INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi sot... Virgjëresha ju duhet ta lexoni me patjetër

Horoskopi sot... Virgjëresha ju duhet ta lexoni me patjetër

Publikuar më: 09:30 13-09-2017

Sot qenka një ditë shumë e bukur... lexojeni të gjithë dhe shikoni sesa gjëra të bukura ju presin, dita e sotme qenka e mbushur me surpriza...

Dashi – Jeni një njeri që ju pëlqen të dilni e të rrethoheni nga miqtë, ndaj të qëndruarit në shtëpi nuk është ndër aktivitetet tuaja të preferuara, sidomos nëse jeni vetëm. Nuk mund ta duroni vetminë e kjo do të bëjë që sot të kërkoni medoemos të takoni dikë.

Demi – Familja është tepër e rëndësishme. Pikërisht për këtë do t’ju kujtojnë sot, e kjo do t’ju bëjë që të kaloni një kohë të veçantë me familjarët. Ka shumë gjasë që dikush nga familja t’ju prezantojë me dikë që në të ardhmen të jetë më shumë sesa një mik i mirë.

Binjakët – Do të përballeni me dilemën që të qëndroni me miqtë apo të shkoni në shtëpi. E mira do të ishte të mos bëni asnjërën prej të dyjave, por diçka totalisht të re. Nëse keni kohë të lirë bëni një udhëtim, ose shpenzojeni kohën duke u marrë me një aktivitetet që nuk e bëni zakonisht.

Gaforrja – Jeni të ndërgjegjshëm që reputacioni i nevojshëm për t’u vlerësuar nga të tjerët nuk është diçka e lehtë për t’u ndërtuar. Momentalisht kjo mund të jetë në rrezik për shkak të temperamentit që po shfaqni kohët e fundit. 

Luani – Për një arsye apo një tjetër, disa tipa njerëzish kanë tendencën të varen nga ju. Por duket se ka ardhur koha të mos dëgjoni më problemet e të tjerëve, ndoshta pasi tashmë jeni ju që keni nevojë që t’ju dëgjojnë.

Virgjëresha – Pas disa ditësh që bën “lojëra”, dikush që keni pranë do të thotë atë që vërtetë mendon. Nëse e keni përzemër lëreni të mbarojë përpara se të flisni. Mos u habisni nëse përfundoni duke u parë në sy pa mundur të thoni asnjë fjalë.

Peshorja – Shenja juaj është e tejmbushur me sharm dhe me aftësinë për të bërë për vete këdo. Jo më kot të tjerët i shohin këto cilësi të pa rezistueshme. Megjithatë bëni kujdes dhe zgjidhni me kë tregoheni sharmantë, pasi e dini fare mirë sa e fuqishme është kjo aftësi. 

Akrepi – Nëse ndiheni të rënë moralisht, ndryshe nga zakonisht, ndoshta ka ardhur momenti të thoni hapur atë që po ju shqetëson. Sa më shumë e lini situatën pezull aq më keq do të ndiheni, e aq më shumë do ta keni të vështirë për të patur situatën nën kontroll.

Shigjetari – Nëse nuk po ia dilni për t’i rikthyer vetes humorin dhe energjinë që ju karakterizon ndoshta ka ardhur momenti të bëni pak pushim. Nëse problem qëndron diku tjetër dhe protagonist një është tjetër person bëni mirë që të flisni hapur, në mos kjo situatë do të vijojë për një kohë të gjatë.

Bricjapi – Situata financiare duket disi e lëkundur momentalisht, por mund të jetë dhe fakti që këto kohë keni qenë të shpërqendruar nga çështje më të rëndësishme që lidhen me profesionin tuaj. Sido të jetë, kushtojini pak më shumë vëmendje parave. 

Ujori – Ndoshta nuk e kuptoni çfarë po ndodh, megjithatë duhet të mbani në mendje që rebelimet verbale, sidomos pa arsye, nuk sjellin asgjë të mirë. Merreni shtruar dhe nëse ka diçka apo dikush që ju bezdis përdorni një gjuhë të moderuar, pa tensionuar situatën.

Peshqit – Shumë shpejt do t’ju duhet të merrni një vendim, të tregoni të vërtetën ose jo. Kjo nuk është diçka e zakonshme pasi normalisht ia dilni mbanë mjaft lehtë. Këtë herë, përdorni intuitën dhe merrni vendimin që ju leverdis më shumë.

Article Logic
Execution time: 0.003993034362793