INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horror në Korçë: Helmohen qentë në mënyrë makabre!

Horror në Korçë: Helmohen qentë në mënyrë makabre!

Publikuar më: 10:58 05-04-2016
Për disa njerëz  ajo shprehja " Qeni është miku më besnik i njeriut,  nuk vlen. Mizoria e tyre ndaj këtyre kafshëve të pambrojtura dhe  që falin dashuri pa kushte, nuk njeh kufij  si në rastin konkret.  Një qen husky është helmuar në qyetin e Korçës. Raste të tilla për fat keq janë të shpeshta në qytete si: Saranda,  Durrësi  apo Korça, pasi duke qenë vende të vizituara  nga shumë turistë, problemin e vetëm  për këtë fakt, shohin qentë.  Në përputhje me traditën e konsoliduar tashmë një nga detyrat është edhe ajo e pastrimit të rrugëve nga ata që rezultojnë të jenë më problematikët për turizmin në Korçë. Tani fushata e gjenocidit masiv nuk po kursen asnjë sepse edhe qentë që kanë fatin të jenë me pronarë,  janë të  dënuar me vdekje. Askush nuk kursehet pasi në këtë qytet vetëm dy këmbëshi qytetar korçar shumë i merakosur për pastërtinë dhe ambjentin që e rrethon , ka të drejtë të jetojë. 
 
Ashi qenushi husky në foto është vetëm një nga qentë e helmuar. Ai nuk ishte vetëm një qen, ai ishte pjesëtar i një familje të huaj që ka vendosur të jetojë në Korçë dhe ka qenë pjesë e pandarë  e gjithë jetës së tyre. Atij iu desh të linte kockat në këtë qytet kaq të egër me kafshët. Por,  si mund ta kuptojnë këtë ata që i kanë zemrat dhe mendjen e mbyllur? Nuk u ngopën duke helmuar çdo vit shpirtin e tyre të zi me jetë të pafajshme. Mendja e tyre është e mbyllur e nuk kupton që  kjo nuk është zgjidhje.
 
Edhe pse ende nuk është konfirmuar, ARSA akuzon Bashkinë e Korçës për këtë veprim makabër duke thënë: ""Gjatë këtyre kohëve kemi ndjekur me vëmendje këtë fushatë makabre. Edhe pse autoritetet nuk e pranojnë,   është e sigurtë që kjo po ndodh në mënyrë të organizuar në shumë lagje të Korçës dhe nuk është akt i një individi të sëmurë. Kujdes!  Pamjet filmike janë janë të forta dhe nuk rekomandohen të shihen nën moshën 16 vjeç." ARSA gjithashtu iu lutet qytetarëve që të dërgojnë  një note proteste tek Kryetari i Bashkise Korçë në e-mailin: [email protected] me tekstin:
“Zoti Kryetar i Bashkisë, Më vjen turp nga gjenocidi masiv i vrasjese së kafshëve nga Bashkia Korçë.  Mos shpërdoroni për të blerë helm dhe për të futur në xhepat tuaj fondin që në përputhje me ligjin ju jepet për të kryer identifikimin dhe sterilizimin e kafshëve të rrugës. Stop vrasjeve. Zbatoni ligjin dhe filloni pa humbur kohë fushatën e sterilizimit. Kjo që po bëni është e paligjshme dhe ju jeni fajtor.
Dita  Ndërkombëtare e Kafshëve të Rrugës iu dedikohet  vuajtjeve të mijëra kafshëve të sakrifikuara së fundmi në këtë qytet.
 

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387