Kompania e kompjuterëve HP, e ka konfirmuar datën e daljes në treg të telefonit të ri.
HP Elite x3 do të dal më 29 gusht dhe do të kushtojë 699 dollarë. Ky çmim llogaritet si i ulët për shkak të aftësive të gjithanshme të cilat do t’i ketë ky telefon.
Ai do të mund të përdoret si një pajisje telefonike dhe laptop. Po ashtu, do të ketë 64GB memorie dhe një Desk Dock, i cili iu lejon të lidheni me çdo monitor dhe ta përdorni atë si një ekran kompjuteri.