Ky është horoskopi për ditën e henë, 7 maj 2018 që IN Tv.al sjell për ju. Si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje?
Dashi. Të pëlqen të jesh një shenjë rebele, pra një person që dëshiron të thotë atë që mendon përballë çdo lloj situate, qoftë edhe përballë situatave kur je e paqartë në argumentet e tua apo dyshimet që nuk gjen qetësi. Në fakt sot, do të zgjedhësh që të heshtësh për dikë apo për gjërat që nuk të pëlqejnë.
Demi. Sot Hëna do të jetë aleati juaj. Do ishte mirë që të ruash qetësinë dhe të mos nervozohesh tepër përballë një situate të pasigurtë, pasi do ju prishej dita dhe do ndikonte në idetë dhe mendimet tuaja. Pranoje këtë situatë në mënyrë që ta nisësh javën mbarë.
Binjakët. Sot do të jetë një ditë jo e qetë për ju. Provo të jesh e sgurtë në vetvete dhe të mbash larg dyshimet apo mendimet e këqija që mund të ndikojnë në të ardhmen tuaj. Mëso që të kontrollosh gjendjen tënde të brendshme.
Gaforrja. Kushtojini vëmendje pakujdesive pasi në orët në vijim të ditës së sotme mund të prishin këtë ditë për ju. Kjo pasi Merkuri dhe Venusi do të bëjnë që ju të ndiheni dyshues dhe të pasigurtë ndaj rrethanave të caktuara. Jini të qetë.
Luani. Trego që je në gjendje të nisësh një javë të re (mbi të gjitha profesionale por edhe nga ana personale), në mënyrë intensive dhe të kujdesshme. Lejoni që kjo ditë ti sjellë situata në mënyrë të rastësishme për ju.
Virgjëresha. Çfarë ndodh me ju kur nuk ndiheni rkejtësisht të sigurtë me veten dhe aftësitë tuaja? Që silleni në mënyrë të dyshimtë, të pasigurtë dhe që gaboni? Ka një këshillë për këtë gjë. Qetësohuni dhe mos mendoni tepër. Veproni pa synuar që gjërat të jenë perfekte. Gjërat e mira do vijnë natyrshëm.
Peshorja. Një e hënë e trazuar kjo ditë e sotme për ju. Do të ndiheni dyshues dhe nuk do ju pëlqejnë gjërat përreth. Megjithatë Hëna do ju vijë në ndihmë në projektet dhe pasiguritë që keni.
Akrepi. Për ju do të jetë një ditë e qetë. Do të dini si të toleroni në situata të paqarta. Prisni një ditë plot dashuri e mirësi.
Shigjetari. Keni pasiguri të brendshmë por si duhet të reagoni ndaj kësaj situate? Thjesht duke pranuar dobësinë tuaj të dukshme dhe për ta kthyer atë në një “armë” të bukur përballë çdo gjëje dhe përballë të gjithëve. Kjo do të ishte zgjedhja e parë e saktë që do të bënit në këtë fillimjavë.
Bricjapi. Dita juaj do të jetë e mirë dhe plot ambicie. Duke shfrytëzuar aftësitë tuaja, ju do të ndiheni krenar për arritjet tuaja. Vazhdoni kështu por kujdes nga lakmitarët.
Ujori. Lejoni që të tjerët të merren me pasiguritë e tyre në mënyrë që ti vetë të kesh një ditë të qetë dhe pa stres. Asgjë nuk ju pengon këtë herë në objektivat tuaja.
Peshqit. Sot do të keni kundër Venusin dhe Neptunin. Një situatë jo e mirë do të bëjë që ju të mos silleni në mënyrë agresive. Në fund të fundit, ju jeni shenja e Peshqve dhe do të përballoni çdo gjë me sukses.