INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hostel by Anabel/ Nga diplomimi tek burri ideal: Ç'u tha në hostelin më në zë të momentit? [FOTO]

Hostel by Anabel/ Nga diplomimi tek burri ideal: Ç'u tha në hostelin më në zë të momentit? [FOTO]

Publikuar më: 18:03 25-06-2018

Nga gjetja e një pune direkt pas diplomimit, aplikimi i grave në ushtri dhe burri ideal, emisioni i radhës i “Hostel by Anabel” ishte gjithë tema, diskutime dhe aktivitete. Pa humbur kohë, ja ç’ndodhi në hostelin më në zë të momentit.

Pyetja 1 milion dollarëshe: “Si të gjesh punë pas diplomimit”? Pasiguritë e Albertës, Deas dhe Anës (dhe të të gjithëve ne) në lidhje me punësimin me ose pa mik, morën përgjigje në një diskutim me Dalina Buzin. Ndërkohë që më vonë mund t’i kushtoni pak kohë këtij artikulli më të detajuar për të gjetur punën e ëndrrave, mbani parasysh disa këshilla, si: mos u dekurajoni, kushtojini rëndësi CV-së, mos hamendësoni se do të gjeni punë me mik, mos pyesni punëdhënësin për orën dhe rrogën që në takimin e parë etj.

-640-0-5b311697ac564.jpg

Pas shkollimit dhe punësimit, kalojmë në aktivitetin tonë të preferuar të javës: 4 vajza që maksimumi kanë shkuar në palestër ose për vrap gjatë fundjavës, vendosën të “aplikonin” për ushtare pranë Forcave të Armatosura. Pompa, qitje, vrapim.

-640-0-5b311699469e7.jpg

Tani vazhdojmë me “Si duhet të sillet një djalë në takimin e parë”. Vajzat analizuan gjithë sjelljet e çunave dhe sipas investigimeve duhet që të mos lëvizë me duar e me me këmbë, t’i bëjë njerëzit ta dëgjojnë etj.

-640-0-5b311696e6d1b.jpg

Pak a shumë gjëra të pritshme, duke iu referuar edhe sondazhit të realizuar në Anabel.al pak ditë më parë, “Çfarë e bën një burrë tërheqës në sytë tuaj?”.

-640-0-5b311695f2120.jpg

Të gjithë ju që e humbët emisionin për arsye madhore, mund ta ndiqni ritransmetim ditën e nesërme në orën 12:30 ose të shtunën në 18:00.

Article Logic
Execution time: 0.0038080215454102