INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi për sot data 14 shkurt 2018

Horoskopi për sot data 14 shkurt 2018

Publikuar më: 07:32 14-02-2018

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 14 shkurt 2018 që IN Tv.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Nëse jetoni një histori dashurie të lumtur, mbrëmja favorizon të jetë shumë premtuese. Marrëdhënia me partnerin/en do të jetë e shkëlqyer dhe do të forcojë dashurinë tuaj. Nëse jeni vetëm ju do të duhet të jeni të kujdesshëm dhe do të duhet të zgjidhni me kujdes miqtë me të cilët do shoqëroheni! Projekte të reja mund të shfaqen në horizont, madje edhe mundësia e udhëtimit për punë.

Demi

Gjendja tani është me ngjyrë gri dhe përveç problemeve familjare shtohen edhe ato me partnerin/en. Ju do të kaloni nga harmonitë e bukura në çift, në argumente të zemëruara për gjëra të kota! Dita e Shën Valentinit shkatërrohet nga xhelozia për shumë beqarë. Disa probleme në punë do të peshojnë shumë në vendimet tuaja, por mos u dorëzoni, mundohuni të ecni përpara.

Binjakët

Hëna në shenjën tuaj nxjerr në pah çështjet sentimentale. Prania e yjeve dashamirëse është fuqishëm për të siguruar dashurinë e bukur. Beqarët do të jenë në gjendje të bëjnë njohje të reja, por vështirë se do të angazhohen me ndokënd. Një periudhë shumë kreative për shumicën e të lindurve të Binjakëve. Mundësi suksesi në çdo fushë. Ju do të jeni vullkan idesh!

Gaforrja

Dashuria dhe erosi sot lëshojnë duart dhe ju ofrojnë një përzierje shumë të nxehtë. Ajo çfarë ju pret me partnerin/en do të jetë një mbrëmje fantastike, Dita e Shën Valentinit forcon ndjenjat tuaja! Beqarët do të jenë mjaft tërheqës gjatë kësaj dite dhe të gjithë sytë do jenë të fokusuar tek ata. Mendimi i profesionit do të zërë një pjesë të kohës suaj, mbi të gjitha ju do të jeni në gjendje të zgjidhni çdo problem në punë.

Luani

Disa persona në çift do t'i bëjnë dialogët dhe shkëmbimet e të kuptuarit me partnerin/en të çuditshëm. Është një periudhë shumë larg mërzitjes për ju Luan! Për beqarët do të jetë një ditë për tu jetuar me intensitet të madh, yjet kanë rezervuar takime interesante! Me Hënën në shenjën tuaj, do të keni pak shqetësime lidhur me marrëdhëniet me kolegët në ambientin e punës.

Virgjëresha

Në frontin e dashurisë do ndjeni një dëshirë të fortë për të riorganizuar letrat që keni në dorë dhe për të larguar rutinën ku jeni përfshirë. Organizoni një mbrëmje romantike me stil. Hëna kalon në fushën e gjashtë dhe fton beqarët të bëjnë gjëra të reja. Kthehuni në lojën e dashurisë. Mundësi dhe një lëvizje e madhe në frontin profesional, është merita e krijimtarisë dhe energjisë suaj.

Peshorja

Do të jeni më të disponueshëm se zakonisht në marrëdhënien tuaj në çift dhe madje edhe më të prirur për manifestime afektive që do ta befasojnë partnerin/en. Yjet njoftojnë një ditë të qetë për beqarët dhe gjithashtu mjaft magjepsës dhe të aftë për të goditur zemrat e të tjerëve. Përpjekjet tuaja në punë do të shpërblehen, shpejt mund të arrini qëllimet e dëshiruara.

Akrepi

Yje të veçantë në dashuri, por Hëna ju shikon shtrembër duke rrezikuar të kryeni ndonjë gafë, të thoni diçka që nuk duhet ta bëni. Fatmirësisht nuk do të jetë asgjë serioze! Ata që janë vetëm do të merren shumë me një mik/e i/e cili do të jetë i zhytur në mendime! Mundësi të reja në aspektin profesional, që duhen marrë parasysh për të vazhduar në rrugën tuaj pa ndërprerje.

Shigjetari

Ata që janë në çift do të kenë ndihmën e Mërkurit dhe Hënës për të ngacmuar me ide të reja dhe mënyra të reja argëtimi për kuriozitetin dhe interesin e të dashurit/ës. Ditë e madhe për zemrat e vetmuara, shumë prej jush mund të takojnë shpirtin binjak dhe të bien në dashuri. Ditë e mbushur me ide dhe mundësi të reja edhe për punën. Nëse jeni duke pritur për një ndryshim shumë shpejt do të vijë.

Bricjapi

Gjithçka është ok në fushën e dashurisë. Hëna dhe Mërkuri lehtësojnë dialogun dhe nxisin komunikimin, por gjithashtu rrisin simpatinë tuaj. Lajm i mirë vjen edhe për beqarët, do të jenë të sigurt edhe në frontin e dashurisë! Sektori profesional është duke marshuar mirë dhe faktet e vërtetojnë atë. Edhe ata që punojnë të pavarur do ta vënë re atë.

Ujori

Me Hënën në shenjë, zemra dhe Dita e Shën Valentinit po jetojnë një ditë magjepsëse. Madhështore do të jetë edhe mbrëmja për ata që janë në çift. Beqarët sot do të jenë në kërkim të risive dhe fantazive të reja që do të zgjojnë emocione të forta tek ata. Në qartësinë e punës dhe vigjilencës mendore, yjet do t'ju tregojnë se çfarë hapash duhet të ndërmerrni për të siguruar rezultatet e dëshiruara.

Peshqit

Marrëdhënia me partnerin/en vazhdon pa pasur tronditje, sot ju do të jeni të pasionuar dhe shumë të dashur. Me Venusin në shenjën tuaj, mbrëmja do të jetë fantastike! Për beqarët do të jetë një ditë e këndshme dhe e mbushur me lajme të mira, takime të shkëlqyera në mbrëmje. Mund të ndiheni nën presion në punë. Vështirësitë aktuale së shpejti do t’i lënë hapësirë perspektivave të mira!

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102