Vrasjet seri në Qipro kanë prishur qetësinë. Banorët jetojnë me ankth. Viktima e fundit u gjet një mbrëmje më parë. Mendohet se është një fëmijë. Trupi i të miturës është i dekompozuar dhe u gjet në një liqen në perëndim të kryeqytetit Nikosia, e njëjta zonë ku u gjet një grua e vdekur dhe e futur në një valixhe dhe ajo viktimë e vrasësit serial.
Policia vendase raportoi: “Një trup i dekompozuar është gjetur. Nuk është i identifikueshëm dhe tani është dërguar për hetime të mëtejshme.”
Për këto vrasje ka vetëm një të dyshuar që është një kapiten ushtrie me 35 vjet karrierë. Ai aktualisht është në burg që nga fundi i prillit dhe po hetohet në lidhje me pesë gra të vrara dhe dy vajza të mitura të dy prej viktimave.
4 nga të vrarat mendohet se janë nga Filipinet, përfshirë një nënë dhe vajzën e saj. Një grua nga Rumania dhe vajza e saj 8 vjeçare si edhe një viktimë tjetër janë vrarë gjithashtu.
Policia tha se kishte dy rrëfime me shkrim nga i dyshuari si vrasës, se ai i kishte lënë takim online atyre grave. Shumica e atyre grave ishin punësuar si punëtore shtëpie dhe janë zhdukur në periudhën shtator 2016 dhe gusht 2018.
Kjo çështje ka shkaktuar zemërim dhe tmerr në Qipro, pasi këto raste përbëjnë mizoritë më të rënda ndaj grave në kohë paqe, në kujtesën e atyre që janë gjallë.