Kjo puntatë “Hostel by Anabel” nisi ndryshe nga çdo herë tjetër.
Dea, Megi dhe Ana së bashku me Ernestin përpiqen të krijojnë një film aksion duke u frymëzuar nga seriali viteve '70 “Charlie’s Angels”. “Kill Bill”, “Lara Croft”, “Pulp Fiction”, seriali “Scandal” dhe serialet super dramatike indiane.
Rezultati?
Një prezantim gazmor dhe njëkohësisht i pazakontë i rubrikave të emisionit.
Në rubrikën “Me provë” Megi provon të bëjë punën e një taksisti në rrugët e kryeqytetit. Duke çuar në destinacionet e tyre njerëz të rastësishëm që hipnin në taksinë e saj.
Bashkëbisedime gazmore me pasagjerët, pa filtër ashtu siç ndoshta nuk do të bënte dot kurrë një taksist profesionist.
Rubrika e mësipërme pasohet nga “Anabel Lab”. Në këtë puntatë dy të rinj të panjohur, përkatësisht Xheni dhe Kristian hamendësojnë për njëri- tjetrin duke kaluar ështu fazën e njohjes. A mund ta njohësh personin që ke përballë duke hamendësuar dhe më e rëndësishme a do të pranosh ta takosh përsëri?
Në rubrikën “E ke parasysh kur” Megi dhe Ernesti na sjellin një panoramë të qartë të jetës së një çifti para dhe pas martese.
Me shumë mundësi dikush nga ju do të gjejë veten përmes situatave të ndërtuara dhe lojës aktoriale.
Ndërsa për të mbyllur “filmin aksion” vajzat nën efektin e rolit “vrasin” kolegen e tyre Albertën.
Ju thamë që ky episod ishte i pazakontë, kështu që mos humbisni më kohë duke hamendësuar ndodhitë e mësipërme, por klikoni linkun për të parë gjithçka që ndodhi.
Në të kundërt prisni deri nesër në orën 12:30 për të parë ritransmetimin në In Tv.