INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi për sot 8 nëntor 2017

Horoskopi për sot 8 nëntor 2017

Publikuar më: 07:43 08-11-2017

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 8 nëntor 2017. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Do kuptoheni më së miri sot me atë që keni në krah dhe tensioni do fillojë të shuhet pak nga pak. Dita do jetë më pozitive se kurrë. Beqarët, do arrijnë të gjejnë personin e tyre ideal. Ka gjasa të filloni një etapë të re sot. Në planin financiar nuk do jeni me fat dhe situata do jetë problematike.

Demi

Sot do arrini të provoni nëse ai/ajo që keni në krah ju do aq sa thotë dhe se çfarë sakrificash mund të bëjë për ju. Do keni plot surpriza. Për beqarët do jetë një ditë normale dhe pa të reja. Merreni jetën ashtu si t’iu vijë. Me buxhetin duhet të merreni pak më tepër. Tregohuni më të organizuar.

Binjakët

Çiftet që kanë qenë në krizë do kenë disa ndryshime gjatë kësaj dite. Do tregoheni më tolerantë ndaj njeri-tjetrit dhe do pranoni të flisni hapur për gjithçka që ju shqetëson. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri dhe do mbeten sërish vetëm. Ndikimi i yjeve në planin financiar do jetë pozitiv.

Gaforrja

Sot do mësoni nga disa të njohur një gjë të fshehte që ua ka mbajtur partneri/ja dhe kjo do ndezë debatet dhe mosmarrëveshjet në çift. Kujdes me ato që do thoni. Beqarët nuk do jenë ende gati për të filluar ndonjë lidhje. Në planin financiar ka rrezik të bëni gabime të cilat do kenë pasoja te gjendja juaj financiare.

Luani

Dita e sotme do jetë e qëndrueshme dhe e qetë për të dashuruarit. Gjithçka do shkojë ashtu si e kishit menduar dhe do arrini t’i sqaroni edhe mosmarrëveshjet. Beqarët nuk do e takojnë dot as sot princin e tyre të kaltër, kështu që do ju duhet ende të presin. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi.

Virgjëresha

Ditë e paqëndrueshme dhe problematike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do bini dakord për asgjë me atë që keni në krah dhe do nxeheni për gjënë më të vogël. Beqarët do kenë një ditë interesante edhe pse nuk do e gjejnë princin e tyre të kaltër. Sa më shumë maturi në planin financiar.

Peshorja

Do ndiheni shumë të lumtur gjatë kësaj dite në krahët e partnerit/es tuaj, prandaj nuk do dëshironi të ndaheni për asnjë çast prej tij/saj. Edhe beqarëve nga ana tjetër do ju rrahë zemra fort falë takimeve shume emocionuese që do kryejnë. Financat nuk do jenë të këqija.

Akrepi

Ata që janë në një lidhje do kenë një ditë mjaft interesante sot. Do surprizoheni në çdo çast nga ai/ajo që keni në krah dhe shpesh do ndiheni si në ëndërr. Beqarët do ndihmohen nga Venusi për të pasur takimet e ëndërruara. Në planin financiar nuk duhet të abuzoni me shpenzimet nëse nuk doni probleme.

Shigjetari

Do i qëndroni shumë besnikë sot atij/asaj që keni në krah edhe pse personat që do ju vijnë rreth e rrotull do jenë shumë joshës. Në mbrëmje mund të keni edhe ndonjë darkë romantike me të dashurin tuaj të zemrës. Beqarët nuk do kenë mundësi të mira për të krijuar një lidhje. Financat do jenë problematike.

Bricjapi

Jeta në çift do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Do flisni më tepër me partnerin/en dhe me mirëkuptim do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet e së kaluarës. Beqarët do kenë disa takime, por do i marrin gjërat me shumë qetësi. Në planin financiar do përballeni me pasojat e gabimeve të së shkuarës, kujdes.

Ujori

Kritikat që do ju bëjë partner/ja sot do ju lëndojnë pa masë dhe do mbylleni në vetvete. Dita do jetë e zymtë për ju. Në fakt duhet të reflektoni me kujdes dhe do e kuptoni se gjithçka e ka bërë për të mirën tuaj. Beqarët do kenë mundësi me shumicë për të filluar aventura interesante. Financat do jenë të paqëndrueshme.

Peshqit

Pas disa debateve që keni pasur kohët e fundit sot dita do jetë më e qetë dhe më interesante. Do dini si të kërkoni falje dhe si të falni gjithashtu. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe do e gjejnë më shpejt sesa mendonin princin e tyre të kaltër. Në planin financiar duhet të merrni masa.

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604