Këtë herë, Violës i shkrepi në mendje të shkonte bashkë me vajzat në Vlorë, për t’iu bashkëngjitur dasmës së një shoqeje të saj. Kështu Megi, Alberta, Dea dhe Ana u nisën pa e menduar dy herë!
Siç jua merr mendja, gjërat s’mund të shkonin ashtu siç duhej. Ngatërruan dasmë dhe shkuan në një tjetër, me njerëz krejt të panjohur.
Por çudia më e madhe, 3 minuta zgjat. Pesë vajzat u përshtaten fare lehtë dhe nxorrën në pah gjakun e tyre dasmëdashës, si të gjithë ne.
Sigurisht problemet e zakonshme nuk munguan: sa lekë të hidhnin dhe a hodhën aq sa duhej?
Se ç’ndodhi më tej, se si Ana s’la këngë tironse pa kërcyer apo se si Megi desh shkatërroi një dasmë ndiqeni në videon e mëposhtme: