INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horror në rrugët e Barcelonës, njerëz të gjakosur e të shtrirë në bulevard pas sulmit me furgon [Pamje të rënda]

Horror në rrugët e Barcelonës, njerëz të gjakosur e të shtrirë në bulevard pas sulmit me furgon [Pamje të rënda]

Publikuar më: 18:12 17-08-2017

Janë rikthyer sulmet terroriste në Evropë dhe tani e kishte rradhën Barcelona. Në sheshin “Katalunja” në një zonë shumë popullore, një një furgon përplasi turmën e njerëzve ku sipas Daily Mail dyshet për 13 viktima ndërkohë që shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Disa pamje horror tregojnë njerëzit e gjakosur të shtrirë në tokë, në pritje të ambulancës dhe njerëzve të rastit që ofrojnë ndihmën e tyre.

Policia e ka përshkruar incidentin në Tëitter si një “përplasje masive”. Shërbimet emergjente lajmëruan njerëzit të largohen nga Sheshi Katalunja, dhe kërkuan mbylljen e stacioneve të trenave dh metrotë.

Gazeta spanjolle “El Pais” raportoi se shoferi i furgonit ishte larguar në këmbë pasi kishte përplasur njerëzit.

Ende nuk janë dhënë detaje në lidhje me incidentin, nëse është sulm terrorist si në Nisë, Berlin, Londër e Stokholm.

Article Logic
Execution time: 0.0034499168395996