INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi për sot data 18 nëntor 2017

Horoskopi për sot data 18 nëntor 2017

Publikuar më: 09:23 18-11-2017

Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 18 nëntor 2017. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Për pjesën më të madhe të çifteve dita e sotme do jetë e qëndrueshme. Vetëm ata që kanë pasur probleme serioze para disa kohësh do jenë në një periudhë reflektimi. Beqarët do kenë mundësi për takime, por nuk do preferojnë ta ndajnë jetën e tyre me dikë. Ndihen mirë dhe ashtu si janë. Financat do i menaxhoni me shumë maturi.

Demi

Më në fund do bashkëpunoni fort me partnerin/en gjatë kësaj dite dhe gjithçka do shkojë për mrekulli së bashku. Do i sqaroni edhe debatet e vogla që keni pasur prej kohësh. Beqarët duhet ta harrojnë turpin nëse duan të gjejnë një person për ta pasur në krah përgjithmonë. Në planin financiar duhet të merrni masa.

Binjakët

Do i merrni me shaka kritikat e partnerit/es tuaj sot dhe nuk do mërziteni aspak. Marrëdhënia në çift do jetë përgjithësisht pozitive. Beqarët do lodhen së kërkuari, por pa fat. Mendoni të qëndroni më tepër me miqtë dhe të argëtoheni. Në planin financiar duhet të hiqni dorë nga shpenzimet.

Gaforrja

Ditë e ndërlikuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Mundohuni që herë pas here të hapni rrugë dhe të mos i vazhdoni debatet e nisura nga partneri/ja. Beqarët duhet të dëgjojnë më shumë zemrën sesa arsyen. Në planin financiar duhet të prisni edhe disa ditë për t’u përballur seriozisht me problemet, merrni masat.

Luani

Sot do e keni të vështirë t’i qëndroni besnik personit që keni në krah sepse personat që do ju joshin do jenë të shumtë. Kujdes sepse nëse hidhni ndonjë hap të gabuar do pendoheni për gjithë jetën. Klima yjore do jetë e përshtatshme që beqaret të kenë takime të mrekullueshme. Financat do përmirësohen ndjeshëm.

Virgjëresha

Nëse jeni në një lidhje do e rigjeni entuziazmin e fillimit të lidhjes suaj. Do dashuroni ashtu si ta ndjeni dhe do ndiheni për mrekulli. Beqarët më mirë të qëndrojnë vetëm edhe sot sesa të fillojnë një lidhje që do i lëndojë. Situata financiare do jetë e qëndrueshme dhe e kënaqshme. Nuk do keni shqetësime.

Peshorja

Saturni do ndikojë mjaft në jetën tuaj në çift sot. Fatkeqësisht ai do ju nxitë të jeni më kokëfortë me atë që keni në krah dhe të mos hapni rrugë për asnjë çast. Beqarët do kalojnë momente të këndshme pranë miqve dhe disa shokëve të tyre. Financat do kenë përmirësime të dukshme.

Akrepi

Sot do bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël vetëm e vetëm për të rikthyer alegrinë dhe entuziazmin në jetën tuaj në çift. Priten momente të papërshkrueshme. Beqarët do flirtojnë pa fund, por nuk do arrijnë ta gjejnë personin që do ju përshtatet më tepër. Në planin financiar do i zgjidhni të gjitha problemet.

Shigjetari

Dialogu dhe mirëkuptimi do jenë fjalët kyçe të kësaj dite. Gjithçka pritet të shkojë më së miri mes jush dhe partnerin/es tuaj sot. Beqarët do e kenë të vështirë ta gjejnë princin e tyre të kaltër edhe për shkak se nuk do kenë kohën e mjaftueshme për ta kërkuar atë. Në planin financiar mos prisni që situata të destabilizohet që të merrni masat e duhura.

Bricjapi

Humori juaj do ndryshojë shpesh gjatë kësaj dite dhe kjo mund të sjellë disa probleme me partnerin/en. Mundohuni ta përmbani veten sepse edhe durimi e ka një kufi. Beqarët do vazhdojnë të ëndërrojnë ende për princin e tyre të kaltër, por nuk do kenë të reja. Në planin financiar do e dini shumë mirë atë që duhet të bëni.

Ujori

Për një jetë sa më të bukur në çift duhet t’i shtoni dozat e fantazisë sot. Largojeni rutinën e cila po e mbyste pak nga pak lidhjen tuaj. Beqarët do jenë më të disponueshëm ndaj takimeve dhe do argëtohen pa fund me personat që do i ftojnë. Në planin financiar gjithçka mund të shkojë më së miri nëse kontrolloni mirë shpenzimet.

Peshqit

Si ju ashtu edhe partneri/ja do jeni shumë pasionantë gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të mrekullueshme së bashku dhe do i shprehni me çdo mënyrë ato që do ndjeni. Beqarët nuk do e kenë mendjen tek dashuria. Nëse doni që financat të mos kenë probleme mos filloni operacione të rrezikshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605