INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hostel by Anabel/ Si është të jesh një 29-vjeçare beqare në Shqipëri? [FOTO]

Hostel by Anabel/ Si është të jesh një 29-vjeçare beqare në Shqipëri? [FOTO]

Publikuar më: 19:47 02-07-2018

Në rubrikën ‘E ke parasysh kur’, tek Hostel-i i kësaj javë, Alberta na tregoi se si është të jesh beqare në prag të 30-ve kur jeton në Shqipëri. Ndonëse kishte bërë specializime të ndryshme jashtë vendit, fliste rrjedhëshëm disa gjuhë të ndryshme, ishte qytetare e rregullt dhe paguante çdo taks, kishte një problem madhor. Ishte beqare dhe për këtë fakt, të ëmën nuk e zinte gjumi!

Kur je beqare në moshën e saj, komshinjtë të shohin me keqardhje a thua se të ka ndodhur fatkeqësia më e madhe në botë, shoqet mendojnë se ke mbetur peng i dikujt që është i martuar e ndërsa të tjerë nisin dyshimet rreth preferencave të tua seksuale.

nje.jpg

Pavarësisht se siç e patë në skeç Alberta u përpoq t’a përgatiste të ëmën me idenë që ndoshta nuk do të ketë kurrë një burrë, nuk qullosi gjë.

Thjesht e bëri edhe më dramatike situatën, sepse në fund të ditës, sipas mëndësisë që duhet ndryshuar urgjent, s’ke ç’e do suksesin dhe gjithçka tjetër kur nuk ke një burrë që bota të krenohet me ty...

Për ju që nuk e patë rrugëtimin e beqares sot në 17:00 tek InTV, mund ta shihni ritransmetim të martën në orën 12:30.

Article Logic
Execution time: 0.0040128231048584