Nuk është aspak një film horror, është një ngjarje e vërtetë e ndodhur në Kaliforni.
Policia është gjendur përballë një rasti të paprecedentë ku një çift mbante të mbyllur më zinxhirë 13 fëmijët e tij. Të gjithë të lidhur pas krevatit dhe të paushqyer.
Ajo që dha alarmin për atë cka po ndodhte ishte njëra nga viktimat, vajza 17-vjecare e cila arriti të arratisej dhe njoftoi policinë.
7 nga fëmijët e burgosur janë të moshës 29 dhe 18 vjec ndërsa të tjerët minorenë, mes tyre edhe një 2-vjeçar.
Çifti tashmë është në arrestuar ndërsa fëmijët e tyre janë në spital dhe po kurohen.