Vrasja e femrave nuk po ndalet. Një studente është masakruar dhe trupi i saj gjysmë e zhveshur, është gjendur i futur në një valixhe në Ukrainë.
19-vjeçarja ishte vrarë dhe më pas ishte hedhur në një kosh mbeturinash siç ishte në valixhe, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për vrasje.
Daria Bilous u gjet nga banorët e zonës e coptuar në valixheje, ndërkohë që veshur mbante vetëm reçipetat dhe pantallonat.
Dëshmitarët kanë deklaruar për policinë se kanë parë 5 burra duke mbajtur valixhen me trupin e studentes brenda, përpara se të zhdukeshin.
Testet mjeko-ligjore tregojnë se studentja, e cila ishte duke ndjekur një kolegj profesional në qytetin Dnipro, vdiq nga mbytja.
Ajo gjithashtu kishte pësuar një goditje të fortë me një mjet të mprehtë në qafë.