INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horror! Nuk do ta besoni si bëhen çantat më të njohura e më të shtrenjta në treg [VIDEO]

Horror! Nuk do ta besoni si bëhen çantat më të njohura e më të shtrenjta në treg [VIDEO]

Publikuar më: 21:20 27-02-2017

Organizata më e madhe në botë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, “PETA”, me rreth 5 milion anëtar dhe mbështetës kanë zbuluar një të vërtetë të hidhur. Hetuesit e kësaj organizate, udhëtuan deri në Afrikën e Jugut për të marrë pamjet e tmerrshme dhe të papublikuara më parë nga kompanitë më të mëdha të therjes së strucave në botë. Dhe ajo çfarë filmuan ishte pikërisht punëtorët teksa thernin në mënyrë barbare shpendët. Të therësh shpendët për të plotësuar nevojat e luksit të njerëzve!

Këto thertore furnizojnë me lëkura struci, shtëpi të modës së lartë evropiane si Prada,  Louis Vuitton, Hermes etj. Pendët e tyre, të përdorura për kostumet e karnavaleve në Brazil shpesh merren nga këto shpendë ndërkohë që ato janë ende të ndërgjegjshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609