'Laçi dhe Rrogozhina janë Dhërmiu dhe Jala e re!'
Vajzat e Hostel- it e dinë këtë më mirë se kushdo. Në këtë puntatë të “Hostel by Anabel” Alberta, Megi dhe Viola bënë një guidë turistike në këto dy qytete të Shqipërisë.
Ato nisën rrugëtmin e tyre në Laç, duke kërkuar në këtë qytet për një guider që do të mund t’u tregonte gjërat më interesante. Kështu që u takuan me Aldon, djalin që u ofrua të bëhej guideri i tyre.
Gjatë vizitës Megi, Alberta dhe Viola u njohën me bashkëmoshatare në qytetin në fjalë, që treguan para kamerave detaje nga jeta e tyre në një vend të vogël.
Duke qenë se Laçi nuk iu mjaftoi Viola dhe Megi morën rrugën për në Rogozhinë, në përpjekje për të kaluar një eksperiencë për t’u mbajtur mend. Mesa duket ja dolën! Udhëtmi në këtë qytet ndryshoi tërësisht opinionin që vajzat kishin për të. U takuan aty me të tjerë banorë që hapën derën e shtëpisë për të mirëpritur vajzat.
Pra, kudo që të kalosh nëpër Shqipëri në qytete dhe në fshtra mund të takosh njerëz të mirë, mund të gjesh mikpritje dhe dhe një tryezë të shtruar. A mund të kalosh një eksperiencë më të bukur se kjo?