Tashmë kanë dalë në pah dhe fotot tronditëse të ngjarjes.
Një ngjarje e vërtetë horror ka ndodhur në shtëpinë e ish bashkëshortes së Orlando Bloom. Një njeri i pastrehë është akuzuar me tentativë vrasjeje pasi ka kapërcyer gardhin e shtëpisë së modeles australiane dhe i ka ngulur një thikë në sy rojes së saj të sigurisë.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur dy javë më parë kur Shaun Haywood ka prerë rojen në fytyrë dhe në krah përpara se të goditej disa herë me armë zjarri. Krimineli 29 vjeçar, i cili është australian si vetë Kerr, mund të burgosët me dënim të përjetshëm. Prokuroria ka thënë se ai u fut në shtëpinë e bukuroshes 33 vjeçare për të dorëzuar një letër. Miranda nuk ndodhej në shtëpi në momentet e horrorit.