Dashi- Ditë përgjithësisht e qete kjo e sotmja për të dashuruarit. Do i jepni më shume rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni disa zënka të vogla që keni pasur. Mërkuri do iu gjendet pranë në çdo moment dhe nuk do iu lërë të shpenzoni pa u menduar.
Demi- Sektori i dashurisë në çift do shkojë më së miri gjatë kësaj dite. Përgatisni një darkë romantike me qirinj dhe muzikën tuaj të preferuar nëse doni që t’iu duket vetja si në ëndërr. Në planin financiar do kryeni investime dhe situata do jetë e qëndrueshme.
Binjakët- Dita e sotme nuk do jetë e favorshme për jetën sentimentale të çifteve. Ka rrezik që disa edhe ta tradhtojnë atë qe kanë në krah dhe më pas t’i japin fund lidhjes që kanë krijuar. Kujdes, mos u ndikoni nga emocionet e momentit. Financat nuk do jenë të këqija. Përfitoni!
Gaforrja- Neptuni do ndikojë më së shumti sot në jetën tuaj në çift dhe do kaloni një ditë mjaft delikate. Mos kërkoni të impononi mendimin tuaj për gjithçka sepse do përballeni me probleme te mëdha. Në planin financiar do bëni çmos ta mbroni sa më shumë buxhetin. Do ia dilni mbanë.
Luani- Jo vetëm që dita e sotme do jetë shumë e bukur për të dashuruarit, por edhe pasioni do jetë i zjarrtë. Pas një periudhe të qetë, do riperjetoni emocione pa mbarim. Nëse iu dalin probleme në planin financiar nuk duhet të alarmoheni, por duhet të zgjidhni gjithçka me kujdes.
Virgjëresha- Diskutoni hapur me partnerin tuaj sot për të gjitha problemet që keni pasur në çift. Me qetësi dhe maturi do zgjidhni gjithçka dhe do jeni më optimistë për të ardhmen. Planetët do jenë në anën tuaj në planin financiar dhe do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën. Shfrytëzojeni këtë mundësi!
Peshorja- Kur bëhet fjalë për ta mbrojtur dashurinë tuaj dhe atë që keni në krah, ju jeni mjaft luftarake dhe nuk toleroni aspak. Sot do e tregoni këtë gjë. Në planin financiar ka rrezik te përballeni me probleme serioze. Merrni masa sa më shpejt dhe mos i besoni askujt.
Akrepi- Ata që kanë pasur zënka me partnerin kohët e fundit do pajtohen gjatë kësaj dite dhe në mbrëmje do kalojnë momente më të bukura. Yjet do jenë gjatë gjithë kohës në anën tuaj. Në punë nuk ka ardhur ende koha të merrni vendime të rëndësishme apo të nënshkruani kontrata.
Shigjetari- Të shumtë do jenë yjet qe do krijojnë turbullira në jetën në çift gjatë kësaj dite. Lidhjes suaj do i mungojë qëndrueshmëria dhe do keni probleme të mëdha. Në planin financiar ka ardhur koha të ndiqni një strategji strikte.
Bricjapi- Falë influencës shumë të madhe të Plutonit, jeta në çift as për ju nuk do jetë e qetë. Do keni ide të ndryshme me partnerin dhe disa mund të shkojnë deri atje sa të tradhtojnë atë që kanë në krah. Ka mundësi që buxheti juaj të fillojë të përmirësohet që sot. Përfitoni për të hequr disa para mënjanë.
Ujori- Sektori i dashurisë do vazhdojë të jetë i mbrojtur nga yjet gjatë kësaj dite. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin dhe nuk do keni asnjë kontradikte. Ne planin financiar do keni disa tronditje të vogla, por probleme të mëdha nuk do ketë. Shpenzimet duhet t’i pakësoni.
Peshqit- Nëse kohet e fundit jeni përballur me një situate të vështirë ne çift, sot do i shikoni gjerat më me qartësi. Situata do fillojë të stabilizohet pak nga pak. Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni që situata të mos përkeqësohet.