Në pikun e sezonit turistik, është shënuar një ngjarje e rëndë në Shëngjin, por fatmirësisht pa viktima. Mësohet se një zjarr i fuqishëm ka rënë në një hotel në Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 15 gusht në një hotel pranë zonës së plazhit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe zjarrfikëset. Sipas informacioneve të para dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike.
Forcat zjarrfikëse evakuuan të gjithë pushuesit në hotel, ndërsa u raportua se nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Zjarri u vu nën kontroll pas ndërhyrjes së zjarrfikëses. Po punohet për zbardhjen e vërtetë të rënies së zjarrit.