INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hoteli që u bllokua është në pronësi të ish-deputetit të PD [FOTO]

Hoteli që u bllokua është në pronësi të ish-deputetit të PD [FOTO]

Publikuar më: 11:51 17-07-2019

Hoteli që kryeministri Edi Rama njoftoi se u bllokua në aksionin kundër informalitetit i përket ish-deputetit dhe kryetarit të PD-së në Elbasan, Aurel Bylykbashi.  Kryeministri Rama ka publikuar pamjet e bllokimit të një hoteli, ndërsa shkruan se numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës.

“Stop informalitetit. A i’a vlen humbja që sjell bllokimi ligjor për përfitimet nga shkelja e ligjit?! Kushdo që shkel ende ligjin le t’i bjerë lapsit. Numërimi mbrapsht ka nisur dhe humbja do të jetë e rëndë për çdo shkelës”, tha Rama në një postim në Facebook.

Mediat lokale të Elbasanit zbuluan se hoteli ndodhet në Llixha të Elbasanit është në pronësi të Aurel Bylykbashit dhe është bllokuar për evazion. I pyetur rreth këtij fakti z. Bylykbashi u shpreh se kjo është një goditje e pastër politike që i bëhet atij dhe PD-së.

Para pak kohësh Bylykbashi u ndalua nga Policia për pjesëmarrje në protestën kundër Ramës në Librazhd.

 hoteli_i_omformalitetit.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439