi edhe për sa i takon gjendjes sentimentale. Pjesa e dytë e majit jua shton dëshirën për të bërë dashuri, për të jetuar situata intriguese. Më datë 25 do të keni një takim special, ose do të merrni një vendim që ka lidhje me familjen. Nuk është rastësi nëse po jetoni një lidhje në formën e miqësisë, pasi me gjasa sapo jeni ndarë dhe nuk doni të vuani prapë si në të shkuarën. Prindërit e kësaj shenje janë shumë posesivë për fëmijët e tyre, por kujdes të mos e teproni. Për zemrat e vetmuara, vera do të jetë stina ideale. Ata që janë ende vetëm duhet të kenë durim. Mos u nxitoni dhe mos mendoni se të gjithë duan të luajnë me ndjenjat tuaja. Pasiguritë tuaja fillestare mund të jenë të njëjta me ato të personave që takoni. Gjithsesi, do të jetë një periudhë intriguese për sa i takon dashurisë.

Periudhë force! Në gjysmën e dytë të muajit do të keni një energji të mirë. Kura, terapi dhe iniciativa që kanë lidhje me mirëqenien do të nxiten nga yjet dhe momenti më i mirë për t'i nisur këto do të jetë pas datës 25. Do të zvogëlohen edhe shqetësimet dhe ndjesia e pasigurisë.

SHIGJETARI: Doni të bëni gjithmonë më shumë, por në maj duhet ta merrni pak më shtruar. Edhe pse ata që kanë fituar më shumë, duhet të shpenzojnë për të shlyer detyrime të prapambetura. Do të jenë ditë disi të tensionuara, sidomos pas datës 13. Nëse keni ortakë ose bashkëpunëtorë me të cilët duhet të bëni zgjedhje, mund të humbni kohë, mund t'ju duket sikur nuk ju dëgjojnë. Gjatë muajve në vazhdim do të keni një dëshirë të madhe për të rënë në sy. Nuk do të konkretizohet në maj një ndryshim që ju kishin premtuar. Duhet të prisni edhe disa javë. Qershori dhe korriku do të jenë muaj interesantë për të folur për një projekt i cili do të zhvillohet diku nga vera. Ndoshta do t'ju duhet të zgjidhni një problem në familje, të shpenzoni. Në 10 ditët e fundit të muajit mund të shtohen problemet dhe të gjendeni në pozitë të vështirë. Nuk duhet të zemëroheni për hiçgjë. Domethënë, nëse nuk arrini atë që doni, s'keni pse të stërmundoheni, sepse s'do të arrini dot asgjë në këtë mënyrë.

Me gjasa, puna nuk do t'ju lërë hapësirë për dashuri, pasi jeni kaq të zënë me çështjet praktike, nga gjërat e shumta që duhet të bëni, sa ndjenjat do të kalojnë në plan të dytë. Shigjetari mërzitet shpejt dhe kur ka shumë ngurrim në një lidhje, fillon të dalë shpesh nga shtëpia, zhduket. Këta dy muaj, maji dhe qershori janë reflektim për ndjenjat. Do të jeni të shqetësuar për partnerin. Duhet të zgjidhni një problem në shtëpi. Disa ditë do të mendoheni, ndaj duhet të bëni kujdes me marrëdhëniet e dashurisë. Do të jetë e vështirë të çliroheni nga dyshimet dhe ndonjëherë mund të ndiheni vetëm në përballjen e problemeve, pasi keni gjithmonë nevojë për dikë në krah me të cilin të përballoni problemet. Mund të njiheni me dikë që është në një lidhje, i ndarë, ose që nuk ju ofron atë që doni.

Është muaj stresues, me disa polemika të vogla pas datës 11. Do të ndieni njëfarë lodhjeje rreth datës 16, ndaj është më mirë të bëni vetëm gjërat e domosdoshme. Më mirë kënaquni me pak për t'u mbrojtur nga çdo problem. Fundjava e datës 23 dhe 24 do të jetë e ngarkuar me presion.

BRICJAPI: Maji dhe qershori janë muaj interesantë! Në këto ditë mund të lindin ide të mira, sidomos nëse keni ndërmarrë një biznes ose nëse keni nisur projekte të reja gjatë muajve të fundit. Nuk do të mungojnë rezultatet pozitive. Tani mund t'ju lindë forca dhe energjia për të jetuar në maksimum. Ditët më të mira do të jenë datat 11, 12, 20 dhe 21. Telefonata, takime... ata që punojnë me kohë të pjesshme do të kenë mundësi ndryshimi. Ata që ndiejnë nevojën e aventurave, mund të ndryshojnë qytet. Do të keni përgjegjësi të reja dhe mund të ndërmerrni një udhëtim që mund të rezultojë fitimprurës. Kontaktet me njerëz të panjohur mund t'ju ndihmojnë për një biznes. Kush është në kërkim të një pune, do të ketë një pranverë shumë interesante. Ata që duan të mbyllin një marrëveshje do të kenë mundësi të shkëlqyera. Do të hapen dyert e krijimtarisë! Më të favorizuar janë artistët, shkrimtarët, ata që bëjnë punë krijuese.

Çiftet që duhen vetëm shtojnë projektet e përbashkëta. Është muaj i mbarë për ata që duan të bëjnë fëmijë. Në raste të veçanta, maji mund të jetë muaji i takimeve të rëndësishme, i emocioneve që lindin papritur. Edhe një miqësi që nis si një lojë mund të evoluojë në diçka më të rëndësishme. Ata që kanë pësuar zhgënjime të mëdha që vjet, tani duket se i kanë marrë në dorë frenat e fatit të tyre. Zënkat mes të ndarëve janë drejt zgjidhjes dhe nuk përjashtohet mundësia që pas një ndarjeje të gjeni një dashuri të re. Ka mundësi të rejash në çdo ditë të muajit, por edhe në rastin fatkeq të ndarjeve, do të ndiheni të çliruar.

Maji dhe qershori janë muaj idealë për të rifituar një formë të mirë fizike. Saturni nuk është më i pranishëm në shenjën tuaj, por do të rikthehet, ndaj mos e teproni me ushqimin dhe mundimin. Sipas astrologjisë tradicionale, bricjapi duhet të bëjë pak kujdes me kockat, reumatizmin dhe cervikalen. Shmangni qëndrimet e gabuara, sidomos nëse punoni shumë në zyrë, sepse me kalimin e kohës mund t'ju lindin probleme.

UJORI: Maji i ujorit është i mbushur me të reja. Është e rëndësishme të shprehni ndjenjat. Nuk është keq të bëni diçka të bukur për të tjerët, por duhet t'i bëni qejfin edhe vetes. Ju pëlqen të dukeni, jeni shenjë egocentrike. E kërkoni konsideratën e miqve dhe të partnerit që të ndiheni në qendër të vëmendjes. Keni vetëbesim, por pas këtij imazhi, në të vërtetë fshihet një pasiguri, një frikë për të mos gabuar, sa ndonjëherë nuk e gjeni dot mënyrën e duhur për të shprehur ndjenjat. Është muaj i favorshëm për ata që duan të qartësojnë gjërat me veten dhe të nisin një rrugë të re profesionale, ose duan të çlirohen nga një barrë. Më të rinjtë do të kenë mundësinë të bëjnë praktikë në qytete të tjera, ose mund të përfitojnë nga shoqëri të reja. Kontaktet janë shumë të rëndësishme, sidomos pas datës 20. Nga ky këndvështrim, nis një fazë e rëndësishme në sferën profesionale. Viti nisi i mbrapshtë në sferën ekonomike, por tani mund të fitoni diçka më shumë, mund të gjeni stabilitet nëse kërkoni larg.

Për zemrat e thyera, maji sjell risi. Ata që janë tradhtuar, kanë dhënë lamtumirën dhe tani ndihen më mirë. Yjet janë të shkëlqyera edhe për ata që duan të krijojnë lidhje të reja, që duan të bëjnë zgjedhje ndryshe nga e shkuara. Edhe pse ujori është shenja e miqësisë, në fillim të vitit keni jetuar një periudhë izolimi që tani duhet shmangur. Me binjakët dhe luanin mund të keni marrëdhënie intriguese. Për ujorin s'është e lehtë të gjejë partnerin ideal, sepse e do magjepsës, argëtues dhe origjinal, të jashtëzakonshëm, por me pak vullnet mund të gjeni një alternativë të këndshme. Parashikohet një shpenzim më shumë për shtëpinë ose familjen. Nga ky këndvështrim, duhet të bëni gjithmonë kujdes.

Forma fizike dhe vitaliteti janë të shkëlqyera për gjithë këtë periudhë. Mund të keni ndonjë shqetësim vetëm nëse ka tensione nga jashtë. Duhet të bëni pak kujdes në datat 20 dhe 21. Keni energji të bollshme, por mos i tejkaloni fuqitë fizike dhe mendore pas datës 27.

PESHQIT: Nuk do t'ju mungojë vullneti, madje do t'ju dyfishohet nga data 13. Ata që po presin një telefonatë ose që duhet të përballen me prova, do të jenë më fatlumë. Brenda qershorit do të keni mundësi të kapërceni me sukses një test. Nuk duhet t'i lini asgjë rastësisë, sepse gjithçka e përfunduar deri në gusht do t'ju sjellë mbarësi në vjeshtë, kur do t'ju favorizojnë edhe më shumë yjet. Pjesa e dytë e majit është interesante për të planifikuar suksesin në punë, muaj i favorshëm për ata që duan të fitojnë një sfidë. Do të keni fitore në sferën ligjore, pasi burokracia nuk do t'i ndalë dot projektet tuaja. Ata që kërkojnë një mundësi pune mund të provojnë diçka jashtë shtetit. Ky vit favorizon projektet afatgjata. Ata që synojnë të hapin një aktivitet të vetin, duhet ta bëjnë. Ata që janë më dyshues do të kenë mundësinë për më shumë stabilitet.

Nuk do të mungojë pasioni, por çiftet që jetojnë shumë larg kanë nevojë për siguri. Shenja e peshqve e vuan largësinë në lidhje, sepse ka nevojë për prova konkrete që tregojnë forcën e lidhjes. Ata që kanë pasur më shumë se një lidhje njëkohësisht, tani s'kanë më kthim pas, pasi deri në fund të qershorit duhet të vendosin se ç'do të bëjnë. Ka ardhur momenti që të kapërceni mosmarrëveshjet e shkaktuara nga mungesa e komunikimit. Nuk duhet ta mundoni më veten, por të gjeni sërish dëshirën për të dashuruar.

Yjet do të ndikojnë pozitivisht te ju nga data 21. Do të jenë ditë të dobishme edhe për të gjetur sërish pak qetësi shpirtërore. Bëni mirë të çliroheni nga mëria dhe agresiviteti i brendshëm. Gjithashtu, bëni mirë të çlironi edhe energjinë./Living.al

Article Logic
Execution time: 0.0054359436035156