INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hoteli horror, pasi ta mësoni se çfarë ndodh në atë vend as ju nuk do shkonit me siguri [FOTO]

Hoteli horror, pasi ta mësoni se çfarë ndodh në atë vend as ju nuk do shkonit me siguri [FOTO]

Publikuar më: 09:09 01-09-2018

Dy turiste janë evakuar nga një hotel në Egjipt ku një javë më parë humbi jetën një çift britanik, pasi pretenduan se morën një infeksion të njohur si shigella.

Nëna dhe vajza ishin në mesin e qindra personave që u larguan nga resorti në Hurghada, pasi John dhe Susan Cooper vdiqën papritur disa orë më parë.
Që prej vdekjes së zotit Cooper, 69 vjeç dhe bashkëshortes së tij, 63 vjeç, nga Burnley, dhjetëra të ftuar kanë pranuar se janë sëmurë në hotelin Steigenberger Aqua Magic në Egjipt.

Shigella është një infeksion ngjitës që merret nga helmimi i njeriut nga ushqimi, e që thuhet se vret qindra persona në vit, në mbarë botën.

Një mjek tha se mostrat e marra nga nëna dhe vajza treguan se ato kishin infeksion bakterial. Harris, nga një firmë ligjore, tha: “Ky është treguesi i parë i një patogjeni dhe ndryshon komplet lojën. Shigella është një sëmundje ngjitëse. Ajo shpesh mbartet në ushqim, por edhe në ujë, kështu që mund ta marrësh nga uji i kontaminuar”.

Gjatë këtij muaji shumë persona kanë raportuar se janë sëmurë me të vjella dhe dhimbje stomaku gjatë qëndrimit të tyre në këtë hotel, pavarësisht se zëdhënësi i firmës u shpreh se siguria e klientëve është mbi gjithçka.

Autoritetet egjiptiane fillimisht thanë se zoti Cooper vdiq nga një atak në zemër, ndërsa e shoqja nga pikëllimi për bashkëshortin.

05E27DDA000007D0-6116259-Thomas_Cook_has_commissioned_its_own_tests_into_air_conditioning-a-2_1535672482925.jpg4F8AC94500000578-0-image-a-36_1535664286963.jpg05E23DB2000007D0-6116259-Mr_and_Mrs_Cooper_s_daughter_Kelly_Ormerod_has_questioned_how_th-a-1_1535672478728.jpgGrand_Plaza_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033988952636719