Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britaninë e madhe ku një vajzë 11 vjeçe është therur me thikë në shtëpinë e saj nga një 51-vjeçar.
Vajza, e quajtur nga policia si Jasmine Forrester, u gjet me plagë të rënda nga fqinjët në Wolverhampton, të cilët dëgjuan gjyshen e saj të bërtiste nëpër lagje ' Ndihmë , ndihmë', menjëherë pas kësaj forcat policore dhe ambulanca kanë arritur në vendngjarje.
Vendasit pohojnë se Jasmine ishte duke qëndruar në shtëpinë e gjyshes së saj Viktoria.
Një dëshmitar, ka shprehur se parë gruan e moshuar, 79 vjeç duke ulëritur ka trokitur në derën e tyre dhe ka kërkuar ndihmë.
Mediat britanikë shkruajnë se ende nuk janë të qarta arsyet e kësaj ngjarje, por ka arrestuar një 51- vjeçar, i cili është i dyshuar për vrasjen.
Mësohet se edhe agresori ka marrë një plagë në dorë.
Burime nga policia kanë deklaruar se: “Ky është një incident jashtëzakonisht shqetësues dhe ne po punojmë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.
Jemi të bindur se agresori tashmë është arrestuar dhe nuk po kërkojmë asnjë njeri tjetër”.
Policia ka rrethuar të gjithë zonën ku ndodhi ngjarja mesnatën e së premtes.
Në një deklaratë për mediat Babai i Jasmine, Simeon Forrester, është shprehur: "Kjo është një kohë jashtëzakonisht tragjike për familjen tonë dhe humbja që ndiejmë është e pashpjegueshme.
Ne jemi tërësisht të shkatërruar."