Frymëzuar nga episodi i kaluar, këtë episod të "Hostel by Anabel", në rubrikën Anabel Lab në qendër ishte Kristina Çikani, e cila ndoqi të njëjtët hapa si në eksperimentin e mëparshëm.
Në fillim, Kristina pa foto të tre djemve dhe zgjodhi të parin. Më pas, në fazën e përqafimit zgjodhi të dytin. Gjithçka mirë deri këtu.
Tek pjesa e bisedës kurriz më kurriz, djemtë ishin goxha të ndryshëm. Djali i parë ishte romantik dhe mendjehapur. I pëlqenin vajzat ambicioze dhe të suksesshme.
Djali i dytë mendonte se vajzat duhet të rrinë në shtëpi, ndërsa i treti i gjykonte nga pamja e jashtme.
Natyrisht, Kristina zgjodhi djalin e parë sërish, duke vërtetuar disi se pamja dhe personaliteti kanë lidhje me njëri-tjetrin.