ISIS-i ka kryer vrasjen më të madhe në masë këtë vit, duke ekzekutuar 33 njerëz gjatë orëve te fundit, shkruan “The Independent”.
Grupi terrorist i ka kryer ekzekutimet makabre në shkretëtirën e al-Mayadin, në afërsi të qytetit strategjik të Deir Ezzor, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Ai tha se aktivistët e saj ishin "në gjendje të monitoronin ekzekutimin dhe të shihnin trupat."
Raporti tha se 33 persona nga 18 deri në 25 vjec janë "masakruar me mjete të mprehta" pranë një vrimë të gërmuar nga militantët, që ishte "e mbushur me gjak."
Observatori tha se ishte e panjohur nëse të ekzekutuarit ishin anëtarë të forcave qeveritare siriane, milicisë aleate, apo luftëtarë rebelë./