Këtë episod të “Hostel by Anabel” u fol për universitetet jashtë vendit, fiks në kohë për të dërguar aplikimet për pranim. Sipas një sondazhi në Anabel.al, po aq studentë që vazhdojnë universitetin ose duan ta vazhdojnë universitetin në Shqipëri, ndjekin ose duan të ndjekin arsimin e lartë jashtë vendit.
Pas një diskutimi mes Albertës, që mendon se të studiosh jashtë të bën njeri më të mirë, dhe Megit që mendon se në Shqipëri gjërat zgjidhen dhe bëhen me më lehtësi, “Hostel by Anabel” publikoi historitë e pesë studentëve shqiptarë nëpër botë. Të gjithë e shihnin të ardhmen e tyre jashtë vendit dhe në një farë mënyre, e përdorën shkollën jashtë si një derë për të jetuar tjetërkund.
Nëse doni të studioni jashtë dhe keni besim në aftësitë tuaja, mund të klikoni këtu. Më parë, listuam 33 bursa në Europë për çdo lloj dege studimi.