INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hostel by Anabel/Çfarë ndodh kur tre vajza gati për Dhërmi përfundojnë gabimisht në Zajs të Mirditës [FOTO]

Hostel by Anabel/Çfarë ndodh kur tre vajza gati për Dhërmi përfundojnë gabimisht në Zajs të Mirditës [FOTO]

Publikuar më: 17:11 09-07-2018

Këtë episod të Me Provë, vajzat e “Hostel by Anabel”, Megi, Deamishel dhe Viola u nisën për Mirditë, krejt papritur. Në fakt, kishin bërë plane për Dhërmi, por i zunë besë fjalëve të bashkëpunëtorit të tyre dhe vendosën të shkonin në Mirditë për të parë një resort të sapohapur.

E vërteta ishte larg resortit. Tre vajzat tentuan të ktheheshin në Tiranë, por pa sukses, kështu që kaluan një ditë në një shtëpi fshati, nën mikpritjen e zonjës Dila Arapi në fshatin Zajs.

-640-0-5b4381e138823.jpg

-640-0-5b4381e32bf26.jpg

Për të shkuar në tualet, vajzat morën çadrat dhe dolën jashtë, sepse tualetet ndodheshin në oborr. Fill pas kësaj dhe pak para darkës, Megi kuptoi se në Zajs nuk ka valë. Tragjike.

Në darkë ama, turshitë ishin aq të shijshme, sa Megi u ngrit në mes të natës për t’i kërkuar në kuzhinë.

-640-0-5b4381e52751d.jpg

Në mëngjes, Megi, Dea dhe Viola vizituan lopët, pulat, mullarin dhe kosën. Lopa mund ose mund të mos ketë ndjekur vajzat në një tërbim të çastit. Zbulojeni vetë.

-640-0-5b4381e61dab7.jpg

-640-0-5b4381e43ff86.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627