Ky është horoskopi për ditën e mërkurë, 15 nëntor 2017. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Edhe pse nuk do të jeni shumë në qejf gjatë kësaj dite, përsëri do mundoheni të ruani një klimë harmonike tek ata që ju rrethojnë. Beqarët nuk do mund t’i rezistojnë dot sharmit të personave që do takojnë. Ditë me fat për financat do arrini ta mbani nën kontroll buzhetin.
Demi
Venusi premton një ditë të gëzuar. Mendoni vetëm për të sotmen, lëreni pas atë që do të vijë më vonë. Neptuni do t’iu sjellë shumë fat me financat. Gjithsesi mirë është të mos ndërmerrni shumë rreziqe dhe të mos bëni shumë shpenzime.
Binjakët
Shfrytëzojeni sot çdo moment deri në maksimum dhe tregohuni më tolerantë. Mos bini në pesimizëm, por mendoni pozitivisht. Intuita nuk do t’iu çojë në rrugë të gabuar në planin financiar. Mos iu besoni të gjithëve.
Gaforrja
Marrëdhënia juaj në çift do bazohet te sinqeriteti sot. Secili nga partnerët do respektojë tjetrin dhe mendimet e tij. Nuk do jeni më një çift tradicional, por do tentoni të provoni edhe gjëra të reja e të veçanta. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë me statusin që kanë.
Luani
Mos u tregoni kokëfortë dhe pranojini disa gabime. Tregohuni pak më liberalë në mendimet që keni. Do keni fat, por mundohuni të mos shkëputeni nga realiteti. Me paratë nuk do të keni probleme, mjafton të mos e teproni me blerjet.
Virgjëresha
Mos u merrni me spiunllëqe por shikoni punët tuaja. Është mirë të mos ngatërroheni, sepse mund ta pësoni keq. Kujdes me thashethemet. Keni përreth njerëz që nuk ju duan aspak. Beqarët do kenë takime interesante nga të cilat do dalin të kënaqur. Financat do i menaxhoni me maturi.
Peshorja
Ka mundësi të keni një takim vendimtar, i cili mund t’iu sjellë lumturinë e kërkuar. Neptuni do t’iu ndihmojë të zgjidhni disa probleme me paratë. Gjithsesi shmangni operacionet e mëdha dhe shpenzimet.
Akrepi
Një ditë e stresuar dhe shumë e lodhshme. Keni nevojë për disa pushime të vogla. Shkëputuni nga njerëzit që ju rrethojnë dhe përpiquni të gjeni një ambient të ri. Kujdes për ndonjë problem me punën. Shëndeti paraqitet i mirë.
Shigjetari
Më në fund do bashkëpunoni më shumë me atë që keni në krah dhe do flisni për tema të ndryshme. Tregohuni më të duruar, sepse po tentuat të krijoni një lidhje, do lëndoheni. Mos merrni vendime të rëndësishme në planin financiar.
Bricjapi
Vendosni pak rregull para se të arrini në katastrofë. Kujdes me çdo gjë që do thoni, sepse mund të lindin mosmarrëveshje të mëdha. E keni vetë në dorë pastaj për të zgjedhur metodën e joshjes. Me paratë do të keni mjaft probleme.
Ujori
Bëni vetëm pak kujdes me tendencën për të dominuar gjithçka. Në planin financiar duhet më shumë maturi. Studiojini mirë gjërat para se të merrni vendime. Bëni kujdes me shpenzimet pamenduara si dhe ruani shëndetin.
Peshqit
Do të flisni shumë me atë që keni në krah sot, por do ta kuptoni se nuk keni të njëjtat mendime mbi tema të caktuara. Nëse jeni beqarë, ka pak mundësi që të gjeni personin e duhur. Për sa iu përket shpenzimeve ka mundësi që të vendosni ekuilibër.