Edhe pse i kishte paralajmëruar fansat se nuk do të mbante më koncerte, çmimi i saj në treg mbetet sërish i lartë.
Hoteli Wynn në Las Vegas, i ka ofruar këngëtares të nënshkruajë për qëndrimin prej një viti në Las Vegas, kundrejt 380.000 paundëve për një shfaqje në javë për klientët e tij. Ndërkaq hoteli me 5 yje ka punësuar David Guetta si dj-n e, “shtëpisë” ndaj Adele nuk do të ishte një objektiv i pamundur, sidomos nëse ndjek hapat e Mariah Carey, Britney Spears , Celine Dion, Elton John apo Jennifer Lopez të cilët kanë bërë po të njëjtën zgjedhje. Nuk dihet nëse Adele do ta pranojë apo jo ofertën, për më tepër që për momentin këngëtarja po përballet me një problem në kordat zanore për shkak të të cilit deklaroi se do të hiqte dorë edhe nga koncertet. Përfaqësues të hotelit janë shprehur se do të jenë të hapur për negociata lidhur me nevojat e këngëtares për pushim. “Ajo është profesioniste dhe e di kapacitetin e saj. Ne do të jemi të lumtur të negociojmë për gjithçka që do ta risillte atë në skenë”.