Ky është horoskopi për ditën e martë, 26 dhjetor 2017 që In Tv.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Jeta në çift do jetë mjaft e privilegjuar gjatë kësaj dite dhe gjithçka që keni dëshiruar do ju plotësohet. Partneri/ja do ju gjendet pranë dhe do ju përkrahë për gjithçka. Beqarët do kenë disa takime, por personat që do kenë afër nuk do kenë asgjë të përbashkët me ata që kanë ëndërruar. Ne planin financiar do ketë disa vështirësi të vogla.
Demi
Ditë e mbushur me momente të lumtura kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni më së miri pranë atij/asaj që keni në krah dhe nuk do e mendoni për asnjë çast të qëndroni larg tij. Beqarët do jenë shumë të turpshëm dhe nuk do i pranojnë ftesat që do ju bëhen. Në planin financiar do ta stabilizoni situatën.
Binjakët
Nëse keni pasur debate në çift sot do i sqaroni ato një nga një dhe do jeni disi më të qetë. Toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Beqarët nuk do jenë me shumë fat në dashuri dhe do mbeten sërish vetëm. Buxheti do fillojë të ekuilibrohet dalëngadalë.
Gaforrja
Jeta juaj në çift do mbrohet gjatë gjithë kohës nga yjet sot. Intimiteti do marrë më tepër përparësi dhe emocionet do jenë të fuqishme. Shfrytëzojeni sa të mundni ditën. Beqarët do mbeten sërish vetëm edhe pse nuk do rreshtin së kërkuari. Në planin financiar mund të përballeni me probleme serioze.
Luani
Nuk do keni asnjë problem në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite, përkundrazi do tregoheni më të hapur me të dhe do i shprehni pa fund ndjenjat. Beqarët duhet ta lënë veten të lirë dhe të bëjnë atë që ndiejnë. Në planin financiar do jetë dita e duhur për të bërë një riorganizim të situatës.
Virgjëresha
Ditë shumë e qëndrueshme dhe pa asgjë të veçantë kjo e sotmja për të dashuruarit. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe mos mendoni aspak për opinionet e të tjerëve. Beqarët do dashurohen pas disa personave shumë më të vegjël se ata, por që mund t’i bëjnë më të lumtur se kushdo tjetër. Në planin financiar kënaquni me situatën.
Peshorja
Do afroheni më tepër me partnerin/en gjatë kësaj dite dhe marrëdhënia në çift do jetë e ngrohtë. Do e keni më të lehtë edhe për t’i shprehur ndjenjat. Beqarët do kërkojnë gjithë kohës, por më kot. Nuk është kjo dita e tyre më me fat. Në planin financiar duhet të zgjidhni sa më parë problemet e vogla.
Akrepi
Ditë plot diell dhe ngjyra kjo e sotmja për të dashuruarit. Do kuptoheni më së miri me partnerin/en tuaj dhe gjërat do shkojnë më së miri mes jush. Beqarët do kenë disa takime, por do e kenë të vështirë të bëjnë një zgjedhje. Merrni kohën e duhur. Financat do jenë goxha problematike, shmangni investimet.
Shigjetari
Do jeni në ankth sot ju të dashuruarit dhe nuk do jeni të sigurtë për hapat që duhet të hidhni. Mos u nxitoni për asgjë nëse nuk doni të keni probleme. Beqarët me shumë gjasë do bien në dashuri dhe jeta e tyre mund të ndryshojë përgjithmonë. Në planin financiar do mbizotëroje gjatë gjithë kohës ekuilibri.
Bricjapi
Jeta juaj në çift do jetë e mbrojtur gjatë gjithë kohës. Do keni një komunikim të ngrohtë me partnerin/en dhe do zgjidhni çdo mosmarrëveshje të vjetër. Beqarët ka gjasa të bien në dashuri me personin e gabuar dhe pas disa kohësh kjo do ketë pasoja. Situata financiare do jetë goxha e qëndrueshme.
Ujori
Për pjesën më të madhe të atyre që janë në një lidhje nuk do ketë aspak probleme sot. Do e shfrytëzoni kohën kur të jeni pranë parterit/es dhe do flisni lirshëm me të. Beqarët do tregohen të rezervuar dhe do kenë turp t’ia shprehin pëlqimin dikujt. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe mos ndërmerrni rreziqe.
Peshqit
Kjo ditë do jetë një nga më të bukurat e këtij viti. Do jeni në një mendje me partnerin/en tuaj për gjithçka dhe emocionet që do përjetoni nuk keni për t’i harruar gjithë jetën. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë nëse nuk duan të lëndohen. Nuk është ende koha e duhur për lidhje. Në planin financiar mos bëni çmenduri me shpenzimet.