INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi sot. Harmoni dhe mirëqenie financiare për këto shenja.

Horoskopi sot. Harmoni dhe mirëqenie financiare për këto shenja. "Njerëz paska lek sot"! Hidhini një sy

Publikuar më: 08:37 06-10-2017

Horoskopi sot.

Dashi Nëse jeni në një lidhje prej disa kohesh, ka shume gjasa të tundoheni nga dikush dhe të tentoni ta tradhtoni partnerin. Lidhjes suaj mesa duket po i vjen fundi. Financat nuk do jenë të këqija dhe situata do vazhdojë të jetë e njëjtë. Mund të blini pa frikë disa objekte të vogla për shtëpinë.

Demi Ka shumë mundësi që partneri juaj ta mbajë një premtim të bërë prej disa kohësh dhe kjo do iu bëjë të ndiheni për mrekulli. Bashkëpunimi me të do vazhdoje të jetë i fortë. Në planin financiar do kryeni transaksionet e duhura dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Nuk do keni për çfarë të ankoheni.

Binjakët Konfigurimi i yjeve do jetë shumë i favorshëm sot për jetën sentimentale të çifteve. Harmonia dhe mirëqenia do mbizotërojë gjatë gjithë kohesh. Për financat dita do jetë goxha e paqëndrueshme. Kujdes!

Gaforrja Ditë mjaft e qëndrueshme për të dashuruarit kjo e sotmja. Të dy do jeni me humor të mirë dhe do bëni gjithçka për të përjetuar sa më shumë emocione dhe kënaqësi. Në planin financiar nuk duhet të luani shumë me zjarrin sepse do digjeni keq.

Luani Nëse bëni pak më shumë lëshime gjatë kësaj dite ndaj atij që keni në krah, marrëdhënia mes jush do përmirësohet ndjeshëm. Në të kundërt mund të keni debate. Situata financiare nuk do jetë problematike.

VirgjëreshaFati do jetë gjatë gjithë kohës me ju në planin sentimental dhe gjithçka do shkojë më së miri. Madje do t’i sqaroni edhe disa debate që keni pasur apo disa mëri të së shkuarës. Në sektorin e financave duhet ta dyfishoni maturinë. Ulni edhe shpenzimet nëse nuk doni të ngeleni shpejt pa para.

Peshorja Ka rrezik të përballeni me zhgënjime të mëdha gjatë kësaj ditë në jetën tuaj sentimentale. Partneri po ua punon mbrapa krahëve prej kohësh dhe ju as që kishit kuptuar asgjë. Kapitali juaj buxhetor do rritet ndjeshëm dhe do ndiheni shumë herë më të qetë.

Akrepi Ditë përgjithësisht e ekuilibruar kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do t’i kushtoni shumë vëmendje disa kritikave të kota që do iu bëjë partnerin dhe do e toleroni atë. Financat duhet t’i menaxhoni me shumë rigorozitet dhe seriozitet. Vetëm kështu do kryeni shpejt investime e menduara.

Shigjetari Mos bëni gabimin e madh të provokoni xhelozinë partnerit tuaj sot sepse nuk do arrini dot ta kontrolloni situatën që do krijohet. Në planin financiar do kaloni një ditë paksa të vështirë, prandaj merrni masat e duhura.

Bricjapi Do të konfliktoheni shumë gjatë kësaj dite me atë që keni në krah dhe kjo nuk do iu lejojë të jetoni të qetë. Mundohuni te ruani qetësinë dhe të tregoheni pak më tolerante. Situata financiare do jetë më e mirë sesa mendoni, prandaj mund të kryeni shpenzimet e menduara.

Ujori Jeta juaj në çift nuk do jetë aspak si një lumë i qetë sot. Do jeni shumë xheloze dhe do reagoni në mënyrë të menjëhershme edhe sikur partnerit t’i hidhet një vështrim. Në planin financiar nuk duhet të dekurajoheni nga situata ekzistuese. Me pak mund dhe përkujdesje do arrini ta stabilizoni edhe këtë sektor.

Peshqit Do jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do tregoheni më të kuptueshëm me partnerin tuaj. Nga ana tjetër ai do mundohet me sa të mundë t’ua bëjë qejfin. Në planin financiar duhet të keni kujdes. Po shpenzuat pa limit do jeni të humbur.

Article Logic
Execution time: 0.0040380954742432