INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi për datën 30 maj, ditë e ngarkuar me shumë sfida? Ja se çfarë këshillojnë yjet për t'i kaluar ato...

Horoskopi për datën 30 maj, ditë e ngarkuar me shumë sfida? Ja se çfarë këshillojnë yjet për t'i kaluar ato...

Publikuar më: 06:33 30-05-2018

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 30 maj 2018 që IN Tv.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Jeni shumë të pavendosur lidhur me disa rreziqe me të cilat do të përballeni në vendin tuaj të punës. Disa nisma të reja do të jenë shumë stimuluese, por në të njëjtën kohë edhe të rrezikshme për financat tuaja. Besojini intuitës! Në dashuri, këshillohet që të jeni më pak kokëfortë.

Demi

Jeni shumë të pavendosur në dashuri dhe kjo pasi ndjeni se ka disa gjëra që duhet të sqaroni bashkë me partnerin/en. Mos u druani të shprehni lirisht mendimet tuaja, pasi vetëm kështu do të gjeni zgjidhje.

Binjakët

Udhëtimet dhe eksplorimi i vendeve të reja, do ju tundojnë pa masë dhe kjo pasi ndjeni se nuk keni një pikë referimi. Në dashuri ndiheni të trysnuar, dhe vetëm për çështje emergjente arrini të gjeni kompromisin.

Gaforrja

Mundohuni të ruani një profil të ulët, pasi duke qenë shumë emotiv dhe impulsiv, shpesh nuk e kuptoni peshën e fjalëve tuaja, sidomos në vendin e punës. Tregohuni më bashkëpunues, lidhur me një projekt interesant.

Luani

Po mbyllet një muaj i cili vë në provë të fortë durimin tuaj, sidomos nëse e keni gjetur veten të përfshirë në disa debate të cilat mund t’iu kenë vënë nën presion. Do të keni mundësi shumë të mira për të rigjallëruar një histori dashurie.

Virgjëresha

Gjatë kësaj të mërkure do e gjeni veten përballë një kundërshtari të papritur, por ruani qetësinë dhe mos lejoni që askush t’iu imponohet. Dini të jeni shumë strategjik dhe kjo është mënyra juaj natyrale e të vepruarit, për të arritur rezultate të mëdha.

Peshorja

Parashikohet një ditë e rëndësishme për të gjitha çështjet e lëna pezull prej kohësh. Do të jeni të gatshëm të përballeni me transaksione dhe negociata të rëndësishme, lidhur me investimet tuaja. Në dashuri kjo periudhë është mjaft e favorshme, edhe për ata që duan të nisin një histori të re.

Akrepi

Kjo e mërkurë do të jetë disi e turbullt dhe do të përballeni me sfida që do ju duhet ti kaloni. Gjithsesi mos jini negativ, pasi çdo gjë është kalimtare. Në sajë të dashurisë dhe ngrohtësisë që ju rrethon, do arrini të gjeni sigurinë në vete.

Shigjetari

I keni vendosur vetes objektiva të reja, të cilat do ju lejojnë që të zgjoni krijimtarinë tuaj. Sa i takon dashurisë kjo është një periudhë shumë e rëndësishme, sidomos nëse keni në plan të zyrtarizoni një lidhje.

Bricjapi

Do të keni mundësi të merrni pjesë në nisma të rëndësishme dhe interesante për karrierën tuaj. Do të jeni kokëfortë dhe nuk do të ndaleni përballë kritikave të të tjerëve. Sektori profesional do të jetë mjaft i favorizuar.

Ujori

Kjo ditë do të jetë shumë interesante dhe do ju lejojë që të bëni takime të reja. Mundësi të mira do të shfaqen para jush, të cilat do të rindezin pasionin. Jini romantik, dhe befasoni partnerin tuaj. Në këtë mënyrë lidhja juaj në çift, do të jetë më e gjallë.

Peshqit

Po përjetoni një sukses të madh në dashuri dhe kjo për shkak se do të jeni mjaft kurajozë. Spontaniteti juaj do të vlerësohet maksimalisht. Bëni kujdes sa i takon shëndetit, sidomos në mbrëmje.

Article Logic
Execution time: 0.0039901733398438