INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOT HOT!!! Zayn Malik publikon klipin

HOT HOT!!! Zayn Malik publikon klipin "Pillowtalk"

Publikuar më: 11:27 29-01-2016

Vetem pak orë pas bërjes publike të titullit të albumit, Zayn Malik ka publikuar surprizë klipin e tij të parë.

"Mind Of Mine" do te quhet albumi që do të dalë në treg në muajin mars, por duke pare videon e realizuar për këngën "Pillowtalk", mendja e Zayn ka vendosur të na çmend të gjithëve. E themi këtë pasi në klipin e sjellë Zayn ka zgjedhur si bashkëprotagoniste të dashurën e tij aktuale, bukuroshen Gigi Hadid. Skena sensuale dhe provokuese, të cilat brenda pak minutash kanë bërë që një lumë postimesh të vërshojë në Twitter nga fansat e këngëtarit por edhe të supermodeles. Sipas tyre kënga është nga ato që të ngelet në mendje gjithë ditën. E në fakt e shoqëruar edhe me këtë klip duhet thënë se ia ka vlejtur pritja prej gati një viti, për muzikën e Zayn Malik!

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158