Siç tashmë u bë traditë në “Hostel by Anabel”, edhe këtë herë nuk mungoi rubrika Anabel Lab, ku dy të rinj i dhanë vetes mundësinë e një takimi shumë interesant.
Ronaldi dhe Adea qenë kombinimi i radhës. 23- vjeçari, i cili prej kohësh jetonte larg shtëpisë ishte në një fazë njohjeve të vetvetes e i gatshëm për të njohur edhe njerëz të tjerë.
Çiltëria e Ronaldit u kombinua harmonikisht bukur me thjeshtësinë e Adeas dhe gjatë bisedës pati vërtet shumë mirëkuptim dhe shkëndijë.
Copëza historie që u treguan pa problem, sy që shkëlqyen, bashkëbisedim i ngrohtë dhe dëshirë e dyanshme për një takim të dytë.