INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI  SOT: 2 Tetor. Wow! Para, dashuri, vlerësim... I paska të gjitha, mos e humbisni

HOROSKOPI SOT: 2 Tetor. Wow! Para, dashuri, vlerësim... I paska të gjitha, mos e humbisni

Publikuar më: 08:32 02-10-2017

Horoskopi sot.

DASHI
Sot duhet te bëni shume përpjekje ju te dashuruarit ne mënyrë qe ta mbani siç duhet ritnim e jetës tuaj ne çift. Po bëtë gabime me fjalët dhe po u nxituat te merrni vendime te parëndësishme situata do ju dale jashtë kontrollit. Beqaret do ndihen te lire te bëjnë atë qe do dëshirojnë. Dita për ta do jete me shume fat. Ne planin financiar do jeni tej mase te përgjegjshëm dhe nuk do keni surpriza te këqija.

DEMI
Ka shume mundësi qe sot ju te dashuruarit te kaloni një dite te jashtëzakonshme dhe te mbushur me emocione te veçanta. Shpesh nuk do e besoni as vete qe jeni ne realitet. Beqaret nuk duhet te kërkojnë persona perfektë pasi ata nuk ekzistojnë. Me mire do jete te kthehen sa me pare me këmbë ne toke. Gjendja e financave do jete e jashtëzakonshme kështu qe mund te bëni edhe investime.

BINJAKET
Për ata qe janë ne një lidhje Urani do provokoje probleme dhe debate te forta. Do e ngrini zërin me shume sesa duhet ne disa momente dhe do ndiheni vërtet keq. Për beqaret nuk do ndodhe ndonjë gjë e jashtëzakonshme kështu qe atyre do ju duhet te presin edhe pak për ndryshime. Ne planin financiar me mire do jete t'i bëni me kujdes llogarite sepse vetëm kështu nuk do përballeni me vështirësi.

GAFORRJA
Nëse jeni ne një lidhje, përgatituni për ngjarje te rëndësishme sot. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbë te dorës dhe do mundohet t'ua plotësojë te gjitha dëshirat një e nga një. Beqaret nuk duhet te pranojnë ftesën qe do ju bëhen sepse personi do ketë synime te këqija. Shpenzimet duhet te mësoni t'i kontrolloni ne mënyrë qe gjendja te mos ketë asnjë tronditje.

LUANI
Jeta juaj ne çift ka për te qene me e mire se me pare sot, megjithatë nuk do ndiheni plotësisht te qete. Diçka do ua mundoje shpirtin dhe zemrën. Beqaret do arrijnë te krijojnë me ne fund një lidhje serioze, e cila do ua ndryshoje tërësisht rrjedhën e jetës. Ne planin financiar duhet te luftoni shume me veten tuaj ne mënyrë qe te ruani një situate te qëndrueshme dhe jo problematike.

VIRGJERESHA
Sot nuk do jete dite e shkëlqyer për ju te dashuruarit, megjithatë as probleme serioze nuk keni për te pasur. Mundohuni te mendoni paksa edhe për te ardhmen. Beqaret do kenë një dite te mbushur me surpriza te jashtëzakonshme. Ka shume mundësi qe jeta e tyre te ndryshoje përgjithmonë. Buxhetin do dini si ta organizoni dhe nuk ka për t'iu dale asnjë lloj e papriture.

PESHORJA
Jeta juaj ne çift do marre një drejtim me te mire sot. Do jeni me te logjikshëm dhe madje do kërkoni falje për disa gabime te bëra me herët. Beqaret do ndihen te lire te joshin e te dashurojnë cilindo person. PR ta nuk do ketë kurrfarë limiti. Ne planin financiar gjendja do jete me e normalizuar nga me pare. Nëse doni qe gjithçka te ece si duhet shmangni edhe investimet e programuara.

AKREPI
Edhe pse partneri do jete me humor te keq gjate kësaj dite, ju do arrini ta qetësoni situatën dhe do siguroni një ambient te qete. Ne disa momente do jeni te detyruar te hidhni poshtë edhe ato qe keni thënë me pare. Beqaret nuk do duan te bëjnë ndryshime ne statusin e tyre dhe kjo do i shtyje te refuzojnë çdo lloj ftese. Te ardhurat do përmirësohen me shpejt nga sa e mendonit.

SHIGJETARI
Nëse bëni te gjitha përpjekjet e duhura, jeta juaj ne çift do jete harmonike dhe e begate sot. Nga ana tjetër nëse vazhdoni te tregoheni kokëfortë e te pamatur gjerat do marrin tatëpjetën. Beqaret ka rrezik te jene impulsive dhe do hedhin hapa te pamenduara mire. Për financat do jete një dite me shume fat. Do i zgjidhni te gjitha problemet dhe do mund te bëni edhe shpenzimet e ëndërruara.

BRICJAPI
Do keni me shume besim tek partneri juaj gjate kësaj dite dhe se bashku me te do jeni gati te provoni çdo lloj eksperience. Beqaret duhet te veprojnë me shume takt qe ta joshin sa me shpejt personin qe pëlqejnë. Mbrëmja do jete vërtet emocionuese për ta. ne planin financiar yjet do ndikojnë pozitivisht dhe do ju sjellin fat me shumice. Shfrytëzojeni rastin për te hequr ndonjë para mënjanë.

UJORI
Do keni me tepër besim tek partneri juaj sot dhe do mundoheni ta surprizoni atë ne çdo moment. Ndjenjat për njeri-tjetrin do jene me te forta e me te veçanta se asnjëherë. Beqaret do kenë sukses te garantuar ne dashuri. Jeta e tyre do filloje te marre një tjetër drejtim akoma me te mire. Buxheti do përmirësohet fale disa te ardhurave qe do fitoni nga një pune e mbaruar me sukses.

PESHQIT
Debatet ne jetën tuaj ne çift do jene shume te forta sot dhe ne disa momente do ndiheni keq pranë partnerit. Do prekni tema delikate te cilat gjithmonë e ndezin atmosferën. Beqaret duhet te distancohen nga personat shume te mëdhenj ne moshe dhe me shume para. Buxhetin do e përkeqësoni me dorën tuaj pasi disa shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni.

Article Logic
Execution time: 0.0038199424743652