INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi për ditën e mërkurë, 2 shtator 2020/ Ja shenjat më me FAT, ters për…

Horoskopi për ditën e mërkurë, 2 shtator 2020/ Ja shenjat më me FAT, ters për…

Publikuar më: 08:32 02-09-2020

Dashi- Është më mirë të tregoheni të kujdesshëm e të mos i shihni shumë gjërat në aspektin jashtëm, por thelbin e tyre. Ambicia juaj sot do të njohë një rritje për shkak së është hëna ajo që stimulon pikërisht këtë ndjenjë.

Demi- Probleme në fushën profesionale sot do t’ju tensionojnë disi, por për fatin tuaj të mirë është Afërdita që jua bën mjaft interesant sektorin e dashurisë.

Binjakët- Nëse kohët e fundit jeni përballur me një situatë të vështirë në çift, sot situata do të fillojë të stabilizohet pak nga pak. Në planin financiar do e dini mirë çfarë të bëni që situata të mos përkeqësohet.

Gaforrja- Të jeni të zgjuar e dinakë nuk do të thotë të mos jeni korrektë, sepse janë të tjerët ata që përpiqen t’jua hedhin, ndërsa ju duhet të kundërveproni. Fati do të jetë me ju edhe në dashuri.

Luani- Dita juaj do të jetë më emocionuese sot. Nuk do të bëni asgjë pa marrë mendimin e partnerit/es dhe kjo do iu afrojë më shumë. Sa i përket financave, nëse tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet, situata do të normalizohet.

Virgjëresha- Do të jetë një ditë përgjithësisht e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do të zgjidhni disa zënka të vogla që keni pasur. Financat duhen menaxhuar me kujdes dhe maturi.

Peshorja- Për çiftet dita do të jetë paksa delikate. Nuk do të keni aspak dëshirë te merreni me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Me financat duhet të tregoni kujdes, pasi çdo vendim i nxituar do t’ju sjellë probleme.

Akrepi- Marrëdhënia me partnerin/en do të jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite. Komunikimi është një nga pikat tuaja më të forta. Ndërsa në planin financiar gjerat do të shkojnë ashtu si i kishit programuar.

Shigjetari- Duhet ta keni të qartë se nëse nuk arrini dot të vendosni ekuilibra dhe raporte të drejta mes angazhimeve profesionale dhe atyre sentimentale, gjërat do të shkojnë gjithmonë keq.

Bricjapi- Atmosfera në çift do të jetë e ngrohtë dhe harmonike sot. Me financat nuk do t’i keni mirë punët sepse do të shpenzoni jashtë mase.

Ujori- Edhe sot pritet një ditë përgjithësisht pozitive, pasi jeni akoma nën ndikimin e Mërkurit nga njëra anë dhe Afërditës në një orbitë favorizuese nga ana tjetër.

Peshqit- Sot mund të keni shumë shanse për të arritur rezultate pozitive në aspektin profesional, por do ta keni të vështirë të përqëndroheni, sepse Marsi nuk ju jep kohë. Ndërsa në jetën në çift do të keni debate dhe mosmarrëveshje me partnerin/en.

Article Logic
Execution time: 0.0033841133117676