Ky është horoskopi për ditën e premte, 28 shtator 2018 që IN Tv.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Do të jeni mjaft të aftë për të lexuar synimet e personave që keni pranë dhe për këtë arsye duhet të mundoheni që të mbyllni të gjitha ato lidhje apo bashkëpunime që nuk ju bëjnë të ndiheni mirë. Do të jeni më të komunikueshëm dhe të hapur në dashuri. Dialogu dhe mirëkuptimi reciprok do ju lejojnë që të vlerësoni më mirë intimitetin tuaj.
Demi
Mundohuni që të ngadalësoni ritmin frenetik të ditëve tuaja, pasi tashmë do të keni nevojë të pushoni dhe të riorganizoni energjitë tuaja si dhe të përcaktoni më qartë perspektivën për projektet e së ardhmes. Këshillohet që të jeni më të pranishëm në familje.
Binjakët
Ka disa çështje të punës të cilat ju bëjnë të pakënaqur, ndoshta për shkak të ndonjë keqkuptimi të vogël. Mos jini agresiv, por mundohuni të ballafaqoheni. Mbrëmja do të jetë mjaft pasionante.
Gaforrja
Do të keni mundësi që të njihni më mirë një person me të cilin po shoqëroheni prej disa kohësh dhe zbulimi i anëve të panjohura të tij/saj, do ju befasojë. Megjithatë nga pikëpamja profesionale, kjo e premte ju sheh mjaft të shpërqendruar dhe për këtë arsye bëni mirë që të shmangni marrjen e vendimeve të nxituara.
Luani
Hapet një fazë tejet intensive për emocionet, ku do të ketë rizgjim ndjenjash dhe romanticiteti. Megjithatë mos u ndikoni nga ankthi apo frika e zhgënjimeve, pasi rikthimi në lojë, do ju lejojë që të vlerësoni më mirë ndjenjat tuaja.
Virgjëresha
Do të jeni të mbushur me dëshirë për të rigjetur harmoninë në të gjithë raportet tuaja ndërpersonale, sidomos nëse keni më shumë kohë për t’iu kushtuar vetes. Mundohuni vetëm të mos jeni shumë xheloz në raport me partnerin/en.
Peshorja
Ndjehuni të lirë për të marrë më shumë kohë për të menduar për veten tuaj dhe për mirëqenien psikofizike, e cila është vënë në krizë për shkak të një stili jete mjaft dinamik dhe të lodhshëm. Mos lejoni që fundjava të prishet nga ndonjë frikë e juaja, pasi parashikohen propozime të rëndësishme në dashuri.
Akrepi
Parashikohet një ditë e cila ju gjen të tensionuar. Në vendin e punës ka disa fërkime të cilat duhen sheshuar, ndaj duhet të tregoheni më pak agresiv. Një përgjigje e papritur do ju befasojë.
Shigjetari
Do të ndiheni të vënë në provë nga disa keqkuptime në vendin e punës, të cilat do të ngadalësojnë ritmin tuaj. Megjithatë mos përjashtoni gjetjen e zgjidhjeve të vlefshme. Duhet të jeni krenar dhe të mos dorëzoheni përpara vështirësisë më të vogël.
Bricjapi
Parashikohet një ditë e cila do ju shohë më pozitivë dhe optimistë lidhur me zhvillime të rëndësishme sa i takon jetës sentimentale. Ky është momenti i duhur për të nisur planifikimet lidhur me një udhëtim apo një arratisje të vogël romantike.
Ujori
Kjo e premte do të jetë e qetë dhe pa ndryshime thelbësore. Megjithatë do të jetë një trampolinë shumë e mirë për tu përfshirë në bashkëpunime të reja profesionale. Duhet të jeni gati të përballoni një sfidë stimuluese lidhur me kapacitetet tuaja.
Peshqit
Kjo fundjavë do ju gjejë tejet agresiv, ndoshta për shkak të një keqkuptimi të vogël. Mundohuni të ruani distancat nga personat negativ dhe përpiquni të veproni me sa më shumë diplomaci.