INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOT!!! Kim Kardashian,

HOT!!! Kim Kardashian, "show" më vete në Paris Fashion Week [FOTO]

Publikuar më: 12:48 30-09-2016

Ndonëse dikush u përpoq t'i puthë të pasmet, kjo nuk e ka ndaluar Kim Kardashian të shfaqet super provokuese në sfilatën e rradhës në Paris.

Teksa ishte e ftuar në rreshtin e parë të Balmain, Kim mbante veshur një jumpsuit të dizenjuar nga vetë stilisti Oliver Rouseing. Një jumpsuit jo i zakonshëm, por i konceptuar me prerje të shpeshta që ngacmonin imagjinatën. Edhe pse reçipeta dhe të mbathura ngjyrë mishi poshtë kostumit, sërish brunia bukuroshe ia ka dalë të tërheqë vëmendjen.

Por nuk ka mbaruar këtu "show" i saj, duke qenë se më vonë gjatë mbrëmjes së djeshme, përpara sfilatës "Off White", Kim është fotografuar me bashkëshortin Kanye West teksa mbante veshur në pjesën e sipërme vetëm një rrip prej cope të hollë. Kjo e fundit nën efektin e blicëve të aparatit, një ekspoze e vërtetë. Por sigurisht jemi mësuar tashmë me detaje të tilla nga Kim Kardashian!  

Article Logic
Execution time: 0.0039498805999756