INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi sot e martë 31 tetor 2017

Horoskopi sot e martë 31 tetor 2017

Publikuar më: 08:30 31-10-2017

Ky është horoskopi për ditën e martë, 31 tetor 2017. Njihuni me parashikimin për punën, financat dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Edhe pse nuk do të jeni shumë në qejf gjatë kësaj dite, përsëri do mundoheni të ruani një klimë harmonike tek ata që ju rrethojnë. Beqarët nuk do mund t’i rezistojnë dot sharmit të personave që do takojnë. Në planin financiar situata do vijë duke u përmirësuar falë menaxhimit tuaj të mirë.

Demi

Venusi premton një ditë të gëzuar. Mendoni vetëm për të sotmen, lëreni pas atë që do të vijë më vonë. Neptuni do t’iu sjellë shumë fat me financat. Gjithsesi mirë është të mos ndërmerrni shumë rreziqe dhe të mos bëni shumë shpenzime.

Binjakët

Shfrytëzojeni sot çdo moment deri në maksimum dhe tregohuni më tolerantë. Mos bini në pesimizëm, por mendoni pozitivisht. Intuita nuk do t’iu çojë në rrugë të gabuar në planin financiar. Mos iu besoni të gjithëve.

Gaforrja

Marrëdhënia juaj në çift do bazohet te sinqeriteti sot. Secili nga partnerët do respektojë tjetrin dhe mendimet e tij. Nuk do jeni më një çift tradicional, por do tentoni të provoni edhe gjëra të reja e të veçanta. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë ende vetëm. Kujdes me shpenzimet.

Luani

Mos u tregoni kokëfortë dhe pranojini disa gabime. Tregohuni pak më liberalë në mendimet që keni lidhur me partnerin/en. Do keni fat, por mundohuni të mos shkëputeni nga realiteti ju që jeni vetëm. Me paratë nuk do të keni probleme.

Virgjëresha

Mos u merrni me spiunllëqe por shikoni punët tuaja. Është mirë të mos ngatërroheni, sepse mund ta pësoni keq. Kujdes me thashethemet. Keni përreth njerëz që nuk ju duan aspak. Në planin financiar maturia që do tregoni me të ardhurat do ju mbajë larg problemeve.

Peshorja

Ka mundësi të keni një takim vendimtar, i cili mund t’iu sjellë lumturinë e kërkuar atyre që janë ende vetëm. Neptuni do t’iu ndihmojë të zgjidhni disa probleme me paratë. Gjithsesi shmangni operacionet e mëdha dhe shpenzimet. Ditë e qetë për të dashuruarit.

Akrepi

Një ditë e stresuar dhe shumë e lodhshme. Keni nevojë për disa pushime të vogla. Shkëputuni nga njerëzit që ju rrethojnë dhe përpiquni të gjeni një ambient të ri. Kujdes për ndonjë problem me punën edhe me financat tregohuni të matur në shpenzime.

Shigjetari

Më në fund do bashkëpunoni më shumë me atë që keni në krah dhe do flisni për tema të ndryshme. Tregohuni më të duruar, sepse po tentuat të krijoni një lidhje, do lëndoheni. Mos merrni vendime të rëndësishme në planin financiar.

Bricjapi

Vendosni pak rregull para se të arrini në katastrofë. Kujdes me çdo gjë që do thoni, sepse mund të lindin mosmarrëveshje të mëdha. E keni vetë në dorë pastaj për të zgjedhur metodën e joshjes. Me paratë do të keni mjaft probleme. Takime pa fund për beqarët.

Ujori

Bëni vetëm pak kujdes me tendencën për të dominuar gjithçka. Në planin financiar duhet më shumë maturi. Studiojini mirë gjërat para se të merrni vendime. Bëni kujdes me shëndetin, do ndjeheni pak të dobët sot dhe të pafuqi.

Peshqit

Do të flisni shumë me atë që keni në krah sot, por do ta kuptoni se nuk keni të njëjtat mendime mbi tema të caktuara. Nëse jeni beqarë, ka pak mundësi që të gjeni personin e duhur. Për sa iu përket shpenzimeve ka mundësi që të vendosni ekuilibër.

Article Logic
Execution time: 0.004317045211792