INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi sot, data 2 nëntor 2017

Horoskopi sot, data 2 nëntor 2017

Publikuar më: 07:42 02-11-2017

Ky është horoskopi për ditën e enjte, 2 nëntor 2017. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Nëse nuk fiksoheni shumë pas defekteve dhe të metave të partnerit/es tuaj, kjo ditë do jetë shumë e këndshme për t’u jetuar. Mundohuni sa të mundni! Ambienti yjor do e shtojë dëshirën e beqarëve për të rimuar dashurinë me përjetësinë. Planetët do bëjnë gjithçka për ta realizuar këtë. Edhe në planin financiar do keni fat.

Demi

Nëse keni pasur probleme me partnerin/en tuaj, kjo ditë do jetë mjaft e favorshme për të bërë hapat e parë dhe për të vënë çdo gjë në rregull. Beqarët do jenë të përkëdhelurit e planetëve. Një takim do iu sjellë lumturinë. Në sektorin financiar do ndërmerrni rreziqe por do ia dilni mbanë me sukses.

Binjakët

Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj nuk do jetë dhe aq e qetë. Në fakt ndjeshmëria e tepërt dhe etja për ngrohtësi do e ndërlikojnë marrëdhënien me partnerin/en tuaj. Do keni goxha keqkuptime! Nëse jeni beqarë nuk duhet të nxitoheni për asgjë në mënyrë që mos zhgënjeheni nga dashuria. Do jeni shumë të zotët me menaxhimin e financave.

Gaforrja

Kjo ditë nuk do jetë shumë e favorshme për ata që janë në çift. Komunikimi do jetë i vështirë dhe mërzitja do të shtohet. Më shumë sesa ndjenja reale do keni iluzione. Venusi do i ndihmojë beqarët të joshin dhe të krijojnë një lidhje me një person inteligjent dhe që do i bëjë të ndihen mirë. Këshillohuni me dikë për financat për të rritur të ardhurat.

Luani

Jeta juaj sentimentale nuk do jetë shumë e qetë për shkak të turbullirave planetare. Do keni aq shumë kërkesa saqë ai që keni në krah nuk do dijë çfarë të bëjë më parë. Nga darka gjerat mund të ndryshojnë. Për beqarët nuk do ketë asnjë të re. Të ardhurat financiare do të rriten.

Virgjëresha

Marrëdhënia me partnerin/en do jetë e mirë. Do i kushtoni shumë rëndësi atij dhe do ia plotësoni të gjitha dëshirat. Beqarët do joshin pa pushim dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë që dëshirojnë. Do kaloni momente të mrekullueshme dhe emocionet do jenë të mëdha. Fati do iu buzëqeshë edhe në sektorin e financave.

Peshorja

Bëni kujdes gjatë kësaj dite mos bini në rrjetën e dikujt tjetër. Personi do jetë mjaft simpatik dhe tërheqës dhe mund t’ua prishë mendjen. Mos harroni se keni dikë në krah i cili iu dashuron marrëzisht. Beqarët do kenë një jetë sentimentale të mbushur me emocione. Planetët do jenë të favorshëm për financat.

Akrepi

Jeta juaj në çift do jetë shumë e lehtë për t’u jetuar dhe mjaft harmonike. Do jeni joshës dhe partneri/ja nuk do rezistojë t’iu qëndrojë larg për asnjë moment. Mund të bëni plane edhe për ndonjë udhëtim së bashku. Beqarët është më mirë të qëndrojnë edhe sot vetëm sepse në dashuri nuk do kenë fat. As me financat nuk do i keni punët mirë.

Shigjetari

Edhe sot lidhja juaj me partnerin/en nuk do jetë e qëndrueshme. Komunikimi do të zbehet dhe herë pas here do e vini në dyshim të ardhmen së bashku. Ambienti i beqarëve do të favorizojë takimet. Tregohuni më të hapur. Sinqeriteti do të vlerësohet shumë. Kujdes me financat.

Bricjapi

Do keni dëshirë të dilni e të argëtoheni sot. Partneri/ja do ua plotësojë qejfin, por tregohuni të vëmendshëm sepse ai mund t’i hedhë sytë edhe diku tjetër. Mund të lindin edhe skena xhelozie. Beqarët nuk do dëshirojnë të krijojnë lidhje. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme.

Ujori

Mos qëndroni për asnjë moment vetëm sot sepse jo vetëm që do mërziteni dhe do bini në pesimizëm, por mund të lindin edhe mosmarrëveshje me partnerin/en. Beqarët do të përjetojnë ndjenja të thella për dikë që e kanë njohur rishtazi. Që të mos përballeni me surpriza të pakëndshme në planin financiar duhet të tregoheni të matur.

Peshqit

Marrëdhënia që keni krijuar do jetë më e qartë dhe do kuptoheni mjaft mirë me njeri-tjetrin. Të gjitha këto do iu ndihmojnë të merrni vendime të rëndësishme. Beqarët duhet ta kërkojnë në çdo vend personin ideal. Do ta gjeni. Kujdes nga influenca negative e Marsit në planin financiar.

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766