INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi për sot/ Çfarë kanë parashikuar yjet për sot? Mesa duket fundjava për këto dy shenja pritet te jetë...

Horoskopi për sot/ Çfarë kanë parashikuar yjet për sot? Mesa duket fundjava për këto dy shenja pritet te jetë...

Publikuar më: 10:45 30-11-2018

Dashi –Sot do të fokusoheni në atë që doni më shumë. Do të jeni plot energji dhe plot dëshirë për të punuar. Nuk do të jetë e habitshme nëse shefat tuaj do të vëreni ndryshimin.

Demi– Sot do të haseni me disa pengesa të vogla, por do e gjeni veten të pamposhtur. Mos e lëshoni veten dhe mos u dorëzoni aspak, gjeni energjitë për të ecur përpara.

Binjakët– Një ditë plot emocione dhe ngjarje të bukura, do të jetë kjo e sotmja. Një vizitë në disa vende të reja do ju bëjë të ndiheni më të qetë dhe relaksuar.

Gaforrja – Sot është një ditë e mrekullueshme për jetën tuaj të dashurisë. Lumturia juaj mund të bëjë që disa njerëz të jenë ziliqarë, por mos u shqetësoni se nuk mund ti bëjnë asnjë gjë marrëdhënies suaj.

Luani –Do të zgjoheni me dëshirën për të bërë ndryshime dhe do kjo do ju motivojë. E gjithë dita do ju shkojë duke zgjidhur disa punë të vogla.

Virgjëresha–Sot do të jetë një ditë e këndshme plot me surpriza dhe ndryshime të paparashikuara. Ju mund të shkoni për një udhëtim të gjatë me të dashurin tuaj. Udhëtimi do të jetë shumë interesant dhe do të qetësojë nervat tuaja të trazuara.

Peshorja– Një ditë e mbushur me angazhime dhe takime do të jetë kjo e sotmja. Një telefonatë nga një mik do ju gëzojë pa masë. Bëni kujdes me shëndetin.

Akrep–Jini vigjilent, mbani sytë dhe veshët e hapur për të gjitha ngjarjet që ndodhin rreth jush. Intuita juaj po përpiqet t’ju tregojë diçka, besojini. Mendoni dhe veproni pozitivisht.

Shigjetari–Një ditë e vështirë, pasi do e gjeni veten të ngarkuar me takime të cilat janë delikate dhe me tensionues. Do të merrni një shumë parash të cilët e prisnit prej shumë kohësh.

Bricjapi–Ndërsa dita fillon, ju mund të merrni një ofertë për të lënë gjithçka dhe për të nisur një udhëtim. Mendojuni mirë përpara se të vendosni. Edhe pse nuk e keni aspak të lehtë të hiqni dorë nga jeta juaj, ky është një vendim që ju takon vetëm ju.

Ujori – Ju jeni të zhgënjyer dhe kërkoni ngushëllim tek miqtë. Mos u largoni nga problemet, përkundrazi përballuni me forcë dhe besim, për ta rikthyer jetën tuaj në rrugën e duhur. Kuptoni se sfidat janë pjesë e jetës së secilit.

Peshqit –Ju do të shfaqni dashamirësi dhe bujarë sot për të ndihmuar dikë që ka nevojë. Në punë do të merrni lavdërime për përpjekjet që keni bërë dhe përkushtimi juaj do të vlerësohet. Gjeni një mënyrë për të balancuar jetën profesionale dhe personale për të shmangur çdo konflikt.

Article Logic
Execution time: 0.0039358139038086