INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HORROR/ Gjendet një kufomë e mbuluar me dhe në kantierin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit [EMRI]

HORROR/ Gjendet një kufomë e mbuluar me dhe në kantierin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit [EMRI]

Publikuar më: 11:26 21-06-2019

Një kufomë është gjetur sot në zonën ku po ndërtohet rruga e Arbrit. Viktima ishte mbuluar me dhe. Pas disa orësh përpjekje blutë kanë mundur të identifikojnë kufomën, që i përket një 45-vjeçari. Ai quhet Agim Meta dhe ishte denoncuar si i zhdukur nga familjarët prej 4 ditësh.

Mësohet se Agim Meta ka qenë në një nga dyqanet e fshatit dhe rreth orës 22.30 minuta të së martës është nisur për në banesë e cila ndodhej rreth 500 metra larg dyqanit. Banorë të zonës kujtojnë se ai mbante me vete edhe një bombul me gas të cilën po e çonte në banesën që prej asa dite nuk e pa më kurrë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë në zonë ku po punohet për hapjen e trasesë së rrugës së Arbrit drejt tunelit të Murrizes.
Firma punonte me 3 turne dhe një nga dyshimet është që mjetet firmës ta kenë shtypur pa e parë dhe më pas e kanë mbuluar me dhe.

Article Logic
Execution time: 0.0019121170043945